Debati fundit për marrëveshjen detare, ka tërhequr vëmendjen e opinionit public. Ky opinion, po turbullohet në mënyrë permanente, me opinione të drejta dhe opinione të atyre që nuk kanë idenë e një marrëveshje të tillë. Sipas mendimit tim, po mirremi me anën e jashtme të problemit, duke mos u marrë problemin, thua se e kemi të qartë dhe të zgjidhur se si duhet të veprojmë. Në dijeninë time, kjo është një process i panjohur për ne. Fakti i shumë aktorëve në skenë, e bën sa komplekse për tu kordinuar po aq të vështirë për të tërhequr mendimin që duhet. Por me sa shoh, uroj që të jemë i gabuar, ka një “entuziazëm politik “ dhe aspak apo fare pak, shqetësohen për pjesën teknike. Gjykoj se kjo marrëveshje, peshën më të madhe do ta kenë njohuritë profesionale, teknike e legjislative dhe aspak politike. Fakti që politika vendosi ta shtroi cështjen në tryezë, mendoj se ajo e beri detyrën e Saj. Politika e dy shteteve, do të presi “DAKORTËSINË” e specialistëve, dhe pastaj do të kryhet akti formal i nënshkrimit prej tyre. Pra jemi thirrur për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe duhet ta zgjidhim në kushtet e barazise me partneret grekë (Kujtojmë 1913 tën, ne nuk u pyetëm). Kjo mbi të gjitha kërkon profesionalizëm (nuk po flas dhe të vë në diskutim ndershmërinë dhe besnikërinë ndaj Kombit), kërkon qetësi, kërkon mbështetje të të gjithe faktorit mbarë Kombetar, politik, social dhe akademiko-shkencore. Kur them mbështetje shkencore, gjykoj se i gjithë aseti kombetar në këtë fushe, duhet të ndihmojnë dhe të punojnë në interes të grupit negociator. Pra, specialistët e këtij grupi, duhet të jenë tepër të përgatitur dhe të dinë të thithin informacionin shtesë nga sektorë të tjerë që mundet të kontribuojnë.
Por cfarë po ndodh? Problemi i marrëveshjes është një problem kombëtar dhe gjykoj se edhe përgjegjësia është e tillë. Por shtrohet pyetja: Kush po merret sot me shtrimin e detajeve, zgjidhjen e të panjohurave (që të mos ua lemë zgjidhjeve individuale), cili institucion, qëndër shkencore apo strategjike, etj. Kush po mirret me shtrimin e alternativave dhe variantet në tavolinë dhe rrugët e zgjidhjes së tyre. Kush janë oponencat brënda nesh, me kë po debatohet (në kuptimin e mirë për tu përgatitur), për të arritur dhe shkuar në negocime si të barabartë. Në ushtri ka një shprehje: Në luftë duhet të futesh i mësuar dhe i përgatitur, ndryshe…pasojat e pritëshme do të jenë fatale.
Fqinjët tanë kanë akademi që përpunojnë ide, doktrina të qëndrimeve strategjike, variante zgjidhjeje, programe, etj. Këto ide, shtrohen si platform në tavolinën e liderve, për tu përdorur nëse politika e shtron si alternative zgjidhjeje. Kujtojmë deklaratën e fundit të presidentit të Serbisë, i cili u shpreh; Në Prill do të paraqesë një zgjidhje të problemit midis Serbisë dhe Kosovës. Por pse në Prill…? Sepse problem është shtruar dhe është futur në “furrën akademike” dhe po përpunohet, në të gjitha variantet (planet) e negocimit. Kjo është përvoja botërore e negocimeve. Nuk e kuptoj zellin e politikës sonë, që negociatorët duan ti rreshtojnë në të majtë dhe të djathtë (dhe kush nuk quhet i tyre, etiketohet me epitete nga më të frikëshmet, si në kohën e diktaturës. Këtu i dëmtuari është specialist i mirëfilltë. Ai përfolet dhe ndikon në karrierë apo në shoqëri, sepse bëhet “mish me erë”! Nuk ja vlen të ndalem në këtë fenomen, pasi e vuajta në kurriz, jam larguar nga detyra për këtë qëllim, megjithëse në test u rendita i pari). Negociatoret janë dhe duhet të jenë specialist të shkëlqyer dhe jasht urdhërave të politikës. Nenet e ligjeve nuk janë të ngjyrosura! Ndryshe do të kemi negociata me ngjyrë të cilat nuk do të jenë në interes të Kombit. Ndaj i bëj thirrje politikës shqipëtare, larg duart nga specialistët, ato duhet të përmbushin detyrën përballë Kombit, sipas betimit të bërë për këtë qëllim.
