• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FUAT MEMELLI/ Mjeku popollor Arkile Boti dhe një paralele me doktorët shqiptarë që përballen me koronavirusin
Home
Blog

FUAT MEMELLI/ Mjeku popollor Arkile Boti dhe një paralele me doktorët shqiptarë që përballen me koronavirusin

April 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments


Këto ditë pashë një dokumentar për mjekun e shquar Arkile  Boti. Më emocionoi dhe nuk mund të rija pa shkruar. Rrallë ka shqiptar nga brezi im,  por edhe më të rinjtë, që mos kenë dëgjuar për “bëmat” e këtij mjeku. Autorë të filmit ishin: skenari e regjia nga Mevlani, operator Valter Qarri, operator zëri Kristaq Kristo dhe montazhi, Flora Kazaferi. Janë të gjithë emra të spikatur të Televizionit Publik Shqiptar, që me punën e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyera. Ndër mbresat e para që  më bëri përshtypje, ishte koncepimi i veçantë i dokumentarit. Nuk kishte spiker që të fliste për jetën e doktorit. Kamera përcillte te shikuesit copëza nga jeta e përditëshme e tij.

Ishte një udhëtim filmik aty ku ai ka punuar, duke filluar nga Qukësi i Librazhdit ku filloi punë për herë të parë (punën në Qukës Akileja e quante ”universiteti i tij i dytë”), duke vazhduar me “stacionet” e tjerë të punës si Baldushku, Poliklinika Qëndrore në Tiranë, fshati Sharrë e pastaj Petrela. Në vend të spikerit, flisnin me fjalë zemre, njerëz që ishin shëruar prej tij, ose të afërt të tyre, njerëz të moshave e krahinave të ndryshme. Në ekran kalojnë grupe të shumtë njezish që e presin mjekun, që e shohin atë si shpëtimtar.

Ata nuk mërziten dhe presin me orë të tëra, mjafton që të vizitohen nga Dr. Arkileja. Dhe ai me përkushtimin të rrallë, i viziton duke qëndruar shpesh herë deri në mesantë, duke lënë familjen në pritje, kush e di sa herë. Zyra e tij ishte e mbushur me libra dhe bimë medicinale, pasi ai zbatonte të dyja metodat për mjekim: ilaçet kimike si dhe bimët.

Ai shëronte jo vetëm me mjekim, por edhe me fjalë, pasi siç shprehej ”pacientit duhet t’i krijosh bindje dhe optimizëm”. Lexonte pa rreshtur literaturë të huaj në greqisht, anglisht e rusisht. Nga dokumetari, mësoj se ai ishte besimtar i madh te Zoti, shkonte në kishë e në xhami. I binte aq bukur edhe fizarmonikës, filmuar aty në vendlindje, në Bularat të Dropullit. Ishte kjo një gjetje e bukur e regjisorit, e cila mbyll dokumentarin e që tregon se doktori kishte edhe shpirt artisti.

E kam anjohur Dr.Arkilenë qysh kur punonte në Baldushk dhe mbetëm miq. I kam çuar njerëz që kishin hall dhe shumicën e tyre  i shëroi. I kam qënë edhe në shtëpi. Për atë kanë folur  e shkruar shumë vetë si kolegu i tij, Dr. Flamur Topi, gazetari i njohur Andon Dede, Fatmir Luarasi , etj. Një kurorë e bukur dedikimi dhe mirënjohje, ishte dokumentari i realizuar nga Mevlan Shanaj dhe grupi i tij. Megjithatë siç është shprehur mjeku Flamur Topi, “Dr. Arkileja i dha shumë këtij vendi e këtij populli, por nuk u vlerësua sa duhet kur ishte gjallë”. Presidenti Bujar Nishani e dekoroi ( pas vdekjes) me Urdhërin “Nënë Tereza”. Jo rrallë ka ndodhur tek ne, që njerzit vlerësohen pasi vdesin. S’ka ka gjë për Arkilenë, që nuk e vlerësuan pushtetarët sa ishte gjallë. Vlerësimin më të lartë  ia dha populli, me mirënjohjen e tij të madhe.

Për t’i mbyllur mbresat për dokumentarin, po citoj dy krijues me emër. Poeti Rudolf Marku ,  ndër të tjera, thekson: ” dokumentari ka dinjitet, profesionalizëm dhe  art” ndërsa regjisori Muharrem Fejzo, është shprehur: “ dokumentar plot ndjenjë, profesionalizëm dhe emocionues”.

Tek shkruaj këto rradhë për dokumentarin e Mevlanit dhe për doktor Akilenë, më dalin para syve sakrificat e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë (dhe jo vetëm) në luftën e tyre me koronavirusin. Janë fronte të ndryshme me ato që përballej Arkileja kryesisht nëpër fshatra , ku ai kaloi shumicën e viteve të punës, ku kishte mungesa të shumta, me  vështirësitë dhe sakrificat që bëjnë  sot bluzat e bardha në betejën me virusin e rezikshëm.

Ata kanë përpara një armik të padukshëm dhe luftojnë për ta mposhtur, duke rezikuar edhe jetën e tyre . Mjekë e infermirë janë infektuar edhe në Shqipëri, por fatmirësisht deri tani pa humbje jete, siç ka ndodhur në Itali e vende të tjera të botës.

Unë nuk i njoh ata dhe nuk i kam takuar asnjëherë, por m’i sjellin para syve çdo ditë këtu në Boston, ekranet e televizioneve shqiptare. Më duket sikur jam takuar me Dr. Pëllumb Piperon që këto ditë ka fituar zemrat e shqiptarëve;  sikur jam takuar me mjeket e mjekët e shquar: Silva Bino, Najada Çomo, Tritan Kalo, Arian Harxhi, etj.

Nuk duhet harruar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilës i ra bara të drejtojë dikasterin në këtë situatë. Më duket sikur kam takuar mjekët e infermierët që shkuan para disa ditësh në ndihmë të kolegëve të tyre italianë, si dhe mjekë e infermierë të tjerë shqiptarë, që punojnë me përkushtim në këtë front, në vende të ndryshme të botës. Mirënjohja e popullit, është motivi kryesor në këtë betejë të tyre për të shpëtuar jetë njerzish .

Megjithatë, krahas vlerësimit me shpërblim në të holla që u është premtuar nga qeveria, këta mjekë e infermierë duhen vlerësuar edhe nga presidenti i republikës. Mirënjohja është një fjalë e vetme, por vlen aq shumë.

Për t’i mbyllur këto rradhë, dua të them se ashtu si Dr. Akileja sakrifikonte në emër të dashurisë për njerzit duke bërë edhe eksperimente te vetja , ashtu dhe për këta mjekë e infermierë, dashuria për njerzit, është motivi kryesor që i jep forcë e kurajo. Si Arkileja, edhe këta mjekë, krijuan modele përkushtimi për mjekësinë shqiptare,  që nuk do t’i fshijë koha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Shkodra, një eksperiment i papërgjegjshëm social i opozitës
Previous article ERJON BRAÇE/ Berisha e tha më në fund një të vërtetë, s’është më mjek. Çfarë i bie të jetë ky?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k