• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ SI PD e LSI, po fshehin pas tryezës zgjedhore, dorzimin pa kushte
Home
Politikë

MERO BAZE/ SI PD e LSI, po fshehin pas tryezës zgjedhore, dorzimin pa kushte

January 26th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Shumë mbështetës të opozitës por një pjesë e madhe e shoqërisë, ende janë të paqart, ose në kërkim të ndonjë shpjegimi, mbi uljen e papritur në tryezë të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, nën alibinë e nevojës urgjente për reformën zgjedhore.
Biles konspiracioni bëhet dhe më I madh, kur dhe Berisha megjithëse lëshon gjithë njerëzit e vet kundër Bashës, e mbron idenë e reformës zgjedhore. LSI shkon dhe më tutje, kur thotë se pas Reformës zgjedhore do të shkojmë në zgjedhje.
Po çfarë ka mbetur nga idetë e Reformës Zgjedhore që pritej dhe nga ato që ka propozuar OSBE/ODIHR?
Fillimisht çështja e mundësisë së ndryshimit të sistemit që u hodh nga partitë jo parlamentare dhe aktivistë civilë, duket se tashmë u varros. Për të janë shprehur kundër Berisha, Basha, LSI dhe mbështetësit e tyre ndërkohë që as OSBE/ODIHR nuk e ka pas në agjendën e vet.
Kështu që gjithçka mbetet, është të shikojmë, cilat janë pikat më të forta të propozimeve të OSBE.
Pika më e fort dhe që do të ndryshoj historinë e zgjedhjeve është depolitizimi I komisioneve. Depolitizimi I komisioneve, dhe bërja e zgjedhjeve me tre komisionerë të zgjedhur me short nga listat e mësuesve apo gjyqtarëve të vendit, do të ul në mënyrë drastike, korrupsionin , peshën financiare dhe mbi të gjitha vjedhjene votës në tavolinë për partitë e vogla që nuk kanë komisionerë.
Ajo që bllokon ndryshimin në Shqipëri, si një forcë e padukshme, është pikërisht dështimi I partive të vogla për të kaluar pragun, pasi votat e tyre, përveçse janë pak janë në duar çakejsh. Do të mjaftonte të hiqje 2 vota për një kuti, që një partie ti hiqje dhjetë mijë vota në rang vendi. Dhe kjo bëhet rregullisht.
Depolitizimi I komisionerëve, do të ul kostot financiare dhe do të rris vlerën e votes, pasi do të shmang vjedhjen.
Deri tani sipas asaj që po flitet në tryezë, PD është kundër edhe këtij rekomandimi.
Nëse dhe ky nuk bëhet, atëhere propozimet e tjera të OSBE janë gjëra krejt teknike, pa asnjë peshë për reformën zgjedhore. Fjala vjen mund të bëhen propozime të caktohet java e zgjedhjeve, të jetë e fiksuar në Maj apo Tetor, dhe gjëra të tjera që nuk ngrejnë peshë.
Kërkesat e vetme të PD deri tani janë rritja e financimit të partive në fushatë nga qeveria. Pra duanca lek më shumë.
Nëse përfundon kështu, nuk është ndonjë dramë e madhe pasi partitë kryesore, realisht nuk kanë problem me zgjedhjet, por PD dhe LSI kanë një problem serioz me opinionin publik, për mitin e Reformeës zgjedhore që po përdorin si alibi, për tu ulur në tryezë me Edi Ramën.
Me kaq sa po shikohet, ata jo vetëm që nuk janë për reformë zgjedhore, por janë duke bllokuar dhe ato hapa që do të bëj OSBE në këtë drejtim. Kjo rrëzon çdo alibi të tyre, jo vetëm pse janë ulur tani në tryezë, por mbi të gjitha, pse nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje vitin që shkoi dhe pse e lanë opozitën rrugëve pa përfaqësuar.
I vetmi shpjegim është se ata kanë kuptuar çmimin e hidhur të bojkotit, dhe janë dorzuar pa kushte, duke gjetur shpëtim uljen në tryezë si alibi. Nuk u ka shkuar mendja keq, po të paktën të bëjnë ndonjë reformë që tu quhet alibia. Se kështu dalin më keq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Për ata që e zhytën vendin në borxhe, dhe Metën si kryetar opozite
Previous article ANALIZA/ Qasja e re e Trump ndaj shqiptarëve dhe Ballkanit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k