• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kriza, është si “puna e komisarit” në PD
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kriza, është si “puna e komisarit” në PD

October 25th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

“Kriza, Reforma Zgjedhore, votat e vjedhura, korrupsioni qeveritar, dosjet e babaleve, koncesionet”, dhe të tjera terma “shkencore” që vetëm Lulzim Basha di ti deshifrojë, janë veçse alibira dhe gjëagjëza SHQUP-i, të cilat duan të mbajnë vendin të mbërthyer nga anarshia dhe kaosi institucional. Kriza në fakt ekziston vetëm në mëndjet e Lulzimit, Doktorit, Ervinit, Gazit, Enkeledit, Flamurit, Edit, Monikës apo Dashit, dhe të ndonjë tjetri që merret në fundjavë me macet e Metës. Stërzgjatja dhe mbajtja pezull e problemeve të krijuara qëllimisht prej 1 viti e gjysëm, duket se degraduan strukturalisht gjithë Partinë Demokratike, dhe drejtimin e saj politik. Pas largimeve dhe zhgënjimeve të elektoratit, pas humbjes në zgjedhje me mbi 240 mijë vota, pas djegies së mandateve për të cilat po paguan një kosto të madhe politike e njerëzore, pas braktisjes nga faktori ndërkombëtar dhe talljes me tryezën e Reformës së re Zgjedhore, “kriza” në PD është kthyer në barcaletë si “puna e komisarit” që kishte humbur në det të hapur.

Eshtë pikërisht momenti të themi se, edhe fati i kësaj PD-je, dhe i vetë kryetarit të saj, ka humbur në det të hapur. Askush nuk e kupton se çfarë deklaron ai , se çfarë propozon apo sygjeron, nga daljet në podin e SHQUP-it, tek rroket të mallëngjejë shqioptarët, dhe pastaj tek video-mesazhe të “ndjera” për ti kërkuar atyre “ti dalin zot fateve të vendit”. Kriza e Lulzimit dhe “fati i komisarit të mbetur në det të hapur”, është kthyer në histori komike, edhe pse kryetari kësaj PD-je, mundohet që përmes Gazit ti bëjë thirrje qeverisë “të bjerë dakort me opozitën, me mekanizmin e propozuar për Reformën Zgjedhore, pasi ndryshe bëhen pengesë për integrimin në BE”.

Ah, po nuk e doni ju as Reformën e re Zgjedhore (pavarsisht se Edi Rama deklaroi se ajo do të miratohet brënda vitit) as integrimin, dhe as zgjidhjen e krizës, pasi në rast se bëhen këto, ju merrni fund si forcë politike në gara konkuruese elektorale. Kjo pasi Reforma e re Zgjedhore, e lë Lulzimin pa “krahë” dhe e nxjerr në breg përgjithmonë, ashtu sikurse hapja e negociatave dhe integrimi i vendit në BE. Në Europë nuk ka vend për politikanë që pengojnë me dashje dhe braktisin tryezat e reformave, në Europë nuk ka vend për politikanë që drejtohen dhe urdhërohen nga ish-komunistë pensionistë të konvertuar, në Europë nuk vend për politikanë që brënda 24 orësh, japin tre deklarata të ndryshme për të njëjtin problem.

Duke menduar se “zgjatja e krizës do të thyejë qeverinë dhe Ramën”, Lulzim Basha ka zhgënjyer jo vetëm të vetët, por ka krijuar një klimë pesimizmi edhe tek ata ndërkombëtarë që deri dje e shihnin si “shpresë për ndryshimin e PD”. Negociatat do të hapen shumë shpejt, Reforma Zgjedhore gjithashtu do të miratohet, (vjen ose jo ish-opozita në tryezë) duke shuar kështu përgjithmonë shpresat e “komisarit të mbetur në det të hapur” për dorëheqje, apo dhe “dy palë zgjedhje të parakohshme”. Në politikën europianiste, nuk ka parakushte dhe as kushte të “panegociueshme” për zgjidhjen e krizave, por ka vetëm ulje në tryeza të përbashkëta bisedimesh, për të gjetur ujdinë e duhur, natyrisht pa dëmtuar interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në të kundërtën je i destinuar të mbetesh përgjithmonë i vetmuar, dhe pa asnjë përkrahje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Pse merrem me Elvis Naçin dhe pse ai nuk është një mysliman i vërtetë!
Previous article MERO BAZE/ Pse Berisha kërkon një frymë anti-franceze në Shqipëri?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k