• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Ta klonojmë Dafina Zeqirin!
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Ta klonojmë Dafina Zeqirin!

February 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mira Kazhani/

Fotografia e Dafina Zeqirit, këngëtares së famshme të Kosovës nuk meriton vetëm një titull në Tiranapost.al, por respektin e redaksisë. Të gjithë mund të shkruajnë një status, mund të ankohen për median, portalet, për kolegët, por të gjithë kanë në dorë si kjo artiste ta përdorin famën e tyre jo vetëm për akses, reklama në Instagram, privilegje kudo që shkojnë, por në mënyrë të veçantë në funksion të shoqërisë, të të drejtave dhe lirive të njeriut. Kur një artist vesh atletet dhe shkon në shesh me një banderolë si ajo që ka bërë Dafina Zeqiri, është një artist i angazhuar që meriton dashurinë e ndjekësve dhe fansave.

Në Amerikë ka kohë që Hollivudi dhe lëvizja #MeToo nga personazhe publikë, aktorë, këngëtarë, komedianë po jep efektet e saj sepse padyshim kur Meryl Streep thotë diçka shkon në venat e shoqërisë. Artistët kanë një fuqi që s’e kanë politikanët, faqet anonime sado me shume ndjekës. Artistët më shumë se kurrë i duhen shoqërisë për ta shpëtuar në ditët e errëta, në ditët e brishta, siç ka bërë me praninë e saj dhe me një status krejt të sinqertë e të ndjeshëm, Dafina Zeqiri e cila është një artiste e rritur në një shtëpi me shumë vajza, me nënën pa babanë dhe në këto kushte sociale duket se e di mirë se çdo të thotë të jesh grua.

Në Prishtinë sot ka pasur një protestë pas rastit të përdhunimit të një 16 vjeçareje. Në Tiranë, kemi një histori monstruoze me një 14 vjeçare në Kavajë. Ka gumëzhirë rrjeti, emisionet prime time, secili ka dhënë mend, (përfshirë dhe mua), por për fat të keq asnjë nuk ka treguar ndjeshmëri sepse nuk mjafton të themi na vjen keq apo ta cilësojmë monstruoze. Ne duhet të reagojmë me sinqeritet dhe me zemër.

Do kishte qenë fantastike sikur të gjithë këngëtarët dhe artistë shqiptarë të ishin mbledhur dhe t’i kishin thyer hundët politikës dhe medias, ata që janë larg interesave dhe që kanë një ndjeshmëri që ua ka dhënë Zoti.

Sigurisht do kishte qenë historike që adoleshentë të ‘Petro Ninit’, ‘Sami Frashërit’, të shkollave nëpër rrethe të protestonin në emër të të drejtave të vajzave. Asgjë nuk ka ndodhur sepse në Shqipëri po nuk e bëri protestën Lulzim Basha që të paguajë autobusin dhe mbi të gjitha të dalësh për interesat e dikujt tjetër dhe jo të tuat, është tipike shqiptare. Varka e këtij vendi fut ujë nga të gjitha cepat e saj. Dhe që të vijë pranvera meqë jemi në shkurt dhe e kemi në prag, nuk mjafton vetëm një Dafinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë
Previous article ARTUR AJAZI/ Historia e një opozite të rrëzuar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k