• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Duhen ndarë një herë e mirë kamikazët nga gazetarët!
Home
Sociale

MIRA KAZHANI/ Duhen ndarë një herë e mirë kamikazët nga gazetarët!

September 23rd, 2019 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Nga Mira Kazhani*

Mbrëmë e gjithë Tirana përfundoi në panik në rrugë për shkak se në dy portale Syri.net dhe Shekulli u dha një lajm me mesazhin “Braktisni shtëpitë se vjen një tërmet edhe më i fortë”. Terror! Po sikur të ishte e vërtetë?!
Një lajm i paverifikuar, që do të shënjojë gazetarinë famëkeqe online të kësaj kohe e që skuq faqen e kujtdo që i thotë vetes gazetar!

Pasojat e lajmit të rremë këtë herë kaluan çdo limit njerëzor, sepse nuk qe nga këto gënjeshtrat rutinore që jemi regjur, as nga ato me rreze të shkurtër, apo nga ato fletërrufetë personale. Këtë herë rrena shkoi larg, tek një qytet i tërë! Çfarë ndodhi nga ky nxitim për të gënjyer?

Fëmijët e vegjël i zgjuan nga gjumi dhe dolën me pizhame rrugëve dhe disa qeshnin se e merrnin për përrallë, për fat, por disa shikonin me sytë e trembur, rrugëve. Të sëmurët e lexuan, të moshuarit u trembën për vdekje, një qytet doli në rrugë i terrorizuar.

Si asnjëherë sot është koha të flasim për pastrimin nga barërat e këqinj online, për vetërregullimin që duhet bërë, edhe me ndihmën e lexuesve. Lexuesit sot janë dëshmitarë të historisë së tyre personale, sepse ndërkaq njerëzit e jetës publike e kanë provuar të paktën nga një herë, në mos sistematikisht dhunën e gënjeshtrës!

Duhen ndarë një herë e mirë kamikazët nga gazetarët! Duhen ndarë ata që gazetarinë e përdorin si fishek dhe ata që janë të ndërgjegjshëm se ky profesion nuk është automatik, por fuqi e fjalës! Nuk është gënjeshtër e nxituar, por siç thotë Heminguej ‘letërsi e nxituar’. Na duhet të kthehemi tek letërsia e nxituar sa më parë!

Këtë e vendosim bashkë me lexuesit. Ju sot keni në dorë të bëni diçka. E vendosni vetë kujt t’i bëni unfollow dhe kështu bashkërisht mund të rrisim një treg informativ me kritikë, debate të ashpra, fakte, prova, fundja dhe gabime, të mbahet edhe anë, se asnjanës nuk ka, por të ndalim çmendurinë nëse ka vërtet ndonjë mënyrë për ta bërë.

Për fat të keq nuk shpresoj tek ligji, por tek ndërgjegjja e lexuesve, të cilët duhet të vendosin rregullat e tyre. Edhe sponsorët prestigjiozë e kanë në dorë të ndjekin përmbajtjen (Vodafone e ka bërë për hir të së vërtetës!)

Ky nuk është thjesht një fenomen ku nuk gjen dot figurat dhe emrat, apo thjesht diçka që e ndjen… Fenomeni ka emra dhe fytyrë dhe ti lexues gjykoje vetë. Këtu shumë të mirë nuk ka, por të paktën a mund të mos jemi varianti i keq? Besoj që po! (Tiranapost.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Nuk ishte për klikime, nuk e bënë gazetarët!
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ “Alabakë kemi patur gjithnjë, por tani nuk janë vetëm në rrugë por kanë vërshuar edhe në portale”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k