• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Shteti ka nxjerrë qytetarët lakuriq në rrugë
Home
Politikë

MERO BAZE/ Shteti ka nxjerrë qytetarët lakuriq në rrugë

December 22nd, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Shqipëria po përballet sot me një skandal të rëndë, që më shumë se sa dëmi që krijon individualisht me të dhënat e ndjeshme të qytetarëve, krijon një mungesë të thellë besimi tek shteti shqiptar.

I kuptoj shumë nga problemet që duan të justifikojnë skandalin. E kuptojë se përpjekja për të shkuar drejt një shteti digital dhe përqëndrimi i të dhënave të qytetarëve në portale qeveritare është një prioritet që nuk duhet të ndalet.

Por kjo nuk është një rrugë amatorësh, por një projekt serioz. Shteti digital nuk është faqe interneti amatorësh, nga ato që blihen online dhe krijihen për pesë minuta. Ai duhet të ecë paralel me standartet e larta të sigurisë kibernetike, për të cilën duhet të ketë protokolle sigurie të çertifikuara, njësoj si në shtetet më të zhvilluara.

Një skandal i tillë do të mjaftonte që të bien poshtë gjithë nismat e shërbimeve online dhe reformat drejt shtetit digital, pasi fare papritur dikush mund të hakerojë llogaritë privatë të 3 milionë shqiptarëve ne “e-albania” dhe aty mund të dalin jo vetëm rrogat, por dhe ilaçet që ke marrë, dhe çdo e dhënë tjetër personale.

Skandali i publikimit të pagave, nga ana tjetër është një shantazh mbi shoqërinë dhe një përpjekje për të denigruar mijëra njerëz të sektorit privat, që marrin paga të larta. Nuk ka asnjë kuriozitet për pagat e shtetit, pasi ato janë publike dhe të miratuara me VKM.

Fakti që të gjithë ju turrën disa gazetarëve apo menaxherëve me paga anormale, tregon se skandali ka pasur dhe një prapavijë politike, për të nxitur një linçim ndaj tyre. Me disa prej tyre dhe po spekulohet, dhe pse jo mund të shkaktojë probleme për sigurinë e tyre.

Fjala vjen, paga e Ben Blushit prej 240 milionë lekë të vjetra në muaj, trondit çdo njeri që e dëgjon, por në fakt ka qenë bonusi vjetor i marrë në muajin janar të këtij viti. Nuk është normal as si bonus, pasi është gati sa paga vjetore e presidentit të SHBA, por këto janë marrëdhënie kontraktuale brenda kompanisë.

Ky skandal nuk mund të kalohet me njoftimin për fillimin e hetimeve. Ky skandal ka nevojë për të ndaluar sot çdo njeri që ka pas qasje në listë-pagesën e shtetit shqiptar, derisa të zbulohet kush prej tyre e ka nxjerrë. Duhet sekuestruar çdo mjet kompjuterik i tyre, çdo telefon, dhe duhet gjurmuar çdo qasje e tyre në këtë server.

Nuk ka rëndësi nëse këtu kanë pasur qasje dhjetë apo njëmijë vetë. Të gjithë duhen ndaluar derisa të gjendet autori. Dhe autori duhet të dënohet në atë masë, që çdokush që do të tentojë ta bëjë për herë të dytë, duhet të llogarisë nëse duhet ta ngrysë jetën në burg, apo në shtëpi.

Deklaratat qesharake se ai është dokument ilegal, apo broçkulla të tjera, janë thjesht justifikime të një administrate të papërgjegjshme. Ndërkohë qeveria shqiptare duhet t’i këkrojë urgjent Gjykatës së Lartë në Shqipëri apo Gjykatës Kushtetuese, ta shpallë antiligjore botimin e tyre në shtyp dhe rrjetet sociale, pasi rrezikon sigurinë e qytetarëve. Nëse ka indicie per hetime, atë e bën vetë Prokuroria.

Kjo është goditja më e rëndë që serioziteti i shtetit shqiptar ka marrë prej vitit 1997, kur letrat e shtetit dolën rrugëve, por jo në këtë masë dhe me kaq lehtësi, sa të jep shansin teknika digitale.

Kjo është njësoj sikur një punonjës banke të publikojë gjendjen e depozitave apo kreditë e çdo qytetari, dhe pastaj banka të thotë ai dokument nuk është legal. Sa të sqarojë këtë punë, banka ka rënë. Njësoj është dhe me seriozitetin e shtetit në këtë rast. Nëse nuk vepron fort dhe me ashpërsi, besimi ndaj dorëzimit të të dhënave personale, do bjerë në zero. Dhe bashkë me to, dhe besimi tek shteti, i cili i ka nxjerrë qytetarët e vet lakuriq në rrugë, në mëshirë të Zotit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Kryeministrit i ka rënë shteti, ai bën avokati vulgare
Previous article ARTUR AJAZI/ E latë vendin pa opozitë…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k