• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Teatër shqiptar me Gjykatën e Hagës
Home
Politikë

MERO BAZE/ Teatër shqiptar me Gjykatën e Hagës

July 19th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze 

Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje dhe ka kërkuar zgjedhje të reja, pasi në zyrën e tij sot në mëngjes ka mbritur  një fletëthirrje nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës. Askush nuk mund të paragjykoj flethirrjen e një Gjykate Ndërkombëtare për krime lufte, ashtu si askush nuk mund të konsideroj fajtor Ramush Haradinaj pa u gjykuar. Dhe kjo është shumë e qartë.

Gjtihë të tjerat janë marketing politik, një përpjekje për viktimizim politik.

Së pari ky nxitimi për ta quajtur gjest burrëror ikjen në Hagë pasi vjen fletëthirrja është qesharak dhe nuk duhet ti trajtojmë shqiptarët si idjotë.

Burrëri në kuptimin shqiptar, do të ishte të mos shkoje në Hagë kur të vjen fletëthirrja, po një lloj burrërie e marrë.

Por shkuarja është veprim normal, që e ka bërë çdo epror I UCK që i ka ardhur kjo fletëthrrje deri më sot.

Së dyti paragjykimi se Gjykata Speciale është duke bërë politikë me fletëthirrjet, është një paranojë shqiptare, që forcon traditën e mosbesimit tek drejtësia.

Nëse e paragjykojmë si të tillë, atëhere do të thotë se presim që Haradinaj të dënohet, ndërkohë që nga ana tjetër po themi që lufta e UÇK ka qenë  e pastër dhe Haradinaj është I pafajshëm.

Tani ose njëra, ose tjetra.

Nëse besojmë tek pastërtia e UÇK dhe pafajësia e Haradinaj, besojmë se kjo gjykatë dhe më parë, dy herë të tjera e ka nxjerrë të pafajshëm. Se po të ishte siç po e paragjykoni sot, atëhere nuk do ta dinim, pse ishte UÇK e pastër, apo Haradinaj I pafajshëm.

Së treti dorëheqja e Haradinaj, para nisjes në Hagë dhe kërkesa për zgjedhje të parakohëshme, është një taktikë politike e Hardinaj, për të fituar elektorat përmes viktimizimit, por nuk ka lidhje me statusin e tij si I thirrur në Hagë për krime lufte.

Ai po përpiqet të viktimizohet nga fletëthirrja dhe të shpresoj se kjo do ta forcojë në zgjedhje në Kosovë.

Por kjo nuk ka lidhje me faktin se Kosova turpurohet apo nderohet, duke u gjykuar Ramushi si individë, apo me detyrë kryeministër.

Ramushit si kryeministër, ende nuk I ka ardhur ora të gjykohet. Nëse do të gjykohet për korrupsion apo shkelje ligji, do ta bëjnë gjykatat e Kosovës. Uroj mos ti ndodh kjo gjë.

Por në Hagë hetohet dhe gjykohet Ramush Hardinaj, si ish komandant dhe ska lidhje fare me faktin, që sot është kryeministër. Nëse ai dënohet si hero I luftës në Kosovë do të mbetet në histori. Nëse hetimi zbulon gjëra të pakëndëshme për vëllarasje, po ashtu ai e merr personalisht atë taksë.

Përpjekja për tia quajtur nder Kosovës, faktin që Ramushi po ikën si kryeministër I dorëhequr, është një paragjykim I rënd për drejtësinë dhe Ramushin, pasi po duket sikur ai është apriori fajtor.

E gjitha çfarë ka ndodhur sot, është një proces për të cilin Haradinaj ka qenë I përgatitur, ashtu si Thaçi, Veseli e kushdo tjetër që e kanë votuar vet Gjykatën Speciale. Tani ky procesi I dekoratave paradhënie për ata që nisen drejt Hagës, është një folklor shqiptar. Dhe akoma më keq ngjan kur e shikon këtë nga Shqipëria, ku Lulzim Basha që përlotet për Ramushin, është I pari që ja ka mbush dosjen dhe I fundit politikan që nuk ka shkuar kurrë para drejtësisë në Shqipëri, as kur ka vjedhur, as kur ka vrarë, as kur është kapur duke pastruar para.

Njëjtë dhe të tjerët, që përballja me drejtësinë u duket burrëri. Nuk është burrëri. Është detyrim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Premtimet e kandidatëve për kryeministër…
Previous article ILIR YZEIRI/ Opozita ndoshta, por Basha kurrë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k