• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
“Militantja e kamufluar si gazetare në konferencën e Ramës”
Home
Shqipëri

“Militantja e kamufluar si gazetare në konferencën e Ramës”

May 20th, 2018 Redaktor2 Blog, Politikë, Shqipëri 0 comments

Nga Bashkim Kopliku

Histeri kolektive kundër pranimit në BE, me një gjoja gazetare Konferencë shtypi e kryeministrit Rama, menjëherë, në aeroport, fill pas kthimit të tij nga Bullgaria, datë 18.05.2018, ku priteshin lajme me ankth, për gjënë më të rëndësishme aktuale, për hyrjen në BE.

Normalët prisnin: Kur? Si? Ç’duhet të bëjmë më? Etj,. të kësaj teme.

Por, jooooo!!! Ngjet pikërisht ajo që nuk duhej: sulm kundër pranimit në BE. Del një militante e kamufluar si gazetare, që jo vetëm se u prish kolegëve të vet gazetarë lajmin, por edhe u prish pamjen qindra mijëra shqiptarëve të ngulur para televizorëve, normalisht të etur për “lajmet nga BE”.

Militantja e kamufluar si gazetare, luajti militantin e rëndomtë, nga ata që vërtiten me mijëra, me thëniet më të rëndomta, me të cilat na janë bërë veshët kallo, e që i thotë qindra herë në ditë, militani më frikacak i Shqipërisë: e përsëris, mos u bëni hipokritë: i thotë gazetari apo militanti më frikacak”!!!

Ky është fakti. Por Ajo, në vend që të dënohet në radhë të parë se theu “deontologjinë e gazetarisë”, duke u infiltrua si gazetare, por edhe duke u prishur rregullin, më elementar të gazetarisë: nuk bëri faktikisht asnjë pyetje për lajm, por thjeshtë përfaqësoi dufin e saj anti-evropian prej militanteje të rëndomtë.

Po fundja pak rëndësi ka Ajo!!! Por ka rëndësi se: Nuk reaguan kundër saj gazetarët, bile shumë e mburrën, natyrisht me devijimin mediokër të asaj që ndodhi.

Por për çudi, nuk u ndje fare as maxhoranca!!! Natyrisht e fatkeqësisht e mburri opozita, nëse nuk e kishte porositur ajo, që të bëjë aktin e radhës kundër pranimit tonë në BE.

Çfarë po ngjet kështu me popullin tonë?! A vërtetë jemi dokord me thirrjet e militantes së kamufluar si gazetare: “Ministri i brendshëm i Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë të afërt të inkriminuar”!!!

Kaq hipokritë jemi, akoma kaq komunistë, kaq kanunorë! Sipas Enverit të 1974, duhet të shihet biografia “deri 7 breza”.

Po a e dini se nuk mund të gjendet ministër në Shqipëri, që të plotësojë këtë kusht, përveçse nëse ka qenë fëmijë i gjetur rrugës, pa asnjë “të afërm”, i rritur në jetimore?

Këtu tek ne, ku korrupsioni, hajdutlleku, prostitucioni, narkotiku e krime nga më të ndryshmet kanë mbuluar pjesën më të madhe të popullit?!

Llogaritni shanset të mos keni asnjë “të afërt” të inkriminuar: shanset janë zero!

Po ju miq të mijë, po, po ju, në cilin nen të ligjeve shqiptare demokratike e mbështesni kaq me afsh këtë kërkesë hipokrite dhe absurde?

Në cilin nen të ligjeve të Perëndimit e mbështesni?

Në cilin moral? Mblidhni mendjen: në BE nuk do të hymë kurrë, nëse nuk ndërrojmë këtë mentalitet hipokrit kanunor apo dhe komunist, shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA: Pse do dështojë lëvizja antiamerikane dhe anti-Perëndim e 26 majit?
Previous article SHPERTHEN GAZETARI: Ja pse Jetmir Olldashi është një vegël qorre e partisë, madje dhe i dënuar

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k