Të paktën njëherë kjo politikë duhet të jetë me qasje kombëtare (sepse situata në shqipëri pas 27 vjetësh, nuk e radhit politikën Shqiptare tek të suksesëshmit, përkundrazi…).
Të diskutohet kaq ditë për Artur Mecollarin (sqaroj se është i një ushtarak i shkëlqyer ) apo edhe ndonjë tjeter, është mjaft e vogël përballë problemit të madh të shtruar për zgjidhje të cilën fqinjët na e kanë lënë mbi tavolinë. Institucionet e Sigurisë duhet të zbatojnë statusin e tyre të saksionuara me ligj. Kur ato të flasin, të tjerët duhet të heshtin. Ndryshe nuk jemi shtet. Ato kanë certifikuar dhe duhet të certifikojnë, duhet të japin besimin ligjor, personave që duhet për negocim. Këto punë nuk zgjidhen me opinione, qoftë edhe me rreshtat e këtij shkrimi. Ne duhet ti japim besim institucioneve dhe jo individëve. Ka deputetë që nuk e njohin foltoren e Parlamentit, por flasin tek dera e tij pa përgjegjësi dhe pas 5 orësh ridalin dhe mohojnë vetëveten. Këto janë deputet të zgjedhur nga kryetarët (me votim monetar tek kryetarët) dhe jo nga populli. Pa personalitetin, autoritetin dhe përgatitjen më minimale për tu ulur në atë sallë të nderuar. Mendoj se janë nga ato deputet kanë vjedhur dhe paguar për mandatin, kanë fallsifikuar diplomat dhe fytyrën e tyre të bërë pis nga vjedhjet! Ju lutem MJAFT! Betejën politike bëjeni në Parlament dhe jo tek grupi negociator! Politika dhe Parlamenti të mirret me ligjet dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ministrat apo drejtues të rrangjeve të larta, që kanë hedhur në rrugë kuadro të kualifikuar në perëndim. Ato sot kanë fituar të drejtat e tyre të mohuara padrejtësisht, në gjykata. Shumë nga këto paloministra, bëjnë të persekutuarin në foltoren e parlamentit, ndërkohë që dëmin ekonomik e paguan shoqëria në miliona euro.
Ka shumë analistë që bejnë “specialistin”, duke u lëshuar sa në një ekran në tjetrin. Mendoj se gabojnë kur mendojne se duke gjykuar se kanë njohuritë e duhura dhe duke folur ne ekranet publike, pa dashje bëjnë gabime të mëdha! I siguroj që njohjet e tyre janë empirike, si cdo njeri që kërkon të diskutojë në fushën e përgjegjësisë së tjetrit.
Por që një problem të zgjidhet drejtë, duhet të shtrohet drejtë! Shtrimi i drejtë i problemit është gjysma e punës, për të arritur përfundimin e dëshiruar. Pra ne duhet të nxjerrim mësime nga pësimet e vazhdueshme. Ne duhet të hulumtojmë ku i kemi personat e duhur që mundet të kënë njohuritë e duhura dhe jo vetëm dëshirën dhe patriotizmin. Për patriotizëm, gjykoj se nuk është e e nevojshme përballë kuadrove që kanë shërbyer në emër të flamurit tonë në operacione ndërkombëtare. Por fatkeqësisht, shumë nga ato i kemi kontestuar, i kemi nxjerrë në rrugë apo i kemi etiketuar me lloj epitetesh. Ne do përballemi në një tavolinë shahu me fqinjin tonë jugor. Secili do të kërkojë të paraqitet sa më denjësisht. Ky grup duhet të na përfaqësojë që cdo shqipëtar të ndjehet krenar për atë që do të vendoset. Por që të jetë i tillë, sado të zgjuar ti kemi negociatorët, ato kanë nevojë për mbështetje. Për mendimin tim, është e pamundur që brenda një kohe të shkurtër dhe me tensione të jenë profesional nëse ne nuk i mbështesim. Arturi, Kristaqi apo mjaft djem e vajza të tjera që kanë studiuar në Perëndim, janë të diplomuar dhe të përgatitur pikërisht në këtë fushë, por…jo duke u shantazhuar nga politika. Ka ardhur koha që borxhin ndaj vëndit për kualifikimet e shumta anë e mbanë botës, duhet ti kthejmë në dobi Kombëtare.
