• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Si, Rama dhe Basha, mund të vihen në provë për zgjedhje të lira?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Si, Rama dhe Basha, mund të vihen në provë për zgjedhje të lira?

November 29th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Degradimi i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, por dhe shumë procese të tilla të ngjashme në institucionet më të rëndësishme të vendit, që i nënshtrohen zgjedhjeve, përveç partive politike, nxjerrin në pah nevojën e një mekanizmi ligjor për kontrollin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Komisioni Qendro i Zgjedhjeve, deri më sot shërben vetëm si një institucion që është përgjegjës për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vend. Megjithëse është i specializuar për zgjedhje dhe ka një administratë të aftë për këtë proces, ai është thuajse një institucion jashtë loje për çdo proces tjetër zgjedhor në vend.

Zgjedhjet brenda partive politike, PD, PS, dhe partive të tjera parlamentare, janë zgjedhje po aq të rëndësishme, biles në ndonjë rast më të rëndësishme se sa vet zgjedhjet parlamentare. Në kushtet e një sistemi të tillë politik, ku fituesi i zgjedhjeve parlamentare fiton gjithçka, pasi mund të zgjedh Presidentin, Kryeministrin dhe gjithë institucionet e tjera, janë po aq të rëndësishme sa zgjedhjet lokale dhe vet zgjedhjet brenda partive politike, pasi ato zgjedhje prodhojnë kandidatin për kryeministër.

Në këto kushte, meqë jemi në prag të finalizimit të reformës së munguar zgjedhore, do të ishte logjike që partitë politike, sidomos PS dhe PD ti japin mbësthetje një nisme që kthen KQZ në institucion përgjegjës ligjor për çdo proces zgjedhor brenda partive politike në vend, si dhe institucioneve të tjera të pavarura që kanë nevojë për zgjedhje si Federatat sportive, përfshi atë më problematiken të Futbollit, Universitetet, Akademia e Shkencave, Shoqatat e rëndësishme me ndikim kombëtar të njohura prej shtetit si të tilla etj.

Por kjo është urgjente sidomos tek partitë politike.

Farsat zgjedhore brenda partive politike, janë shkaku kryesor pse politika shqiptare nuk ka lëvizur përpara për 28 vjet, pse çdo lëvzje e re vritet në embrion dh eps enuk funksionon disidenca brenda partive politike. Kryetarët e partive politike nuk ikin kurrë nga drejtimi i partive pikërishtë pse brenda partive është shkatërruar mekanizmi i zgjedhjeve dhe është kthyer në formalitet. Nëse i hedh një sy zgjedhjeve të fundit brenda PD, ti e kupton se njeriu që bërtet për vjedhje votash parlamentare, vet sillet si bandit publikisht duke degraduar zgjedhjet brenda partisë dhe duke u lënë hapësirë trafikantëve të drogës ,prodhuesve të hashashit, figurave kriminale të 28 viteve në jetën publike të Shqipërisë dhe në fund e quan dhe proces zgjedhor.

Askush nuk numuron më vota, askush nuk garon më askush nuk i konsideron ato zgjedhje dhe pastaj dëgjojmë dhe Lulzim Bashën që kërkon zgjedhje të lira dhe të drejta.

Në këto kushte, do të ishte urgjente që PD dhe PS , të mbështesin KQZ si institucioni që duhet të organizoj çdo lloj zgjedhjesh në Shqipëri, edhe ato brenda partive, pasi ato janë po aq të rëndësishme për jetën e vendit, sa ato parlamentare.

Biles do të ishte mirë që dhe testet për numurimin elektronik dhe votimin elektronik të testohej në votimet e partive, për të dhënë shembullin dhe garancinë që mund të përdoren në zgjedhje parlamentare.

Nëse Edi Rama dhe Luzlim Basha nuk bien dakod që dikush tjetër si KQZ të organizoj zgjedhjet e tyre, është e qartë se ata nuk duan zgjedhje të lira brenda partisë së tyre dhe kjo është shenjë e qartë, që ata nuk duan zgjedhje të lira as në Shqipëri.

Më tej ky proces duhet shtrirë në çdo institucion me peshë në vend, që ka raport me shtetin shqiptarë KQZ duhet të marë fuqinë e një institucioni profesionist zgjedhjesh dhe të vendos rregullat e lojës duke shmangur vrasjen e demokracisë shqiptare qysh në embrion, siç po vritet në zgjedhjet brenda partive dhe institucioneve kryesore të shtetit shqiptar që duhet të ishin shembull i lirisë dhe zgjedhjeve të ndershme. Ndërkohë janë kthyer në epiqendra dhe laboratore të vjedhjes së votave dhe zgjedhjeve të panderëshme, një histori që në finale ka vrarë shpresën për zgjedhje të lira në Shqipëri.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Europa nuk na do se “jemi shqiptarë” e “myslimanë”. Jo!
Previous article RAMUSH HARADINAJ/ Mjaft është mjaft, nuk lejoj ndarje të Kosovës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k