• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARIAN GALDINI/ Sikur në Shqipëri?
Home
Blog

ARIAN GALDINI/ Sikur në Shqipëri?

September 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Arian Galdini

Kur politika ka fytyrë njerëzore, edhe pse një grua del para Senatit e tregon 0lot emocion sesi është ndjerë ajo para 30 vjetësh nga një marrëzi adoleshentësh të dendur me alkol, askush nuk ia cënon apo lëndon udhën e saj të rrëfimit.

Në SHBA po ndodh tani. Madje analistët nëpër televizione as po fshehin dot lotët. Tek ne, njerëzizmi ka mbaruar. Në një qytet pak kilometra pranë Tiranës, një vajzë është dhunuar e përdhunuar nga i biri i një deputeti dhe shoqëria po ndahet më dysh politikisht. Askush nuk po flet për vajzën. Vajza po përdoret si shkallë për tu gjuajtur politikisht me njëri-tjetrin Palloshat e Politikës sonë barbare. Sa turp. Sa turp. Sa turp. Nuk gjej dot fjalë e emocion për ta përshkruar përshtjellimin dhe neverinë që ndjej për këtë politikë kaq mizore që kemi. Gënjen polici, gënjen PD, gënjen policia, gënjen Balla, këto janë të vetmet fjalë të ndyta e pashpirta që lexojmë e dëgjojmë. Mjaft o njerëz mjaft. Mjaft përdorët e masakruat shpirtra të pafajshëm.

Ndaleni politikën vetëm për një hop e mendoni se në cilën botë a hulli po e zhysni atë vajzë. Turp edhe gazetari Muhamed Veliu që rendi ta intervistojë vajzën si gestapo për përdorim përgënjeshtrimi. E si mund të bëhet kjo? A ka shpirt, mend, zemër ky soj gazetari? A mendon se po i hedh botën mbi supe vajzës për të mbyllur një vrimë politike? Sa turp. Hiqjani botën nga supet asaj vajze. Jepini mundësinë të ndihet e mbrojtur. Pastaj bëni politikë apo gazetari pelivanësh. Ai polici nuk duhej të fliste me emër për vajzën. Pikë. Trimëria johumane e policit nuk e ka fare simpatinë time. Vajza dhe shpirti e jeta e saj vlejnë më shumë se çdo betejë politike apo gazetareske. Nuk mund ta trajtojmë një vajzë të pafajshme si dëm anësor. Ndonjëherë nga mënyra sesi shoqëritë zgjedhin të sillen me viktimat e dobëta përcakton edhe humanitetin apo dekadencën e këtyre shoqërive.

Për mua viktima dhe heroina e vetme është vajza, sido që ta trajtojë ajo botën që ia kanê hedhur mbi supe sot. Mjaft keq e ka trajtuar bota atë. Sikur të kishim sadopak njerëzizëm do ndalnim luftën politike dhe do nisnim një betejë civile njerëzore për ta siguruar atê vajzë e shumë të tjera si ajo se ne si shoqëri po mësojmë ta mbajmë mbi shpinë botën edhe për to. Kaq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RICARDO HAUSMANN/ Mrekullia shqiptare
Previous article MIRA KAZHANI/ Për dhunuesit e Xhisielës dhe burrecët që duan të vijnë në pushtet përmes trupit të një gruaje

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k