Analistët duhet të ndalojne dhënien e formulave, të njëfarë diversion mendimi, pasi ky problem ka tjetër pedagogji diskutimi dhe zgjidhjeje. Ky problem nuk ka shans të zgjidhet me “URRA”, por do të zgjidhet me profesionalizëm, me mencuri dhe gjak të ftohtë. Detyra e të gjithëve që diskutojnë është; ti japin plotfuqishmëri jo vetëm ligjore, sepse atë e jep Kryetari i shtetit, por plotfuqishmëri shoqërore.
Identifikimi i problemit dhe kë kemi përballë. Natyrisht që fqinjët tanë kanë më shume eksperienca në këtë drejtim. Ne duhet të vëmë në zbatim mësimin që kemi marrrë në perëndim për mënyrën e zgjidhjes së problemeve të strategjisë kombëtare. (Asnjë udhëheqës perëndimor nuk prononcohet për probleme të tilla, pa u përpunuar më parë nga institucionet speciale të sigurisë). Ekipi në negocime duhet të futet me variante të përpunuara, të zbërthyera, të parallogaritura, me situate të parapërgatitura dhe se si do negociohet për mbylljen e tyre.
Cfarë do të sugjeroja unë për tu negocuar në një situatë e tillë: Vendimmarrja (VM)…Në kushtet e sotme, duhet të jetë tepër e studiuar. Ajo nuk duron ujera në hapat e saja. Kjo do të sigurojë fitimin e kohës, fitimin e fondeve dhe resurseve të tjera. Ne duhet të ndryshojmë, por duhet të “kapim” momentin e ndryshimit. Vendimmarrja e suksesshme realizohet në kohën e duhur. Ne duhet të kërkojmë si dhe kur, ku dhe për çfarë të ndryshojmë?! Mbi këtë bazë, Çfarë të vendosim. Siç thonë Gordon R. Sullivan dhe Michael V. Harpër në librin tyre: ”Ne zbuluam që ne nuk duhet vetëm të ndryshojmë, (por) ne duhet të ndryshojmë rrugën e ndryshimit tonë”. Kjo është detyrë e ne studiuesve. Ndryshe do të vazhdojmë të notojmë në monotoni dhe në një rreth ciklik të mbyllur.
Civilët dhe biznesi kërkojnë të mësojnë nga VM Ushtarake! Por përse? Sepse ato kanë lidership dhe VM, që mundet ti aplikojnë dhe ti përshtatin. Të dyja, biznesi dhe ushtria kanë si qëllim FITIMIN.
Mbi këtë metodologji, unë dua që të jap një sugjerim se si duhet menaxhuar kjo situatë:
Grupi negociator sado i aftë që të jetë duhet mbështetur në cdo moment me ekipe të specialistëve me “Mjeker të bardhë” të cdo instituti apo dikasteri. Natyrisht që drejtuesi i një institucioni apo departamenti, për kushte që njihen, nuk janë më të mirët dhe nuk janë më profesionistët, kjo për 1000 arësye. ( Cështje preferencash në përzgjedhje, cështje shëndetësore, cështje prirjesh organizative, etj). Por edhe nëse kemi persona mjaft të përgatitur në këtë fushë në drejtimin e dikasterit, nuk ka kohë të mendojne, të analizojnë me imtësi, gjatë negocimeve, etj.
Përvoja e betejave dhe e drejtimit të suksesshëm të një operacioni, realizohet me dy ekipe (në terminiologjinë ushtarake quhen vendkomanda).Vendkomandë (VKP/VKK) e përparuar dhe kryesore. Në vendkomandën e përparuar (VKP), vendosen njerëzit më të zgjuar dhe më të rëndësishëm që kanë akses direkt në vendimmarrje. Për të llogaritur në detaje një operacion, është vëndkomanda kryesore. këtë metodë suksesi duhet ta zbatojmë në jetën (biznesin) civil. Këtë po e shoqëroj me një shembull konkret: Në vitet 2007-2009, gjatë negociatave me Brukselin për pranimin e Shqipërisë në NATO, e kemi zbatuar këtë metodë. Ekipi që shkonte në Bruksel, pavarsisht përgatitjeve të shumta, pyetjet që kërkonin kohë dhe resurse për tu analizuar dhe përgatitur, niseshin me R/gram Tiranës, ku ne kishim ngritur një grup tjeter të gjerë dhe mirresh me detajet e përllogaritjeve dhe formulimin e përgjigjeve. Grupi i Brukselit kishte autoritetin e sqarimit të kërkesave nga ana e aleatëve, atje. Ekipi ndërministror i Tiranës merrte pyetjet, i sqaronte dhe i vlerësonte, duke debatuar me aktore të shumtë të të gjitha dikastereve dhe pas kësaj ridergoheshin përgjigjet e përpunuara në Bruksel. Kjo bëri që ekipi atje të ishte më komod, të diskutonte më qetësisht e profesionalisht. Gjatë debateve, ekipi ndalesh dhe përqëndrohesh në detaje që bënin diferencën dhe jo me probleme rutine që kërkonin kohë dhe dije të shumefishta. Asnjëherë ekipi ynë në Bruksel nuk u vendos në trusni dhe përballë të papriturave. Për problemet e përpunimit të imët, mirrej ekipi i Tiranës, pra në mënyrë figurative… “Vendkomanda Kryesore”. kjo është disiplina e zgjidhjes së një problem.
