• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Sot jemi të lumtur se kemi për kë të qajmë
Home
Sociale

MIRA KAZHANI/ Sot jemi të lumtur se kemi për kë të qajmë

January 16th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Shënim: Artikulli, dedikuar aktorit Xhevdet Ferri që u nda nga jeta pak orë më parë, është marrë nga rubrika e Mira Kazhanit, “25 rreshtat e Mirës” në Tiranapost.al.

(Një ‘replikë’ me ty i dashur Xhoda)

“Ajo që mua më shqetëson pa masë është që në total shoqëria shqiptare e ka denigruar figurën e artistit, duket sikur nuk i duhet më.

Pas viteve ’90 e këtej duket sikur produkti ynë nuk vlen më në treg. Unë di shumë njerëz që bëjnë televizion dhe punë të tjera, që jetojnë shumë më mirë se sa më të mirët e atyre që bëjnë art dhe kur them art e kam fjalën për artin e vërtetë dhe jo për show, atë të vetëquajturin art dhe artist. Kjo më dhemb dhe kjo do demotivojë jo vetëm gjeneratat që janë artistë, por edhe prindërit që t`i financojnë dhe mbështetin fëmijët e tyre që t`i bëjnë artistë profesionistë të vërtetë, do t`i demotivojë edhe fëmijët vetë për të hyrë në një biznes të dëshpëruar”, -thoshe ti, Xhevdet Ferri, në një intervistë të fundit të jetës tënde.

Jo se nuk ke të drejtë… nuk kishe të drejtë. Është e vërtetë që të gjithë ne si shoqëri i kemi dhënë një dorë vulgut, harresës, kemi marrë kot në kotësinë e kësaj kohe.

Ke të drejtë që arti sot nuk është ushqim për shpirtin, siç ishe ti apo shokët e shoqet e kohës tënde për një shoqëri të tërë. Sot arti në shumicë të kohës është biznesi i shëmtuar që shumica e dinë të bukur dhe i bëjnë ‘like’. Nuk duhet mundim të kapësh peshën e idhnimit tënd me këtë realitet kotërish e kotësish.

Tani, të them pse e ke gabim, shumë shumë gabim, kur thua se pas viteve ‘90 produkti juaj nuk vlen më në treg. Ju, ti i dashur Xhodë, i bukur si pak burra në këto anë, kolegët e tu që i dëgjoj në sfond në “News 24” të nxjerrin mes lotësh e një frymëmarrjeje të dobët, fjalë për ty, ti dhe të gjithë ata si Xhuvani, si Minarolli, që s’jetojnë më, ata që jetojnë e janë bashkudhëtarë, jeni të vetmit që keni vlerë në treg. E di pse?

-Ju jeni të vetmit për të cilët kjo shoqëri qan. Filmat tuaj janë frazat tona, fimat tuaj janë e vetmja vlerë e kinematograsë shqiptare.

Rolet tuaja janë Hollivudi i vetëm që ka kjo tokë.

Kush ka lexuar si ju? Kush ka pasur modestinë dhe madhështinë tuaj, kush ka pasur fansa si ju?

Ju ishit Instagrami para Instagramit, liria para lirisë.

S’di si i mban toka njerëzit si puna juaj, ashtu siç është dramatike, gërryese, si e mban dhimbjen që disa prej jush po ikin duke marrë me vete mundimin se ne ju harruam, se ne ju tradhtuam e këtu ke të drejtë e pajtohem prapë me ty.

Veç një gjë e di me siguri, se sot jemi ende të lumtur, se kemi për kë të vajtojmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGIM XHAFKA/ Xhodë, të rrije dhe ca. Që sot më mori malli!
Previous article MERO BAZE/ Për entuziastët e “kompetencave” të Këshillit Politik

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k