/Elda Shabani
Pulovra e krishtlindjeve, është një nga blerjet më popullore të muajit dhjetor duke plotësuar dekorin e festave të fundvitit.
Me pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe të urimeve, ne një atmosferë të dashur me familjen bashkuar, pulovra është kthyer prej me shume se një dekade një trend i ëmbël. Ajo vjen me modele dhe dizajne të pasura gjeometrike, plaku prej debore, pema e krishtlindjes etj(klasike) që karakterizoi sezonet e fundit. Por nuk mungojnë as modelet e çuditshme 3D apo edhe ato me sensor që na çojnë te modelet e fundit futuriste.
Por, kur ka filluar veshja tradicionale e pulovrës së Krishtlindjeve?
Është konstatuar nga studiues të historisë së veshjes se fillesat e saj gjenden në fillim të shek. të njëzetë (1890-1960) në vendet skandinave. Me një dimër të ftohtë dhe të gjatë, njerzit vishnin materiale të leshta të punuara me dorë, të cilat zbukuroheshin me figura të shumta gjeometrike, figura nga peisazhe pyjore e me kontraste ngjyrash.
Më pas ishin Yjet e Hollivudit të cilët e rriten më shumë popullaritetin e kësaj veshje festive si Clark Gable, Gary Cooper dhe Ingrid Bergman.
Nëse vazhdojmë me Kulturën Pop dhe Catwalk të viteve ’80 dhe ’90 ishte një boom për trikot festive dhe sigurisht sërish Holliwoodi do të ndikonte ndjeshëm, mjafton të kujtojmë filmin ‘ I vetëm në shtëpi” ose filmin hit “Ditari i Bridget Jones”, kur Bridget Jones u takua me Mark Darcy, ajo ishte e tmerruar kur pa se kishte veshur një triko Krishtlindjesh. Por personazhi i luajtur nga Colin Firth ishte me të vërtetë shume hapa përpara kohës kur ishte fjala për modën, pasi sot, ai do të konsiderohej si një sex simbol falë zgjedhjes së tij, një triko sezonale krishtlindjesh.
Kjo lidhet me faktin se njerzit tërhiqen më shumë nga persona me sens humori duke e shprehur atë në forma të ndryshme përfshirë edhe veshjen.
E përditshmja duke qënë kaq serioze, të veshur për gjatë gjithë vitit me kod veshje ose me uniform, fëmijë kaq të programuar në sistemet shkollore nuk është aspak e ekzagjeruar kur themi se pulovra e krishtlindjes është një arratisje e ngrohtë, feminore tek ” shtëpi e ëmbla shtëpi”.
Pulovra e krishtlindjes, duke qënë një mënyrë e lehtë për t’u argëtuar, nuk ka rëndësi se si dukesh ti me to, por sa shumë kënaqemi ne në një mbrëmje kaluar së bashku festash, të lirë dhe argëtues, me idenë se jeta nuk duhet marrë kaq seriozisht.
Keshtu, mos u harroni me kodin “e përditshmërisë” të veshjes, por jepini asaj buzëqeshje pse jo qesharake apo gazmore.
Leave a Reply