• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Për dhunuesit e Xhisielës dhe burrecët që duan të vijnë në pushtet përmes trupit të një gruaje
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Për dhunuesit e Xhisielës dhe burrecët që duan të vijnë në pushtet përmes trupit të një gruaje

September 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mira Kazhani

Mbrëmja e djeshme, si shumë të tjera këto kohë, na serviri një lajm tumbllas me trishtim dhe neveri.

Trishtim për fatin e një vajze të re që jeton një histori dashurie me njeriun e gabuar, në mes të një province, e pambrojtur, e dhunuar dhe që e gjen veten kryefjalë lajmesh e partish politike, pas të vetmit akt legjitim që duhet nxitur të bëjë një vajzë/grua e dhunuar: denoncimit.

Për fat të keq, denoncimi që duhet t’i jepte asaj drejtësi, u tërhoq brenda 7 orësh, për t’u rikthyer si makth pas disa muajsh, publikisht. Rasti i saj “ra” në dorë të një partie që s’po ndalet dot nga të bërit gjueti shtrigash e kërkim kurbanesh për të “shëndoshur” Lulzim Bashën, krye-shëndetligun politik të opozitës.

Edhe këtë herë u shfaq i pamençur sa të kuptojë se do të kishte fituar pikë nga historia e Xhisielës (për këtë u nis), nëse do t’i ishte qasur kësaj historie me fuqinë që një opozitari (qoftë edhe shëndetlig politik) i jep të qenit njeri publik, burrë dhe baba i dy vajzave.

Shqiptarët nuk janë të paditur dhe të gjithë sot në mëngjes janë munduar të ndajnë amatorizmin, pashpirtësinë dhe mashtruesin Lulzim Basha nga drama e një vajze që ka denoncuar dhunën ndaj saj!

E rrahur apo e përdhunuar, e kërcënuar me pistoletë në kokë apo thjesht me një fjali, këto të gjitha janë forma dhune dhe kushdo mbyll sytë para tyre është po aq fajtor sa dhunuesi. Pak rëndësi ka nëse dhunuesi është bir deputeti, bir roje, bir infermieri apo bir k…

Por të përdorësh pa asnjë dridhje qerpiku a dhimbje emrin, identitetin, fytyrën e një vajze të dhunuar për të përfituar një dyorësh kapital politik, do të thotë që verbimi opozitar i Lulzim Bashës e të tijve nuk njeh kufij! Falë Lulzim Bashës, Xhisiela sot është dhunuar dyfish! Falë tij, një vajzë e re sot do ta ketë më të vështirë jetën në këtë Shqipëri.

E kuptoj që të jesh akull emocionalisht nuk hyn dot në lëkurën e tjetrit.

Nuk shqetësohesh as për degjenerimin në opinionin publik sa herë ndërton një histori për të krijuar një skenar të ri.

Një njërën hyn Babale, në tjetrën Taulanti, Durimi, me shpresën se në fund dikush do të mendojë se ke gjetur rrugën e duhur për opozitë.

Po! Është në turpin e PS-së që në zona të vështira elektorale ende ruan disa fise me muskuj dhe sigurisht që “partia e Taulantit” sot paguan një çmim në publik edhe për këtë. PS-ja rezulton të ketë po aq nevojë për vetting, për pastrim gjaku dhe heqje dorë njëherë e mirë nga cubat e mirë që mbledhin vota.

Po! Teatri politik në Shqipëri po i largon përditë e më shumë njerëzit e thjeshtë nga politika. Unë e kam të vështirë të kujtoj një seancë në parlament ku të flitet për njerëzit, e jo për Edi Ramën e Sali Berishën.

Sa për Lulzim Bashën, patetizmi i tij infantil politik nuk e shpëton dot nga damka e politikanit të vetëm kukull e të pashpirt politik! Intervista e Nuhut është si do donte Basha të ishte historia. Sepse për të, problemi nuk është të zbardhë çfarë i ka ndodhur Xhisielës, po pse nuk ishte aty Taulant Balla!

Të presësh ndonjë shenjë empatie nga Lulzim Basha për gratë e dhunuara, fëmijët jetimë, nënat kryefamiljare, të pamundurit e të varfrit e këtij vendi, duhet minimumi ta dëgjosh të jetë i pari që propozon ligje e reforma për ta.

Por këto të duan të jesh politikan, jo biznesmen; njëri me shpirt, jo akull; frymëzues e jo frenues; lider e jo përçarës! Të jesh shembulli i munguar i njeriut me pushtet që ka ca rregulla etike, nuk mashtron po aq lehtë sa pi ujë, dhe që nuk çon familjen në pushtet e lë popullin në opozitë!

Xhisiela, e dashur! Nëse më lexon, mos qaj por bëhu e fortë e përbuzi të gjithë burrecët e këtij vendi, që përpjekjen tënde për të mbrojtur veten e përdorën me aq lehtësi sa përdorin mikrofonin për gënjeshtra!(Tiranapost)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARIAN GALDINI/ Sikur në Shqipëri?
Previous article MERO BAZE/ Drama e vajzës së dhunuar nga djali i pushtetit dhe e opozitës së përdhunuar nga Basha

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k