• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MUSTAFA NANO/ Pse merrem me Elvis Naçin dhe pse ai nuk është një mysliman i vërtetë!
Home
Blog

MUSTAFA NANO/ Pse merrem me Elvis Naçin dhe pse ai nuk është një mysliman i vërtetë!

October 26th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mustafa Nano

Nuk e prisja që reagimi im i fundit të kishte atë reagim dhe kishte disa që më thanë: “Nuk ke pse merresh me Elvisin që është imam modern”.

Këta lënë të kuptohet se shyqyr që kemi këtë që vishet alla frënga, që flet për atdheun, që është shqiptar për shqiptarët, që nuk thotë allahu po thotë zoti, e që distancohet nga Islami radikal.

Në fakt, këta njerëz nuk e kanë keq. Mirëpo, unë kam një problem: nuk e duroj dot hipokrizinë.

Sepse me hipokritët (munafikë quhen në kuran hipokritët) nuk ke se çfarë të bisedosh.

Unë dua të debatoj, dhe me ata nuk debaton dot, pasi ata e fshehin veten. Ata të rrëshqasin. Ata të përvidhen.

Unë e kam më të lehtë, e me më shumë kënaqësi, të debatoj me Shefqet Krasniqin, apo edhe me Armand Aliun (të cilët, në të vërtetë, nuk i ka lënë mendja vijnë në studio), sesa me Elvis Naçin.

Kam qenë me këtë të fundit në një debat televiziv, ku ky më la pa gojë me guximin për të mos u dalë zot frazave kuranike.

Unë thoja që në Kuran thuhet se gruaja është një shkallë më poshtë se burri, ai thoshte jo, kjo nuk është e vërtetë, Kurani nuk e thotë këtë.

Unë thoja se në Kuran thuhet që myslimanët nuk duhet të bëhen miq me të krishterët, e ai po njësoj thoshte jo, nuk është e vërtetë.

Dhe kështu mua m’u duk se përballë nuk kisha një mysliman, por një qafir të maskuar.

Le ta themi copë: Myslimanët e vërtetë janë të tjerët, janë ata që zotit i thonë allah e jo ata që allahut i thonë zot.

Dhe unë dua të flas me myslimanët e vërtetë. Është e sigurtë që me ta nuk do të bie fare dakord, por të paktën do ketë kuptim debati.

Dhe unë dua të debatoj. Ne duhet të debatojmë. Duhet të shkëmbejmë e ballafaqojmë ide, qoftë edhe me rrezikun se mund të fyejmë njëri tjetrin.

Është më mirë ta fyejmë njëri- tjetrin (pa e pasur këtë si qëllim, kuptohet), sesa të mos i themi gjërat që mendojmë.

Ne kemi një problem si komb. Ky problem është natyra shumë fetare e jonë.

Duhet ta fusim mirë në kokë që ky është një problem. Nuk është një avantazh.

Duhet ta fusim mirë në kokë që ka fërkime, mllefosje, animozitete brenda nesh për këtë shkak.

Dhe ky problem nuk zgjidhet duke e injoruar problemin. As duke injoruar problemet që lidhen me problemin.

Sëmundja nuk shërohet duke e fshehur. Sëmundja shërohet duke e njohur sëmundjen, duke folur për të, e duke provuar kura të ndryshme.

Në rastin tonë kura më e mirë është debati. Debati i plotë, i ditëpërditshëm, pa tabura, pa doreza, pa rezerva, pa sjellje ndysëkëqija e paternaliste, duke e duruar njëri tjetrin, duke ia pranuar njëri tjetrit edhe fyerjet e lëndimet.

Është kjo që bëhet në botën e qytetëruar, ku ky problem është edhe më i vështirë për t’u zgjidhur.

Debat, debat, debat. Kjo është receta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Korrupsionit 100 vjeçar po i vjen fundi, drejtësia e re po e bllokon dhe eleminon
Previous article ARTUR AJAZI/ Kriza, është si “puna e komisarit” në PD

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k