• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MUKA GAFUR/ Një replike e detyruar me Artan Fugën
Home
Blog

MUKA GAFUR/ Një replike e detyruar me Artan Fugën

December 22nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Muka Gafur

“Pas 14 ditësh protestash studentore dhe që studentët kanë braktisur mësimin, gjendja është e trishët”. Kështu e nis shkrimin e tij me titull “Durimi ka sosur…Rama bisedon me pedagogë të lodhur, më rëntë pika mua…” akademiku Artan Fuga, botuar në media, versioni online” të datës 18 dhjetor. Me thënë të drejtën e lexova disa herë këtë fjali dhe m’u duk si e pakuptimtë.

Nuk thashë si produkt i një njeriu të lodhur. Vazhdova më tej. Ja mendimi i qëruar dhe shumë i vyer: “ Dhe në vend të bëjë këtë (dmth atë që i dikton Fuga) bashkëbisedon (ai, Kryeministri) tek Gjeologjiku me një dorë pedagogësh të lodhur duke harruar që industria e gjeologjisë dhe minierave në Shqipëri i ka mbathjet në fund të këmbëve”. Epo ç’ti thuash kësaj?

Një vlerësim që mund ta bëjë një akademik i “palodhur”, gjithë energji e potencë (më rëntë pika mua) e, që e ka vënë syrin jo dokudo, por tek mbathjet e industrisë shqiptare. Po, pse janë të lodhur pedagogët e Gjeologjikut? Ata kanë zhvilluar një bisedë më Kryeministrin e vendit dhe biseda nuk ia paska mbushur syrin akademikut. Kaq ka mjaftuar, pasi Fuga nuk merret më fare me bisedën. Por, për ti ardhur në ndihmë lexuesit, po e trajtojmë ashtu përmbledhtas këtë bisedë. Stafi i Kryeministrit kishte kërkuar një takim me studentë dhe pedagogë të fakultetit. Lajmërohemi nga dekani që takimi ishte lënë për në orën 18.00 të datës 17 dhjetor.

Ne pedagogët, që nuk jemi protestues por mbështesim protestën, menduam ta takojmë Kryeministrin dhe t’i thonim ç’kishim për t’i thënë, në interes të plotësimit të kërkesave të protestuesve. Dhe u bëmë (sipas Fugës një dorë pedagogësh të lodhur) dhe, ndër të tjera, i thamë Kryeministrit që të mos rrekej t’u mbushte mendjen protestuesve për dialog, pasi ata i kishin formuluar kërkesat e tyre, dhe ishin në pritje të një oferte nga kryeministri. Prandaj, i sugjeruam po Kryeministrit, të ulej me specialistët e tij dhe të formulonte një paketë zgjidhjesh, për t’ua ofruar studentëve.

Nëse pranohej apo jo kjo ofertë nuk varej nga ne, pedagogët e “lodhur”, por nga studentët tanë, protestuesit e palodhur të protestës. Kjo qe në thelb përmbajtja e bisedës. Tani, se ku është lodhja këtu, hajde gjeje. Dua ti bëj me dije Fugës, se protestuesit e fakultetit tonë janë ata që e mbështesin më me forcë kërkesën për abrogimin e ligjit për arsimin e lartë.

Dua t’i them gjithashtu, se vetëm artikullshkruesi i këtyre rradhëve, ka bërë së paku pesë artikuj tek gazeta “Tema” ku analizon ligjin për arsimin e lartë dhe evidenton mangësi të qenësishme të tij. Mbase këta, sipas Fugës, janë artikuj të lodhur, sepse mbartin mëkatin e të shkruarit nga një person që profesioni e lidh me atë që “ i kanë rënë mbathjet në fund të këmbëve” pra, me industrinë e gjeologjisë e të minerave.

Epo, kjo është logjika e akademikut Fuga!!! Tek shkruaj kështu e pyes veten: more, mos vërtet akademiku ka të drejtë?! Ai, na i ka peshuar e vlerësuar të gjitha kapacitetet tona fizike dhe, të dhënat që ka marrë e çojnë tek konstatimi i padyshimtë i lodhjes.

Apo, akoma më tej: ai na i ka lexuar të gjitha produktet tona të mendjes dhe, të dhënat e çojnë tek pohimi që këto produkte janë rezultat i mendjeve të lodhura?! Apo më mirë akoma: ai nuk ka nevojë fare për produkte, por thjesht intuita e tij prej filozofi e çon në mënyrë të pagabueshme tek ekzistenca e lodhjes (hë pra, a nuk i kanë rënë mbathjet në fund të këmbëve industrisë së gjrologjisë e të minerave?!).

Sido që të jetë, unë lus zotin që të mos e zërë syri i keq akademikun tonë. Po të ishte gjyshja ime gjallë do ta lyente me kripë dhe do të pështynte tri herë: pthu, pthu, pthu..Besoj se kaq do të mjaftonte për… SYRIN E KEQ.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Dy realitete dhe modestia jonë tragjike!
Previous article ELDA SHABANI/ Arratisje me pulovrën e Gjyshit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k