• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Shkodra, një eksperiment i papërgjegjshëm social i opozitës
Home
Blog

MERO BAZE/ Shkodra, një eksperiment i papërgjegjshëm social i opozitës

April 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nuk jam i sigurt sa ka ka pasur në dorë prefekti i Shkodrës të përfaqësonte fuqinë e Qeverisë në atë qytet, për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme, por është e qartë që politika e Qeverisë aty ka dështuar. Opozita e ka mundur Qeverinë në Shkodër, duke përdorur si viktima qytetarët që e besojnë atë.

Edhe pse prishja e rregullave të karantinimit ishte flagrante dhe pasojat u panë menjëherë nga rritja e kurbës së të prekurve në qytet, politika opozitare vazhdoi ta vrasë Shkodrën.

Asnjë politikan i opozitës deri më sot, nuk ka bërë thirrje që shkodranët të zbatojnë rregullat e karantimit. Vetëm tri ditë më pare, Ilir Meta në takim me ish- prefektin, më në fund kërkoi që Shkodra të zbatojë rregullat e karantimit. Por menjeherë pas tij Berisha, jo vetëm që nuk foli për këtë gjë, por llogariste se aty duhet të ketë shumë herë më tepër të infektuar, por Edi Rama i fsheh.

Me sa duket është i shqetësuar që nuk po i realizohet plani i vdekjeve që i duhen në Shkodër.

Shkodra është një eksperiment social i opozitës, që dëshmon se si mund ta menxhonte ajo këtë krizë epidemie. Me një kakofoni zërash dhe “idesh”, por mbi të gjitha, me objektivin se si mund të përfitojnë politikisht nga epidemia, opozitarët tanë e kthyen me vetëdije Shkodrën, në një zonë viktimash, duke predikuar lirinë politike për të kundërshtuar masat e karantinës, si një mënyrë për t’iu kundërvënë Qeverisë.

Qeveria nuk është pa faj. Jo vetëm prefekti, por dhe struktura të tjera të Qeverisë, duhet të kishin ushtruar zbatimin e rreptë të ligjit, duke i mbyllur me dhunë në shtëpi “trimat” që mendonin se “korona” është pseudonim i Edi Ramës. Nëse do ndodhte kjo, tani debatin do ta kishim për “heronjtë” politik të Shkodrës, por jo për të sëmurët e saj.

Por pavarësisht kësaj, opozita ngeli stoike në qëndrimin e saj ndaj Shkodrës, duke dashur të ketë një zonë viktimash, për të mbajtur gjallë nekrofilinë e saj.

Ende deri më sot, Lulzim Basha nuk i ka bërë thirrje shkodranëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat e karantinës, por u flet për ëndrra me para që mund t’u jepte ai, po të ishte kryeministër pas karantinës. A thua se kjo epidemi ka ardhur për të bërë qoka me lekë.

Sali Berisha për vete rri i mbyllur brenda nga frika e vdekjes, kurse shkodranëve u thotë ngrihuni dhe thyeni “diktaturën” e Edi Ramës.

Po të jetë kështu, ai duhet ta thyejë i pari karantinën e të dalë në rrugë, se komandati duhet ta udhëheqë luftën.

Por me tinzari politike dhe me një mungesë mëshire të pashpjegueshme ndaj qytetit bastion të tyre, opozitarët tanë e lanë Shkodrën të viktimizohet dhe tani dalin i qajnë hallin prefektit të shkarkuar, dhe jo qytetit të dorëzuar para epidemisë.

Ata që ende nuk po u bëjnë thirrje qytetarëve të rrinë brenda dhe ta kthejnë në betejë izolimin, si një mënyrë për t’i shpëtuar katastrofës, po bëjnë më të shqetësuarin për prefektin, se sa për Shkodrën.

Prefekti është mirë me shëndet. Edhe punë mund të gjejë, ndoshta një më të mirë se kjo që kishte. Por Shkodra s’ka për të gjetur kurrë politikanë më të këqinj se këta që voton, të cilët prej prillit të 1991, e zgjedhin atë si qytetin ku duhet të shëtisin me kufoma drejt pushtetit, pa ju dhimbsur asnjë sekondë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR KOKA/ Mos na i tmerroni prindërit!
Previous article FUAT MEMELLI/ Mjeku popollor Arkile Boti dhe një paralele me doktorët shqiptarë që përballen me koronavirusin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k