• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MIMOZA KELMENDI/ Gjermania tashmë një vend tipik multikulturor
Home
Blog

MIMOZA KELMENDI/ Gjermania tashmë një vend tipik multikulturor

April 21st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sipas statistikave zyrtare, numri i të huajve (jo nga vendet e BE-së) përbën rreth 4, 2% të popullsisë së Bashkimit Europian që numëron një gjysëm miliardë. Por flukset e viteve të fundit me emigrantë ka bërë që ata të përqëndrohen më së shumti në disa vende të BE-së. Atje bëhet faktori multikulturor edhe më i fuqishëm se diku tjetër.

Sipas të dhënave zyrtare, Gjermania është destinacioni kryesor për emigrantët në Europë. Si kurrë më parë, në Gjermani jetojnë tani kaq shumë njerëz me prejardhje të huaj. Sipas zyrës federale të statistikave, në vitin 2017 ishin regjistruar 10, 6 milionë persona me pasaporta të huaja. Prej vitit 2009 numri i të huajve në Gjermani ka ardhur duke u shumëfishuar. Një nga arsyet kryesore të rritjes së numrit të të huajve është edhe të ardhurit nga vendet anëtare të reja ne BE si: Rumania, Polonia, Bullgaria. Shumë europianë tashmë po i braktisin vendet e tyre të lindjes. Vendin e parë e zënë turqit, pastaj vijnë polakët, sirianët, italianët, rumunët, kroatët, grekët, bullgarët. Vetëm në 2017 janë regjistruar 538 mijë të huaj (refugjatë) që kanë kërkuar mbrojtje në vendet e BE-së, 60% e të cilëve në Gjermani.

Të gjithë jemi dëshmitarë që qytetarë nga Evropa Lindore pas viteve 90′, u larguan për të jetuar në vendet e BE-së. Edhe pas 2012-2017 pati një fluks të madh refugjatësh nga vendet arabe dhe Ballkani. Kështu shtetet kombëtare të Evropës Perëndimore, duan apo s’duan, janë bërë e po bëhen gjithnjë e më multikulturore, që nuk mund të integrojnë e aq më pak të asimilojnë atë çka vërshon drejt tyre. Po qe se kjo është e vërtetë, atëherë këto shtete duhet ta përballojnë në një mënyrë të ndershme dhe me dinjitet njerëzor. Duhet të kujdesen që konfliktet të sheshohen, diskriminimi të pengohet dhe që format e ndryshme të jetës të respektojnë njëra – tjetrën. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për raportin e vendasve me të huajt, por edhe për konfliktet e të huajve mes njëri-tjetrit. Dhe brenda këtyre grupeve të popullsisë ka minoranca të vogla agresive, që e kanë në dorë nëse mbizotëron paqe apo plasin bomba.

Qëkurse ekziston një kulturë evropiane, sjellja ndaj të huajve vlen si kriter etik. Vetë Dhjata e Vjetër mëson se i huaji duhet respektuar, i duhet ardhur në ndihmë, duhet pranuar dhe i duhet bërë vend. Por ajo, natyrisht, nënkupton se ekzistojnë vendas dhe të huaj, pra njerëz që janë në shtëpi, në qatetin apo fshatin e tyre dhe të huaj që, ndoshta, të dëbuar ose në kërkim të një jete më të mirë dhe një atdheu të ri, trokasin në derën e vendasve. Në rast se qëndrojnë, gjejnë strehë dhe punë, atëherë fëmijët e tyre janë më pak të huaj, madje do të ndihen si vendas. Kjo ka ndodhur shpesh edhe në historinë e popullit gjerman. Para njëqind vjetësh erdhën në zonën e Ruhr-it turma minatorësh polakë dhe, djemtë e tyre: Shepan, Urban, Kucora ose Tibulksi u treguan bashkëkombasve të tyre të rinj se si luhet futboll në ndeshjet e “Shalke 04”. Të huajt u kthyen në vendas.

Shoqëria multikulturore nënkupton diçka tjetër: që të huajt mbeten në vazhdimësi të kufizuar, ngulin këmbë në gjuhën, zakonet dhe vlerësimet e tyre, dhe i përdorin ato përherë e, në rast nevoje, kundër vendasve ose emigrantëve të tjerë. Shoqëria multikulturore, po t’i shkosh në thelb, nuk njeh vendas dhe të huaj, nuk njeh kulturë që vendos kritere për jetën e përbashkët. Një demokraci e pjekur siç është ajo në Gjermani mund të durojë mjaft larmi kulturore dhe gjuhësore, por jo ama kultura të veçanta, të ndara prej njëra – tjetrës e madje të pozicionuara kundër njëra-tjetrës. Politika demokratike ka nevojë për qytetarë të përgjegjshëm, pra edhe emigrantë, të cilët janë në gjendje të përfytyrojnë se ata dhe fëmijët e tyre do të bëhen qytetarë të tillë. Te këta qytetarë të Gjermanisë bëjnë pjesë edhe ata njerëz që kanë lindur në Kurdistan apo Afrikën Perëndimore, në Siri apo Irak, në Kosovë apo Marok nga një kulturë tjetër, me një tjetër ngjyrë ose tjetër fe nga ajo e pjesës më të madhe të vendasve.

Dhe ata duhet ta dëshirojnë një gjë të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFRIM KRASNIQI/ Nga BE dhe politika "non grada", tek kriza e (o)pozitës dhe show i fundjavës qeveritare
Previous article Zbehja e shtëpisë sunduese Castro në Kubë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k