• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Vaksina është një test a janë gati shqiptarët të vdesin për Berishën
Home
Politikë

MERO BAZE/ Vaksina është një test a janë gati shqiptarët të vdesin për Berishën

March 18th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Tre ish mjekë shqiptarë Sali Berisha, Tritan Shehu dhe Petrit Vasili, befas menduan se e gjetën çelsin për të bërë fushatë elektorale. Sapo mësuan se disa vende evropiane pezulluan përdorimin AstraZeneca Covid-19, për shkak të ndjeshmërisë që krijuan lajmet rreth saj, kërkuan menjeherë pezullimin e saj. Në fakt paniku I tyre kishte të bënte me lajmet se Shqipëria po siguronte sasinë e nevojshme të vaksinave me AstraZeneca Covid-19, pasi kishin hyrë 38 mijë dozat e para të kësaj vaksine.

Shqipëria ka përdorur deri më sot rreth 6 mijë e 500 vaksina “AstraZeneca Covid-19” kryesisht tek mësues. Nuk ka asnjë rast me komplikime pas vaksinimit.

Pasi qeveria nuk reagoi ndaj “dëshirës’ së tyre, Sali Berisha u hodh në sulm. Ai “vërtetoi” se të gjithë mësuesit e Durrësit që kishin bërë vaksinën, ishin sëmurë dhe nuk kishin shkuar në shkollë gjeti se një kandidat për deputet në Dibër e kishte pësuar prej saj dhe me vrullin që e ka nisur ka shumë mudnësi që të deklaroj më shumë viktima se sa janë vaksinuar gjithësej deri më sot.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka deklaruar sot se vaksina e Oxfordit, AstraZeneca Covid-19 është “e sigurt dhe efektive” dhe përfitimet e saj tejkalojnë rreziqet.

Pra tani jemi në kushtet kur opozita zyrtare po përpiqet të bëj fushatë kundër vaksinimit të popullsisë. Kjo është një qasje e rrezikshme për shëndetin e popullsisë, por është betejë e imponua nga opozita dhe duhet parë si e tillë.

Pra tani kemi dy pale, qeverinë që po siguron vaksina dhe fton qytetarët të vaksinohen dhe opozitën që u bën thirrje qytetarëve të mos vaksinohen.

Në fakt në çdo vend të botës ka personazhe që dalin kundër vaksinimit dhe e kanë atë kauzë të tyre. Por në asnjë vend të botës nuk e ka kauzë një parti politike që pretendon të vij në pushtet. Përdrimi I vaksinimit si një mënyrë për ti ndarë njerëzit pro dhe kundër qeverisë, është antinjerëzore, por në fund të fundit, është një zgjedhje e opozitës, e cila është më e lumtur ti shikoj votuesit e saj të vdekur, se sa duke bërë vaksina.

Ne nuk kemi mekanizma, as ti ndalojmë deklaratat e Berishës, e as ta dënojmë për ato. Normalisht duhet ta ndalonin fëmijët e vet dhe gruaja, se u është bërë I zoti I shtëpisë qesharak, por dhe ata mendojnë, se u vlen më shumë pushteti, nëse vjen prej marrëzive të babait se sa babai I marrë.

Kështu që të gjithëve tani na mbetet të shikojmë deri më 25 Prill, nëse shqiptarët do të votojnë kundër vaksinës apo pro saj, duke zgjedhur kështu qeverinë apo opozitën.

Sali Berisha është I vetmi politikan që beson se shqiptarët janë gati të vdesin për të, nëse ai u thotë mos u vaksinoni prej qeverisë. Vet po kërkon vaksinën, pasi do që edhe ti vdes shqiptarët, por dhe ta shijoj atë moment, duke I parë si vdesin vetëm se dëgjuan atë. Siç kënaqet çdo vrasës serial me viktimat e veta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOKOL BALLA/ A jemi ne gati të vdesim për Sali Berishën?
Previous article TAHIR MUHEDINI/ Zoti Idrizi, gjaku çam nuk bëhet ujë duke bashkuar votat me ata që mohojnë ekzistencën tonë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k