• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MONIKA STAFA/ Rafaeli, artisti që vdiq prej sek*it?
Home
Blog

MONIKA STAFA/ Rafaeli, artisti që vdiq prej sek*it?

April 8th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kjo, vërtet mund të jetë një përrallë e njohur, por legjenda se artisti abuzonte me të dashurën e tij shërbeu në fund për të mbajtur gjallë jetën e tij…

Nga Monika Stafa

Me shkas prej përvjetorit të vdekjes së artistit- A është e mundur të vdesësh për shkak bën shumë dashuri? Mesa duket, kjo është ajo që ndodhi me piktorin e talentuar të Rilindjes, Rafaelin me dhunti hyjnore, sic quhet ndryshe, sipas biografit të tij, Giorgio Vasari. Për shekuj me rradhë, Raffaello Sanzio da Urbino është njohur si piktori më proeminent i epokës së Rilindjes, me më shumë dhunti se Mikelanxhelo dhe më shumë produktiv se bashkëkohësi i tyre më i vjetër, Leonardo Da Vinci. Edhe pse ai vdiq në moshën 37 vjeçare, më 6 prill të vitit 1520, modeli i Rafaelit, dominonte si shembulli i përkryer i klasicizmit në traditën akademike të pikturës evropiane deri në mesin e shekullit të 19-të.

Giorgo Vasari shkruan në librin e tij “The Lives of the Artists” që Rafaeli, i cili vdiq në kulmin e fuqive të tij, u mashtrua prej pasionit të tepruar. Këndvështrimi me të cilin është vëzhguar ecuria e shëndetit të piktorit që shenjoi epokë, shprehet kritika, megjithatë është mesjetare: dihet se trupi kontrollohet prej humoreve dhe shëndeti në përgjithësi varet pikërisht prej ekuilibrit të humoreve. Që këndej, shkruan Vasari, Rafaeli filloi të destabilizohej nga të bërit dashuri në mënyra të cuditshme në shtrat apo dhe nga eksperimentet e shumta të tij, që ai i ushtronte me qejf në shtrat. Por a është kjo teoria që na bind se njeriu mund ta gjejë vdekjen prej një mënyre të tillë në kohën e sotme? Pra nga të bërit me tepri e seksit?

E megjithatë biografi i tij, Vasari shkon më tej kur na përshkruan deri në detaje jetën emocionale të Rafaelit. Artisti i ri, i talentuar, i pashëm dhe i sjellshëm, shkruan ai, ishte aq shumëë i dashuruar me të dashurën e tij sa që ajo u lejua të jetonte me të në Villa Farnesina në Romë, ndërsa pikturonte afresket e saj. Pa seks, nuk ka afresk, kish këmbëngulur Rafaeli tek papati. Historia e marrëdhënieve sensuale të Rafaelit me La Fornarina, siç Vasari e quan atë, i ka hipnotizuar artistët përgjatë shekujve.

Që këtej Rafaeli u bë një ikonë e epshit botëror. Është e njohur piktura e famshme e Joseph Mallord William Turner, “Rome, from the Vatican. Raffaelle, Accompanied by La Fornarina, Preparing his Pictures for the Decoration of the Loggia”, ku Turner u frymëzua prej historisë së piktorit të madh dhe krijoi këtë kryevepër të madhe të artit botëror. Në ballë të pikturës është Loxhia e Vatikanit, me Rafaelin dhe La Fornarina në plan të parë (Rafaeli tregon pikturat e tij të fundit, ndërsa argjendurat e saj janë shpërndarë në ballkonin e ulët që duket tej).

Rafaeli ishte piktori i preferuar i papëve. Ideja se një piktor i tillë, kaq i përsosur që ishte dhe kaq i adhuruar prej Kishës, e turbullonte Turnerin ndërsa kishte gjithë fuqinë e botës të ushtronte presion për ta marrë të dashurën e tij në Vatikan, me forcën e pandaltë të mos rreshtte kurrë pasionin e tij të të bërit dashuri. Po aq kjo sjellje dhe temperament i tij cmendte, madje më shumë edhe vetë Picasson, tregojnë bashkëkohësit e tij. Ndaj dhe në fund të jetës së tij, Picasso krijoi një seri gravurash pornografike të cilat përshkruajnë Rafaelin dhe La Fornarinën duke bërë dashuri, ndërsa Mikelanxhelo qëndronte i fshehur nën shtrat.

Legjenda e Rafaelit epshor, mesa duket, ka tërhequr mjaft artistë gjatë shekujve. Por a ka ndonjë të vërtetë në të? Para se ta shkulësh prej mendje thonë kritikët, këtë përrallë banale, mjafton të kundrosh me vëmendje portretin e kësaj gruaje të zhveshur të Rafaelit. Ajo e famshmja e ekspozuar në Pallatin Barberini në Romë. A është ajo La Fornarina? Gruaja e bukur qëndron syhapët duke shfaqur dritën rrëzëllitëse të saj, në formë klasike po aq edhe intime. Cfarë duket thellë syve të saj? Tejcon vec një magji, nëse e sheh me vëmendje. Mendon se e gjejmë dot? Po, me siguri, kushdo që don të shikojë përtej. Shenjën se Ajo i përket Atij. E gjitha që duket, nuk është vecse një proklamatë dashurie dhe aspak një nudo e ftohtë; Ajo është E Dashura e Artistit. Ndaj që këtej, kuptojmë se sigurisht nuk ishte seksi ai që vrau Rafaelin. Thjesht ai, seksi pra, ndihmoi artin e tij të jetojë gjatë.

  • Tags
  • monikastafa
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELDA SHABANI/ Kravata-aksesori më delikat i ‘Sprezzatura’
Previous article BEDRI ISLAMI/ A do të mësojë Edi Rama nga disfata e Erdoganit?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k