• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MIODRAG SORIC/ Rusia ndëshkohet pa shkak nga Perëndimi
Home
Blog

MIODRAG SORIC/ Rusia ndëshkohet pa shkak nga Perëndimi

March 28th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në Rusi mendojnë se po i ndëshkojnë pa të drejtë dhe planifikojnë kundërmasa. Që Perëndimi shpall dënime në një kohë kur mbahet zi për viktimat e katastrofës së Kemerovos, kjo është e pakuptueshme për shumë vetë.

“Rusia ndëshkohet pa shkak nga Perëndimi”. Ky është reagimi krahasimisht i njësuar për dëbimin e diplomatëve rusë nga shumë kryeqytete perëndimore. Edhe një herë më shumë ministria e Jashtme ruse mohon që ka të bëjë me atentatin në Salisbury. Dëbimi nuk ndihmon në asnjë mënyrë që të gjenden ata që janë fajtorë, thuhet. Ministria ankohet se aleatët e Britanisë së Madhe “e ndjekin verbërisht unitetin euroatlantik” – në kurriz të “arsyes së shëndoshë njerëzore”. Qeveria ruse planifikon “kundërmasa të forta”, shprehet zëvendëministri i Jashtëm rus Sergej Riabkov. Moska megjithatë është edhe më tej e hapur për bisedime me SHBA.

Senatori Konstantin Kosaçov, shef i Komisionit të Punëve të Jashtme në Këshillin e Federatës thotë: Uashingtoni “vendosi të dëbojë 60 diplomatë rusë nga SHBA dhe 60 diplomatë amerikanë nga Rusia”, duke nënkuptuar me këtë reagimin e pritshëm rus ndaj dëbimeve. Pasi Uashingtoni e mbylli edhe konsulatën e përgjithshme ruse në Seattle, në shtypin e Moskës bëhen spekulime, se cila nga konsulatat amerikane është në radhë që të ndërpresë punën: ajo në Vladivostok, në Jekaterinenburg ose në Sankt Petersburg.

Juri Shvylkin, zëvendëskryetar i Komisionit të Mbrojtjes të Dumës mendon se konfrontimi kërcënon “stabilitetin global”. Konfrontimi është “unilateral” dhe vjen nga SHBA dhe Britania e Madhe. Deputeti komunist i Dumas Leonid Kalashnikov deklaroi për shkallëzimin e fundit në nivel diplomatik se një gjë e tillë ndodh shpesh para nisjes së një lufte. Evropianët nuk janë në gjendje që ta kapërcejnë një “ndjenjë solidariteti të kuptuar gabimisht.”

Politologu Fjodor Lukjanov nuk beson se shkallëzimi i situatës do të marrë fund shpejt. Përkundrazi. Kriza do të acarohet edhe më tej. “Një Luftë e Ftohtë e plotë” është në prag. As kriza e Ukrainës ose ajo përreth aneksimit të Krimesë nuk patën çuar në një acarim të tillë të situatës.

Që Perëndimi ka shpallur sanksione të tjera dhe dëbon diplomatë pikërisht në një kohë, kur Rusia mban zi për vdekjen e fëmijëve në Kemerovo, kjo i zemëron shumë rusë. Tragjedia për rënien e zjarrit është tema më e rëndësishme para të gjitha të tjerave në lajme. Televizioni rus e tregon Putinin në vizitën e të plagosurve në spitale, duke përkujtuar viktimat në murin e qendrës tregtare, në bisedë me qytetarët në Kemerovo. Disa qindra banorë demonstruan dhe u kërkuan autoriteteve që të sqarojnë shkakun e djegies. Presidenti Putin e ka premtuar këtë.

Në fund, zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov tha se Presidenti do të vendosë se si do të veprohet me dëbimin e diplomatëve të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Festivali i qofteve në Mitrovicë dhe Prishtinë: Çfarë loje po luajnë Thaçi e Vuçiç (dhe ndërhyrja e Ramës)
Previous article MONIKA STAFA/ Vetëvrasja – Turpi që na mban ende mbërthyer

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k