Nisur nga kjo përvojë suksesi, do të sugjeroja që krahas ekipit kryesor negociator, pranë cdo institucioni të ngrihen ekipe të vogla me specialistët më me zë dhe shkencëtarët e cdo fushe (qofshin këto të punësuar apo të thirren nga pensioni ose kudo ku ndodhen). Ne kemi kuadro të përgatitur në cdo fushë, specialistë në akademitë dhe në shkollat më prestigjioze të perëndimit. Sot ka ardhur koha të kthejmë “borxhin’ që i kemi Atdheut. Ky ekip duhet të shtrojë dhe tu japi zgjidhje problemeve më të mprehta të cdo fushe, duke furnizuar ekipin bazë me variantet e mirë llogaritura dhe me qëndrime qartësisht të zbërthyera dhe me referenca të plota Juridike (kombëtare dhe ndërkombëtare).
Shqipëria është një vënd i vogël. Ne nuk e kemi privilegjin që të lëmë jashtë analizës dhe tërheqes së mendimit të specialistëve dhe njohës shumë të mirë të së drejtës ndërkombëtare të detit. Nuk jam dakort që jashtë këtij grupi të lihen specialist të cilët edhe pse mundet të kenë qenë në grupin e parë, ato duhet të përfshihen në ekipin e ri apo nën grupet që duhet të ngrihen pranë institucioneve, pasi kjo (grupet dhe n/grupet) janë njëlloj kombëtarje, të cilët duhet të na nderojnë në vendosjen e kufijve detare.
Ne duhet të “bashkëbisedojmë” e studiojmë marrëveshjet më të vështira të globit, me qëllim që të bejmë një zgjidhje të mëncur dhe pa humbje për vëndin tonë. Askush nuk kërkon të fitojë, por ne duhet të marrim atë që na takon me të drejtën e zotit dhe të ligjit Ndërkombëtar! Ne duam të fitojmë të drejtën.
Gjykoj se deri më tani jemi marrë me probleme sipërfaqësore dhe empirike. Jemi marrë me tymnajën dhe jo me problemin. Do të sugjeroja që mjaft politikanë, ti japin fund lojës politike dhe të lenë specialistët të kryejnë detyrën.
Liderët e të gjitha partive duhet të ulen dhe të shtrojnë se si duhet mbështetur problemi dhe jo të mendojnë se cfarë do të përfitojnë politikisht nga këto negociata. Zakonisht kur zihen deshte në urë, thotë populli, të dy bien në lumë. Që të mos ndodhi kjo me Shqipërine, duhet të gjejmë qetësinë mes vetes dhe pastaj të futemi në negociata. Deputetët tanë duhet të kuptojnë se cili duhet të jetë “petku” që duhet të veshi një deputet. Duhet tu jepet fund penetrimit të “pelivanëve” në politikën Shqipëtare, nëse nuk duam të përfundojmë në marramëndje rrotulluese dhe të rrëzohemi. Kjo marrëveshje është nga më të rendësishmet për Kombin tonë dhe nuk pranon që në të, të zhytin duart e fëlliqta dhe të njollosin me paditurine e tyre, të paditurit dhe me diploma falco! Lëreni inteligjencën dhe specialistët të vendosin drejtësinë që do ti rezistojë shekujve!
Kjo vijë kufitarë (marëveshje) do ti rezistojë shekujve. Ai vendim nuk duhet të jetë shkak i konflikteve midis dy vendeve për brezat e ardhshëm. Ne duhet të lexojme mirë përmes rreshtave të marrëveshjes, kush mundet të jenë pasojat dhe efektet e së nesërmes./AlpeNews.al
*Gjeneral Dr Agim LALA
Ky shkrim është ekskluzivisht për AlpeNews.al, riprodhimi i tij mund të bëhet vetëm me leje të redaksisë. Faleminderit
Leave a Reply