• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Viti i një proteste që ka lindur e shuar
Home
Politikë

MERO BAZE/ Viti i një proteste që ka lindur e shuar

November 3rd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze/

Nëse ka një gjë “mizore” të qeverisë ndaj protestuesve të “Unazës së re”, është fakti që i ka lënë një vit të protestojnë për të provuar që kauza e tyre nuk është kauzë e shoqërisë. Të gjithë ata që tentojnë të përkujtojnë një vjetorin e kësaj proteste, në fakt duhet të kujtojnë, se është shembulli më domethënës, se si një protestë mbetet brenda një unaze të ngushtë njerëzish dhe teritori, kur nuk përfaqëson interesin publik, por përpjekjen për t’iu impouar interesit publik me një hall personal.

Secili prej banorëve të Unazës së re, nga ato rreth 30 familje që do tu prishen shtëpitë, e ka vërtet problem serioz atë me të cilën po përballet. Ata kanë ndërtuar pa leje dhe mbi një njollë që ka qenë prej kohës së Adil Çarçanit, gjurmë e Unazës së Tiranës. Me vetdije apo vetdije, të nxitur politikisht a jo, ata janë viktima të një Shqipërie që ktheu në prioritet anarkinë mbi ligjin, zaptimin mbi blerjen, masakrën urbane mbi planet e zhvillimit urban etj.

Pra secili prej tyre është në telashe dhe kjo është arsyeja që banorët e Kryeqytetit, por dhe më gjerë nuk janë agresivë ndaj tyre, edhe pse ata shpesh kanë bërë gjeste kafshërore ndaj njerëzve që bllokohen në Unazë, ndaj të sëmurëve apo njerëzve që nxitojnë të kapin një orar në Rinas, përfshi dhe sulmin e padenjë ndaj një diplomati që ishte në punë të vet me gruan e tij, siç ishte rasti I ambasadorit të OSBE. E sulmuan ambasadorin në makinë të vet dhe pastaj bëjnë sit ë zemëruar pse u nxorri gishtin. Në fakt po të kishte hstet normal, në atë rast u dhej nxjerr shkopi I gomës.

Të gjithë I kanë parë si njerëz të zemëruar hallexinj, por që nuk kanë të drejt të kërkojnë ndihmë nga shoqëria. I kanë lënë në hallin e tyre.

Ajo që është interesante në këtë histori, është se atyre prej Dhjetorit të vitit të kaluar u shkoi në krah Partia Demokratike dhe partitë aleate të opozitës. Më mire të themi u shkuan kryetarët e opozitës. Kjo nënkuptonte se protesta do rritej, do bëhej më e madhe, më popullore dhe më e mbështetur.

Në fakt nddodhi e kundërta. U bë dhe më e vogël, dhe më agresive dhe më e izoluar. I vetmi produkt I gjithë protestës një vjeçare, është libri me kujtime nga protesta, I djalit të Fariut, që mund ti shërbej për tu rifutur në listë për deputetë dhe për të mësuar të lexoj librin e vet. Asgjë tjetër.

Bashkimi I opozitës me ta, në vend që ti rriste, I zvogëloi dhe I bëri dhe më të izoluar nga opinioni publik.

Kjo tregon se asnjë opozitar I Tiranës, asnjë qytetar I Tiranës, qoftë ky I PD apo partive të tjera opozitare nuk është ndjerë i motivuar të bëhet palë me interesin e 30 banorëve kundër interesit publik, apo me zaptuesit kundër pronarëve. Edhe pse Mediu apo Shehi, vegjetojnë në politikë, në emër të ish pronarëve, u shkuan e u solidarizuan me antipronarët, kjo nuk preku telat e zemrës, të asnjë ish pronari që të shkonte e tu thoshte, “ua kam fal tokën time, vetëm ju të fitoni”.

Përvjetori I kësaj proteste, është një leksion I hidhur I një këmbngulje një vjeçare për t’iu imponuar shoqërisë me dhunë, me agresivitet dhe me një politizim të tejskajshëm, në emër të një interesi privat, qoftë kjo dhe një kauzë e dhimbshme, siç është prishja e shtëpive.

Shoqëria nuk e bëri pjesë të saj zemërimin e tyre. Ai nisi në Uanzë dhe mbeti në një qoshe të Unazës. Aty mbeti dhe opozita që tentoi ta përdor, edhe kamikazët që donin të penalizonin Tiranën, pse nuk I mbështeste. Sot Berisha na kujtoi se protesta mbushi vitin. Nuk e di si e kanë zakonin nga anët e Berishës, kur mbushet viti I një të vdekuri, por ajo protestë ka lindur e vdekur dhe lirshëm sot mund të shpërndajnë dhe hallvë, por jo fishekzjarrë fitoresh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRIZIDA GJIKONDI/ Basha si Koçi i Teto Ollgës
Previous article ARTUR AJAZI/ Partia Demokratike si “OPGJ” e madhe

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k