Nga Mira Kazhani
Dita e parë e protestës së studentëve nuk është llogaritur nga asnjë media, përveç lajmeve në “Klan”, që gjatë gjithë kohës kanë qenë një ditë më shumë se të tjerët dhe me të drejtë. Sepse ditën e parë askush nuk ua vari studentëve, pastaj sesi u nxeh gjaku dhe protesta u bë virale, emocionuese dhe shpresëdhënëse.
Nuk ka asnjë që të ketë guxuar ta shohë atë si një protestë si të tjerat, përkundrazi të gjithë nga pak nisëm të varnim shpresat tek këta të rinj.
Do të ishte trishtuese dhe zhgënjyese nëse sot protestën për interesat e tij politike apo skenarët e kokës së tij, të ishte vetë Edi Rama që po e bën.
Është në interesin e tij të bëjë disa ndryshime në qeveri, dhe pse jo pakënaqësi me reforma të tijat që ia kanë bërë të vetët dhe i ka zbuluar si dështake, të padrejta, mund t’i zhbëjë shumë mirë në këtë formë, duke shpikur një protestë!
Duke u dhënë çdo gjë studentëve (sepse ai sot ua dha të gjitha dhe nuk ka sesi tërhiqet apo të bëjë sikur harron) dhe duke vënë nën kontroll të tij të gjithë sistemin akademik. Boll të shihni pikën e fundit të kërkesës së studentëve.
Kryeministri zakonisht ose tërhiqet ose fillon e sulmon. Por sot ishte aq dakord me çdo gjë që kishin nxjerrë nga goja studentët. Ndërsa studentët nuk pranojnë? Po çfarë nuk pranojnë? Ato që kërkuan?!
Nga ana tjetër, ai që përfiton është ai që humbet nga protesta e Astirit, nga një mijë e një shashka, e debati përqendrohet në një temë që zbuluam se e kishte aleat kryeministrin Rama.
Një gjë është e sigurt, PD dhe LSI nuk ia dolën të marrin oksigjen nga kjo protestë. Dhe kushedi kryeministri mund të mos jetë aq i pafajshëm???
Ia vlen ta shohim edhe kështu. Se një shpjegim tjetër s’e gjejmë dot që dikujt t’i plotësohen kërkesat e të thotë prapë ‘jo’. Frikë? Nga kush? Edi Rama? Ai po vdes të bashkëqeverisë me të rinj e popull boll mos jenë të vetët aq shumë rrotull!(Tiranapost)
Leave a Reply