• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Zhurmimi” i Komisionit të Reformës, dekonspiron frikën e Bashës nga zgjedhjet
Home
Politikë

MERO BAZE/ “Zhurmimi” i Komisionit të Reformës, dekonspiron frikën e Bashës nga zgjedhjet

October 23rd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po sillet si një “dashnore e lënë” nga Edi Rama. Në mungesë të guximit për t’u ulur në tryezë të bisedimeve për Reformën Zgjedhore dhe me ndryshime kushtetuese, nëse është nevoja, ai rri në rrugë dhe zhurmon Komisionin e Reformës që mblidhet nën kujdesin e OSBE, ku ai vetë e lë karrigen bosh.

Nesër, ndërsa Komisioni zyrtar i Reformës do të mblidhet për të vazhduar diskutimet, Lulzim Basha në të njëjtën orë do të mbledhë Komisionin e PD për Reformën Zgjedhore dhe do të bëjë propozimet në distancë.

Është pak qesharake, por më shumë ngjan të jetë një përpjekje për të mos u ulur në tryezë, e cila mund të prodhojë kushte për zgjedhje të afërta.

Reforma Zgjedhore e shpejtë dhe e gjithëpranuar është i vetmi kusht që në Shqipëri të afrohen zgjedhjet, nëse do dikush t’i afrojë dhe të rikthejë normalitetin në politikën shqiptare.

Pa Reformën Zgjedhore, pa zgjidhur krizën e Presidentit dhe pa një konsensus mbi ndryshime të mundshme në Kushtetutë, asgjë nuk mund të ndodhë deri në vitin 2021, përveç kësaj situatës informale të opozitës, që nga inati i qeverisë, lë vendin bosh e gjuan me gurë nga dritarja, të prishë mbledhjen.

Arsyeja pse ka lënë bosh karrigen është pse ai nuk është vetëm për vetëm me Edi Ramën, por ka dhe të tjerë. E sidomos ka deputetë të listës së tij, që nuk kanë pranuar bojkotin dhe kanë hyrë në Parlament.

Propozimi i PD që reforma të bëhet vetëm mes atij dhe Edi Ramës, dhe një ndërmjetësi ndërkombëtar, fillimisht është hedhur poshtë nga çdo faktor ndërkombëtar. Pra është një kërkesë e refuzuar nga ata që ai i ka ftuar të jenë palë.

Prandaj nëse doni të kuptoni sa seriozisht e ka Lulzim Basha kur flet për zgjedhje të reja apo rikthimin e normalitetit, shikoni ditën kur të pranojë të ulet në tryezë, duke pranuar gabimet që ka bërë dhe duke ju futur punës të fitojë kohën e humbur.

Nëse vazhdon ta shtyjë kështu si “dashnore e lënë” me Komisione paralele, thjesht është duke ju gënjyer kur ju premton zgjedhje apo zgjidhje të tipit maqedonas, siç ju gënjente për 30 qershorin, apo mosdorëzimin e zyrave.

Gjithçka nis nga ulja në tryezë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLEVIS GJONI/ A po shndërrohet Shqipëria në “Komunën” e një përplasje të re franko-gjermane?
Previous article PORTRETI I NJË PIKTORI/ Helidon Haliti, kumti i një penelate shpërthyese, shpirti i dritur i ngjyrave dhe përjetimeve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k