Mero Baze
Ilir Meta duket që është I dëshpëruar nga Partia Demokratike. Edhe pse ai e di fare mirë që problem I shkuarjes në zgjedhjet e 13 tetorit nga opozita, nuk është legjitimiteti I munguar I dekretit të tij, por vënia në diskutim e legjitimitetit të Lulzim Bashës, përsëri ngulmon. Dhe është një këmbngulje e pakuptimtë, ti kërkosh Lulzim Bashës të bëj më 13 tetor, atë që nuk bëri më 30 Qershor, duke ndryshuar vetëm moti.
Lulzim Bashën nuk e pengon muaji Qershor apo pranvera si stinë dhe nuk është se vjeshta ja kthen mendjen. Lulzim Bashën e pengon fakti që dështoi me lëvizjet e tij radikale për djegie mandatesh e bojkot zgjedhjesh dhe nuk mund të bëj hapa pas, pa një garanci nga Berisha, që do të nuk preket.
Dhe sic e shikojnë të gjithë, Berisha po sillet sikur nuk e ka mendjen, as tek Basha, as tek Meta, por merret me qytetarin digital.
Por ajo që është më komike tek thirja e Metës drejtuar opozitës, dmth PD, për 13 tetorin, është se u kujton atyre 18 tetorin, kur Shqipëria mund të mos hap negociatat.
Kjo është një tallje dyfish. PD është e sigurt se negociatat nuk do të hapen me gjithë atë krizë që PD ka krijuar. Tanimë po bëhet e qart për qeverinë, se nëse dështojnë negociatat ato do të dështojnë nga kriza e brendëshme politike që ka prodhuar opozita.
Tani ky është I vetmi trofe I luftës politike që ka arritur Lulzim Basha. Vërtet ka dal nga parlamenti, vërtet ka dal nga bashkitë, por ama Shqipërinë e ka nxjerr nga shanset për negociatat.
Tani ti lutesh Luzlim Bashës të hyj në zgjedhej me 13 tetor, se kështu mund të hapen negociatat më 18 tetor, është sikur ti lutesh të mos hyj kurrë në zgjedhje. Edhe sikur zgjedhjet e 13 Tetorit të ishin legjitime, edhe sikur aty të merrnin pjesë gjithë palët, edhe sikur kryeministër të mos ishte Edi Rama, Luzlim Basha, do ti bojkotonte ato zgjedhje, vetëm që të mos hapeshin negociatat. Kat re vjet që bën përditë këtë betejë dhe ka një farë suksesi. Nuk mund ta shes kaq lirë.
Ndaj Ilir Meta, duhet të na e kursej këtë arsyen përse duhet të hyj PD në zgjedhje më 13 tetor, duke na përmendur negociatat. Ato janë arsye për të mos hyrë kurrë në asnjë pa zgjedhje PD.
Është më mire tu lutet me sinqeritet të regjistrohen që të mos duket sikur Presidentin se pyet asnjeri, veç Tit Vasilit. Kjo është dhe më e ndershme mbi të gjtiha se është hall real. Kurse halli I negociatave, nuk është as I ilir Metës as I luzlim Bashës. Të dy së bashku kanë punuar që ajo ditë të vihet në dyshim. Tani të paktë të mos zihen kush ka më shumë merita.
Leave a Reply