• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Parlamenti osht qef
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Parlamenti osht qef

January 31st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mira Kazhani/

Parlamenti nuk është akademi shkencash dhe as juri e çmimit Nobel, nuk është as Tibet, as manastir, as kishë apo xhami. Po, parlamenti është vendi ku duhet të dëgjojmë sesi deputetët, skuadrat parlamentare, partitë, liderët kacafyten për kauzat tona. Në parlament duhet të ketë debate dhe diskutime e zëra që ngrihen, grushte që përplasen në foltore, duartrokitje dhe zëra që hedhin poshtë apo mbështetin një tezë. Ky është parlamenti shqiptar kur e sheh nga kafja, pa zë, vetëm me lëvizje.

Po të ngresh zërin e televizorit do përballesh me një qebaptore, me një urinore, me një faqe në Facebook ku komentues anonimë flasin kodra pas bregut dhe nxjerrin qen e mace nga shpirti. Asnjë fjalim frymëzues, asnjë replikë ku të thuash me vete: Bravo! Veç një fjalor ordiner, pa asnjë mendim apo ofertë dhe mbi të gjitha disa çakej që turren për interesa personale dhe zihen për pazaret po personale të tyre. Asnjë nuk zihet për popullin që e voton. Përmendja e shqiptarëve është vetëm një frazë klishe për të kaluar lumin.

Nëse do t’i donin shqiptarët, do merreshin me punë konkrete. Parlamenti ka mbaruar dhe ndoshta ndonjë mendje e ndritur apo koha inovative do të gjejë a shpikë, si Steve Jobs iPhone-n, një sistem të ri. Dashtë Zoti ndodh, sepse gjasat janë që punët të shkojnë edhe më keq se ajo që dëgjojmë. Për momentin, vendosni muzikë dhe zhdukini nga ekrani. Do duhej që ta bënin pronarët e mediave, të cilët nuk ranë kurrë dakord për të ndërprerë transmetimet “live” të parlamentit, sepse pa kamera të paktën do na kursehej ky teatër.

A i mbani mend që këta që zihen kaq, qenë të paktën një herë shokë në qeverisje dhe mund të jenë prapë? A e mbani mend Lulzim Bashën si u mor vesh me Edi Ramën, apo Berishën që u mor vesh përnatë me Ramën për Kushtetutën në 2008-ën? Po Metën që mbahet mend si kryeministri që e arrestoi Berishën dhe pastaj e mbajti në pushtet në 2009-ën? Por politikanët e dinë mirë se (pa)aftësia e shoqërive për të harruar shpejt është lëngu magjik i pushtetit të tyre. Haram hallalli!/Tiranapost.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Platforma e Bashkëqeverisjes dhe moskuptimi i ironizuesve të saj
Previous article ANETA MIHALI XHIKU/ Shqiptarët ëndërrojnë Amerikën, pa ditur çmimin që duhet të paguajnë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k