Shfaqjet e fundit të Ilir Metës në publik sidomos kjo e sotmja, në të cilën është integruar fjalori vulgar, thirrjet patetike për dhunë dhe kërcënimi në emër të popullit, na sjellin parasysh Ilir Metën e 12 Janarit 2011. Një ditë pas u shfaq kaseta e famshme në të cilën ai dhe ministri i tij demonstronin se si kishin kapur shtetin dhe privilegjet e tyre, ai u detyrua të jap dorëheqje dhe u shfaq para gazetarëve i shfytyruar, duke sharë me nënë e babë Edi Ramën si kryetar i një sekti antishqiptar që ishte duke shkatërruar Shqipërinë.
Fjalori I tij agresiv më pas shfaqjet në Kuvend ku akuzonte të vrarët si kokpalarë pas 21 Janarit, ishin e gjitha çfarë prodhoi stresi i tij i Janarit 2011.
Pas 9 vitesh më duket njësoj. Ai është shfaqur sot me të njëjtin fjalor, me të njëjtin gjestikulacion, me të njëjtin keqkuptim që ka popullin me vete. Vetëm ka disa kilogram më pak.
Por ka një ndryshim të madh.
Në Janar të 2001 kërkonte të trembte njerëzit të mos dilnin në rrugë kundër tij duke u mbrojtur me pushtetin e Berishës. Sot po kërkon që njerëzit të dalin nesër në rrugë e të mbrojnë atë nga pushteti.
Dhe ky është një ndryshim i madh, pasi më në fund kur nuk ka më në dorë drejtësinë dhe gjykatësit, kur nuk fton dot më Saliun për dark të mbyll gjyqin, por i shkon në zyrë ti kërkoj njerëz, kur nuk ka me vete gardën apo polciët që vrisnin për të, ai është edhe më i dëshpëruar se në Janar të vitit 2011.
Ata që do të jenë nesër në bulevard, nuk janë ushtarë të tij, janë “nizamë” të thirrur aty nga aleati i tij, nga ai që nuk e mbron dot para drejtësisë, por i dërgon “bedel” për ta qetësuar. Ndaj ai nesër ai do të bëhet dhe më nervoz jo nga sasia e e njerëzve, por nga bezdia e njerëzve të thirrur për tu bërë badigard të një njeriu që ka humbur qetësinë se e ndjen se nuk ka kush ta mbrojë. Njerez që nuk do ti vras askush. U mjafton vrasja shpirtërore për atë që mbrojnë.
Leave a Reply