Sulmi I ulët I Sali Berishës ndaj Ritvan Bodes, I propozuar si anëtar I Bordit të Bankës së Shqipërisë, ka të bëj me garancitë që Sali Berish ai ka dhënë Lulzim Bashës, për ta mbajtur Gardën e vjetër të PD, nën kontrollin e tij, edhe pas eleminimit nga stukturat e partisë.
Pas më shumë se një viti, kur Topalli, Bode, Patozi Imami, Ruli, Bregu, etj, janë nxjerrë nga strukturat e partisë, Sali Berisha ka shërbyer si garant I aktit të Bashës, duke marrë përispër që të jetë garanti I mos rebelimit të tyre.
Dhe në disa raste I ka funksionuar.
Në valën e parë të rebelimit kundër Bashës, kur arriti të nxehet edhe Genc Ruli, e të bëj thirrje ta zbojnë nga selia e PD, Kunatin, Berisha hyri menjëherë në lojë, duke bërë dhe ai si i pakënaqur.
I frikësuar se të pakënaqurit mund të kishin një lider tjetër të tyre jashtë kontrollit, ai nxitoi të dal në shtyp dhe të bëj si i pakënaqur dhe i painformuar për aktet e Bashës. Kështu që gjtihë të pakënaqurit I ftoi ti bashkoheshin atij për të korrigjuar Bashën. Dhe ashtu u bë. Një nivel të pakënaqurish të skalionit të dytë, kryesisht nëpunës dhe ish drejtorë, të pakënaqur me Bashën, kthyen në kryefjalë të tyre Berishën dhe pakënqësinë e tij dhe e luftonin Bashën, si njeri që nuk dinte të sillej mirë dhe me Berishës. Kjo jo vetëm që bënte qesharake kauzën e tyre kritike ndaj Bashës, por I mbante dhe nën kontrollin e njeriut të gabuar kundër Bashës.
Me skalionin e pare të armiqëve të Bashës duket se Berisha mbajti qëndrime të diferencuara. U përpoq të mos konsumohej kundër tyre dhe kur sulmonin Bashën, bënte kujdes në biseda formale me njerëz tu jepte të drejtë për ti qetësuar, dërgonte mesazhe bashkëpunimi me ta, gjithcka për të ruajtur Bashën nga rrebelimi.
Më agresivja kundër Bashës, Jozefina Topalli, mbeti në orbitën e Berishës, Bode e Imami po ashtu. Ruli rigjeti komunikimin me Bashën, ndërsa Patozi u largua duke ju kthyer profilit të tij si publicist I lirë.
E vetja që fitoi një vend pune presitigjoz në një institucion rajonal të BE, Majlinda Bregu u sulmua me egërësi si tradhëtare e PD, vetëm se u kuptua që doli jashtë kontrollit të tyre. Ata nuk e pengonin dot në BE, edhe pse u munduan.
Pas Bregut akti I dytë I daljes nga rreshti është akti I fundit I Bodes. Dhe nuk është fjala për anëtar të Bankës Qëndrore, por për diçka më shumë. Sali Berisha ka refuzuar që Ritvan Bodja të marrë në emër të opozitës një detyrë të rëndësishme, edhe pse e ka pas ministrinë e tij më të besuar. Dhe Bodja me viskozitetine tij politik, e ka pranuar verdiktin e Berishës dhe e ka refuzuar. Pas kësaj, ai ka pranuar detyrën e Anëtarit të Bordit të Bankës që është thjeshtë një detyrë teknike që I shkon profesionit të tij.
Por fakti që Berisha ka refuzuar që Bodja të dal nga orbita e kontrollit të tij , si I papunë dhe i pushkatuar politikisht, tregon se gjithë roli I Berishës në krah të Bashës, është të jetë badigard I të përjashtuarëve të tij. Për gati dy vjetë Basha përjashton njerëz nga PD dhe Berisha është garant që ti mbaj ata në një vathë më vete të mos rebelehen kundër tij. Rasti I Bodes është ilustrimi më I qartë I këtij roli të pistë të Berishës. Ai nuk ka pranuar që Bode të përfaqësoj opozitën në një postë të lart dhe të nderuar, dhe ka refuzuar të investohet për këtë, ndërkohë që reagon pse Bodja ka pranuar një detyrë formale, që nuk ka asnjë ngarkesë politike.
Kjo vlen për të kuptuar se të gjithë ata që sulmojnë Bashën, të gjithë ata që bëhen si trima me të, të gjithë ata që akoma më keq thonë se Basha nuk është I mirë si Berisha, nëse e kanë serioshtë betejën me Bashën duhet ta nisin me Sali Berishën. Rasti se si ai poshtëroi ish ministrin e tij vetëm pse mund të merrte një pozicion të rëndësishëm publik në emër të opozitës pa pyetur Bashën, (ose sic përkthehet pa paguar Kunatin), tregon se Berisha është varrmihësi I viktimave të Bashës, për të mos ngritur më kokën kundër tij. Ndaj nëse dikush ka diçka seriozisht kundër Bashës duhet ta nisi me Berishën. Ai është garanti I pushtetit të Bashës.
Leave a Reply