• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Tirana, si vajza që e duan të gjithë
Home
Politikë

MIRA KAZHANI/ Tirana, si vajza që e duan të gjithë

November 14th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mira Kazhani/

Ka shumë njerëz në Shqipëri, që ne i thërrasim ish-pronarët, që sot e kësaj dite janë të pasur në letra, në sipërfaqe metrash katrorë, në dokumente hipotekore, por që si gjyshërit, si fëmijët që bënë edhe burg, si nipër e mbesa – deri dhe brezi i tretë, ndoshta – s’do t’i përvetësojnë pronat e familjes, për shkak të një gabimi të tmerrshëm në vitet ’90 nga qeveria e djathtë e Berishës me ligjin 7501. Toka e tyre, e përkthyer në vlerë monetare, e përcaktuar për ta si kompensim ndër vite, ka qenë një shumë qesharake, ndërsa rikthimi i pronës fizike atje ku ajo ekziston është shpesh i pamundur, për shkak të ndryshimeve që ndodhën në Shqipëri dhe politikës së qeverisë së parë “Berisha”, që afroi banorë nga çdo cep i Shqipërisë dhe lejoi ndërtimin e shtëpive, dyqaneve, llotove, pallateve pa leje, shpesh në pronën e të tjerëve e po aq edhe në atë publike, që nuk është e të tjerëve por e të gjithëve.

Pra, Tirana kryesisht shërbeu si një dhuratë/trofe për çdokënd që ngulte shatin e linte fshatin!

Ligji 7501 dhe liria “eja ngule ku të duash” qenë dy hapat fatalë për pronën private dhe publike në Shqipëri, që siç shihet çdo ditë, është një çmim i madh që po paguajmë të gjithë së bashku!

Pushtimi pa asnjë kriter i mijëra hektarëve tokë në të gjithë vendin nga të ardhurit, sidomos gjatë viteve ’93 – ’97 bëjnë 4-vjeçarin simbol, që sot e kësaj dite nuk i gjendet një zgjidhje, me legalizimin apo shpronësimin, siç është rasti i fundit i disa qytetarëve që protestojnë për shpronësimet tek Unaza e Madhe!

Protesta e banorëve që duan siguri për bizneset e tyre, shtëpitë dhe katet pa leje, është e kuptueshme. Nuk është faji i tyre që gjenden përpara zhvillimeve të qytetit dhe s’janë as të parët e as të fundit. Shpronësime për vepra publike janë bërë me qindra. E njëjta formë është aplikuar tek Stacioni i Trenit për zgjatjen e Bulevardit të Tiranë, në Shkozë për segmentin e Unazës së Madhe, në krahun lindor. Apo edhe tek Unaza e Madhe në segmentin Komuna e Parisit deri tek Pallati me Shigjeta.

Sigurisht, askush nuk buzëqesh kur i shembet shtëpia, dyqani apo edhe ajo pika e basteve, se njerëzit do jetojnë. Mirë apo keq, kanë mbijetuar brenda një sistemi që s’e ndërtuan qytetarët por secili mbijetoi dhe aq keq s’e patën…
Qytetarët, edhe kur e kanë gabim, meritojnë të dëgjohen dhe të marrin mbështetje.
Për 3 vitet e ardhshme parashikohet një qira, ndërsa për periudhën tjetër Bashkia e Tiranës do të përfshijë familjet në listat për strehim.

Qyteti është i të gjithëve dhe përpara një nevoje publike të gjithë kemi detyrën, si qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të bashkëpunojmë dhe t’i bindemi zhvillimit të qytetit. Imagjinoni sikur të ngrihen ata që (janë në shumicë për nder të këtij vendi) kanë gjithë jetën që nuk pushtuan dhe hanë veç atë që u takon. Apo me keq, ish- pronarët, që jetojnë ende në shtëpi me lagështirë në Tiranë, të çohen e të kërcënojnë me ç’të munden ata që ua morën pronën?! Ish-qeveritarë, zyrtarë, çakenj e halabakë, që e bënë turli këtë vend. Prandaj, ata deputët që shkojnë e iu flasin në vesh banorëve tek Unaza e Madhe, apo edhe disa tipa që flasin studiove, e kanë thjesht urdhër politik për të bërë pak zhurmë. E deshën dhe e duan këtë vend të jetë i zorshëm, sepse ujku errësirë do!

Siç shqiptari vdes për shtëpi me sa më shumë kate të jetë e mundshme. Biles po ta keni vënë re, ndërtojmë shumë kate e në të dytin e lart nuk jeton e ngjitet askush, por kemi një bestytni rreth shtëpive të mëdha, që brenda fatkeqësisht i bëjmë të ftohta, me televizorin me zërin lart dhe pikturat me vjeshtë dhe fruta. Duam të kemi shtëpinë tonë të duket si një pallat dhe të impresionojmë ata që kalojnë dhe harrojmë se edhe vetë jemi kalimtarë… / Tiranapost

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Gremisja e një modeli të kontestuar të debatit televiziv
Previous article MERO BAZE/ Beteja e Astirit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k