• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Historia e një opozite të rrëzuar
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Historia e një opozite të rrëzuar

February 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

E djathta shqiptare tashmë ka hyrë në vitin e gjashtë të opozitarizmit të saj, por gjithashtu ka hyrë në vitin e rekordeve negative dhe të skandaleve korruptive të zbuluara nga organet kompetente, për vitet kur ajo ishte në qeverisjen e vendit. Historia e largimit nga pushteti i kësaj opozite, është e mbushur me premtime të pambajtura, me miqësi me trafikantë, të korruptuar dhe kontrabandistë, me marrëveshje të errëta etj. Në vitin 2005, kjo opozitë erdhi në qeverisje me anë të disa premtimeve, që për shumë nga shqiptarët ishin të pamundura për t’u mbajtur, sepse nuk kishin logjikë ekonomike, por mbi të gjitha, ishin premtime për të rrëmbyer dhe rifituar besimin e qytetarëve, për të rifituar pushtetin (pas rrëzimit në 1997) por jo për të ndërtuar dhe forcuar shtetin ligjor.

Gjithçka parashikohej, doli se ishte e vërtetë. Por para disa ditësh, kryetari i opozitës Lulzim Basha, mblodhi strukturat e partisë tij, dhe vendosi datën e një proteste të “madhe popullore”, e cila ( pas rretheve) do të kulmojë në Tiranë, duke paranjoftuar “bllokime sheshesh dhe rrethime kryeministrie”, madje duke kërcënuar edhe vetë zotin Rama. Por para se të vijë data protestës, opozita aktuale e zotit Basha, duhet mbi të gjitha tu thotë shqiptarëve sinqerisht, të gjitha ato që kanë pësuar ata gjatë qeverisjes së tij, duhet tu thotë shqiptarëve për kontigjentin e ish-zyrtarëve të pushtetit tij, të cilët po përfolën lidhur me prova që i lidhnin ata me rrjetet e trafikut dhe korrupsionit, dhe që Prokuroria po kërkon sërish të rihapë hetimet ndaj tyre, duhet tu thotë shqiptarëve premtimin e pambajtur për legalizimeve që nuk u bënë kurrë sa ishte në pushtet PD, për Gërdecin, për 21 janarin etj, etj.

Historia e opozitës aktuale sot në Shqipëri, është historia e një grupimi (pasardhës të KOP-it të famshëm) , i cili propagandonte ndryshime të mëdha për vendin, por që sapo morën pushtetin, sollën mjerim, varfëri, trafiqe, korrupsion, analfabetizëm, krim ordiner dhe shtetëror, denigrim të sistemit arsimor, fiskal, etj. Opozita në gjithë këto vite, duhej të kishte një rol vendimtar në këtë vend, dhe jo të fliste çdo ditë pallavra, sajesa turpi, duke derdhur lot krokodili për “popullin”, duke synuar veçse një luftë për pushtet klanor.

Protesta e opozitës nuk duhet të jetë me ultimatume “për të ardhur në pushtet duke rrëzuar një qeverisje legjitime”, por duhet të jetë shpresë dhe frymëzim për ndjekësit e saj. Por sot opozita e këtij vendi, nuk po bën asgjë tjetër veçse po sfumon, godet dhe kërcënon deputetë, qeveritarë, biznesmenë e gazetarë , me burgosje dhe ndëshkime popullore, një ngjasim me regjimet diktatoriale. Qeveritë në vendet demokratike nuk rrëzohen nga ultimatumet dhe dëshirat e kryetarëve të opozitës, por nga detyrimi për të ndryshuar sa herë vijnë votimet e lira, dhe me vullnetin e shumicës së popullit.

Historia e kësaj opozite, është as më shumë dhe as më pak, historia e një partie të rrëzuar me votën e shumicës së shqiptarëve, historia e një force politike që nuk po arrin kurrë të bëhet faktor vendimtar për fatet dhe ndryshimet pozitive të vendit saj, historia e një grupimi njerëzish, që i ka bashkuar dhe bashkon vetëm pushteti dhe paraja, mllefi dhe hakmarrja. Tashmë kjo opozitë e rrëzuar, e ka paracaktuar vendin e saj në memorjen historike të shqiptarëve, ndaj do të mbetet gjatë, shumë gjatë jashtë dyerve të pushtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ Ta klonojmë Dafina Zeqirin!
Previous article ELISA SPIROPALI/ Një replikë e detyrurar me vulgun dhe banalitetin politik në Kuvend

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k