• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 23rd, 2025
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Revista Elle, si një shuplakë e vogël që ia ndjeva xixat sot pasdite
Home
Sociale

MIRA KAZHANI/ Revista Elle, si një shuplakë e vogël që ia ndjeva xixat sot pasdite

January 16th, 2019 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Nga Mira Kazhani/

Prej hallit, prej korrupsionit, prej fantazmave tenderuese, prej arrogancës, prej maskarallëk-fukarallëkut (siç thoshte kryeministri), prej një dobësie… pak rëndësi ka. Prej tre javësh jemi bërë të gjithë merak – burra, gra, fëmijë, adoleshentë, policë, infermierë, gjyshër dhe krushq – për sherret e burrave, për ikjet e burrave, për statuset e burrave dhe si gjithmonë i kemi rrëshkitur një fotografie të para tre javëve që i ngjan shumë asaj të grave në kongresin amerikan. Të katër grave të reja në krye të katër ministrive të rëndësishme. Po ne s’jemi amerikanë, s’jemi nivel ‘i ulët’ perëndimor që i jep echo revolucioneve të vogla të grave, qofshin ato të shkaktuara nga incidente politike apo historike, reale apo fasadë! Pak rëndësi ka. Më shumë gra do jenë në pushtet dhe historia ka treguar se ato janë gjithmonë më të pakorruptueshme se burrat. Duhet të ketë shumë arsye, një ndër to është që në darkë duhet të shkojnë pranë fëmijëve dhe nuk rrinë dot gjatë lart e poshtë nëpër tavolina. Argument mediokër por edhe kaq pak i mbron. Në Amerikë Hollivudi u shkul në lot nga thirrjet e Glenn Close për gratë, duke dhënë shembullin e nënës së saj, që i kish thënë në fund të jetës: Nuk kam bërë asgjë për veten time. Kam kujtuar se duhet t’i shërbeja burrit dhe se kjo ishte puna ime në jetë. Aktorja me sytë me lot u kthye nga gratë e burrat në ndarjen e Çmimeve Golden Globes:- Bëni diçka për veten tuaj.

Për rastësi, dy ditë pas flakës dhe efekteve që po jep lëvizja #me too në Amerikë, në aeroport, gjatë një udhëtimi në Itali rrëmbeva disa Revista tek Feltrinelli i bukur. Mes tyre, revistën Elle me Michelle Obama-n në një intervistë për Oprah Winfrey. Ua këshilloj këtë revistë, sepse udhëtimi me Albawings m’u duk si të isha në një çarter ose mbi një tufë pëllumbash që po më çonin në shtëpi. Ndërsa dëgjoja stjuardesat shqiptare, të këndshme, që u flisnin bukur dhe me ëmëblësi udhëtarëve, shfletoja “Elle”. Në aeroport pandeha se kisha blerë një revistë mode, por aty kishte vetëm intervista me gra që kishin marrë poste e pushtet burrash në media, inovacion, art, ligj, etj. Christiane Amanpour tregonte si mori pushtetin e një burri të larguar si Charlie Rose në HBS.

Amanpour: I negotiated like a man! (Negociova si burrë)!

Barbara Underwood, sot avokatja e shtetit të New York-ut, zëvendosoi Eric Schneiderman. Ishin edhe disa gra që s’i njoh e nuk besoj që t’i njohim në Shqipëri si Christine Tsai, ceo dhe partnere në menaxhimin e Silicon Valley, e disa të tjera (në fund të këtij artikulli keni fotot e tyre dhe gjatë ditëve në tiranapost do të përkthehen të gjjtha)!

Në fund lexova Michelle Obama-n, e cila u vesh nëpër dalje publike edhe si Kim Kardashian dhe Amerika e adhuroi dhe ia bleu librin autobiografi si bukën e ngrohtë.

Duke mbërritur në Tiranë i dhashë fjalën vetes që do t’i mbaja vëth në vesh intervistat e atyre grave në revistën “Elle”, por për 24 orë u mora, si të gjithë, me statuset e burrave dhe sot duke parë nga llozha e Parlamentit të Shqipërisë ndërsa votoheshin ministret e reja, u skuqa. Ja ku ishin edhe gratë tona. Si ka mundësi që nuk bëjmë emisione për to, statuse dhe ta brohorasim ne vajzat dhe gratë njëra-tjetrën? Sigurisht, në fund ka rëndësi rezultati, por kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë për gratë në botë dhe si fillim, ta duam këtë foto. T’i duam gratë sa burrat të paktën, jo më shumë.

Nga Tiranapost, suksese Belindës, Anilës, Besës dhe Elvës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Rezervuari hipotetik i votave të djathta dhe PD-ja e Bashës
Previous article MERO BAZE/ Presidenti në kërkim të shansit për kryeopozitar

F.autor

Related Posts

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj Blog
June 23rd, 2025

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës Blog
June 22nd, 2025

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze! Blog
June 17th, 2025

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Blog Jun 17th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

May 21st, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

May 22nd, 2025
YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

Jun 3rd, 2025
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun OP-ED

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

Feb 7th, 2020
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k