• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Zemërimi fallco me komsionerin Hahn
Home
Politikë

MERO BAZE/ Zemërimi fallco me komsionerin Hahn

December 3rd, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Është e çuditshme përse shqiptarët në Kosovë, janë të zhgënjyer nga komisioneri Hahn gjatë vizitës ë tij sot në Prishtinë. Qëndrimet e komisionerit për zgjerim, Johannes Hahn, janë pritur me zemërim për shkak të shtyrjes së datës së liberalizimit të vizave për vitin 2020 dhe këmbënguljes së tij, që Kosova të heqë taksën 100 për 100 ndaj Serbisë.

Kosova ka dy javë që vlon nga gëzimi patriotik i vendosjes së taksës ndaj Serbisë. Vendimi është paraqitur si i marrë me vetëdije të plotë dhe është mbrojtur si i tillë. Nuk jam i sigurtq nëse kanë bërë ndonjë llogari financiare, por kur bën politikë, mund t’i injorosh dhe llogaritë financiare.

Është e qartë që taksa është politike dhe kundërpërgjigjie ndaj mos-njohjes nga ana e Serbisë. Deri në këtë pikë, të gjithë jemi dakord se Kosova ka nisur një luftë tregtare ndaj Serbisë.

Kjo luftë tregtare ka një mbështetje të madhe popullore mes shqiptarëve dhe mund të jetë  një patericë, ose dinamit për pushtetin e qeverisë së brishtë të Kosovës.

Por ama të gjithë jemi të qartë se ky është një qëndrim kundër perspektivës europiane të Kosovës. Biles e tillë është dhe shfaqja patriotike Rama- Hardinaj në Pejë.

Tani, nëse nisesh për luftë kundër armikut tënd, padiskutim që duhet të përgatitesh për sakrificia. Sakrifica e pare natyrisht mbeten vizat dhe kundërshtia e Europës për këtë rrugë.

Është e pakuptimtë që nga një anë t’i shpallësh luftë tregtare Serbisë, në kundërshtim me sponsorizmin që Europa Iibën dialogut Serbi- Kosovë, dhe të presësh nga Europa shpërblim për viza apo mbështetje për këtë akt.

Këto duhen llogaritur që nuk do t’i marrësh, derisa të jesh në luftë. Ndryshe i humbet dhe kuptimi burrërisë për luftën tregtare ndaj Serbisë.

Kosova duhet ta ndajë mendjen, nëse do bëjë luftë, qoftë dhe kundër dëshirës së Europës, apo do presë çfarë t’i japin.

Nuk jam kundër luftës. Ndoshta është një rrugë që e shkurton rrugën e mundimshme dhe getoizimin pa fund në Europë, por nuk duhet të kërkojmë njëkohësisht dhe luftën, dhe shpërblimin për të. Kjo nuk është luftë e Europës, por luftë e Kosovës, dhe si e tillë duhet të përballohet nga shqiptarët.

Dhe nuk besoj se është vetëm çështja e vizave. Besoj se lufta tregtare me Serbinë do ketë pasoja dhe për Kosovën. Do ketë mungesa në treg, ose rritje çmimesh, do ketë spekullime dhe përpjekje për të ndryshuar orientimin e tregut, do ketë kaos dhe humbje vendesh pune.

Por mos thoni që nuk i dinim këto. Luftë vetëm për lavdi për të dalë në faqe të shtypit nuk ka.

Lufta tregtare ndaj Serbisë, nëse nuk është e menduar mirë, bëjnë mire ta mendojnë dhe ta përballojnë, dhe jo të mallkojnë Europën pse nuk i mbështet. Europa nuk mbështet luftën, por paqen me Serbinë, dhe bisedimet të cilat nuk kanë dritë në fund të tunelit. Ndaj lufta ndoshta mund t’i shpejtojë ato, por jo duke pritur trëndafila nga Europa.

Efekti i parë real i luftës tregtare Kosovë- Serbi, nuk është uria, por beteja mes Thaçit e Haradinaj, se kush mund të rrëzojë njëri- tjetrin. Kjo tregon se më shumë se sa për të dëmtuar Serbinë, apo për të forcuar Kosovën, ajo është shpallur për të prishur planet e njëri- tjetrit.

E njëjta gjë po ndodh dhe në Serbi. Atje ka filluar vajtimi për luftën tregtare, për t’u dukur viktimë e madhe. Vuçiç me dinakërinë e tij, nuk lë rast pa përmendur se Perëndimi është me shqiptarët kundër tij, që të viktimizohet dhe heroizohet në sytë e serbëve, që po ja dalin. Por në fakt ai bën viktimën e Perëndimit, pasi nuk bën dot viktimën e shqiptarëve para serbëve.

Ndaj ankesat e sotme ndaj komisionerit Hahn, janë absurde. Lufta tregtare Kosovë- Serbi nuk ka nisur si interes i Europës. Ka nisur si rivalitet mes tyre, biles më keq akoma, edhe si rivalitet mes brenda shqiptarëve.

Tani meqë e nisën duhet ta çojnë deri në fund, por nuk kanë pse i kërkojnë ndihmë komisionerit Hahn. Nuk është luftë e tij, nuk është axhendë e tij dhe aq më pak, luftë e Europës. Është këpucë e gjuajtur mbi ndërtesën e Brukselit. Ndoshta me të drejtë, por jo pa pasoja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELISA SPIROPALI/ Pse bashkimi shqiptarëve do na shpëtojë nga kompleksi i kombit të vogël
Previous article BERND FISCHER/ Shqiptarët kanë shumë gjëra për t’i mësuar Europës, ja pse s’janë nacionalistë si serbët dhe grekët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k