• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ SHBA nderoi gjyqtarin që mbrojti reformën nga Ilir Meta dhe Sali Berisha
Home
Politikë

MERO BAZE/ SHBA nderoi gjyqtarin që mbrojti reformën nga Ilir Meta dhe Sali Berisha

February 23rd, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Sapo Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se gjykatësi shqiptar Ardian Dvorani ishte nderuar si një nga 12 personalitet botërore, si “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili duhet ta kishte shpallur ditë feste këtë vendim të SHBA, nisi kryengritjen kundër SHBA.

Zëdhënësi i tij u betua zyrtarisht se 25 prilli do të jetë votë kundër reformës në drejtësi, dhe akuzoi diplomatët e korruptuar në Tiranë, që mbrojnë reformën, ndërsa Ilir Meta u shfaq në rrugët e Kombinatit me pesë adoleshentë, duke “marshuar” e duke u betuar se Shqipëria nuk do jetë kurrë e “oligarkëve dhe mafias ndërkombëtare”.

Mafia ndërkombëtare në këtë rast është sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka vlerësuar se “Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”.

Nëse e shikon këtë vlerësim, e kupton se Ardian Dvorani është nderuar për betejën një vjeçare me Ilir Metën dhe Sali Berishën, dhe rezistencën e tij në Këshillin e Emërimeve, për t’i hapur rrugë plotësimit të Gjykatës Kushtetuese.

Fushata e sulmeve personale që Ilir Meta dhe Sali Berisha  organizuan ndaj gjyqtarit Dvorani përgjatë vitit që shkoi, ishte e pashembullt dhe në një farë mënyre ishte mesazhi i tyre i qartë për SHBA dhe Bashkimin Europian, kundër reformës në drejtësi.

Ilir Meta e çoi në ekstrem sulmin e tij, duke e personalizuar atë dhe duke tentuar të shantazhojë gjyqtarin dhe në jetën e tij familjare.

Të dy këta politikanë kanë histori personale me Ardian Dvoranin. Sali Berisha, i biri i të cilit qëndron pas biznesit vdekjeprurës të Gërdecit, bëri një betejë të gjatë për ta larguar Dovranin nga sistemi i drejtësisë, pasi biznesi i të birit mes 26 viktimave në Gërdec, vrau dhe vëllain e Adrian Dvoranit, një punonjës i ushtrisë, që ishte aty si pjesë e forcave të armatosura.

Me llogjikën kanunore të Sali Berishës, i vëllai i tij duhet të merrte hak ndaj Shkëlzenit për vdekjen e vëllait, dhe për këtë shkak nuk la gur pa lëvizur dhe baltë pa hedhur mbi të, ta largonte nga sistemi.

Ilir Meta po ashtu e ka pasur Dvoranin në trupën gjykuese ndaj videos së famshme të tij dhe bëri ç’është e mundur ta bënte pis, duke e shantazhuar me montazhe bisedash, ndërkohë që familja e tij po kompesohej për vdekjen e djalit në Gërdec. Dhe në fund, u tërbua pse ai doli në pakicë në arsyetimin e vendimit.

Të dy bashkë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, e kthyen betejën kundër Dvoranit, si një pikë nevralgjike përmes të cilës shpresonin se do bllokonin zbatimin e reformës në drejtësi.

Të gjitha këto i dimë, por lajmi është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndjekur njësoj si ne këtë histori përbaltje dhe rezistence mes Sali Berishës dhe Ilir Metës nga një anë, dhe Ardian Dvoranit nga ana tjetër, dhe kanë nderuar sot Ardian Dvoranin, për t’u treguar të gjithëve, se kush janë armiqtë e vërtetë të reformës në drejtësi, dhe njëkohësisht dhe armiqtë e SHBA në këtë histori.

Kjo më shumë se gjithçka tjetër ka tërbuar sot Ilir Metën, i cili po përbetohet se më 25 prill shqiptarët do të votojnë kundër reformës në drejtësi. Kjo deklaratë është dhe vlera më e madhe e qëndrimit të sotëm të SHBA.

Duke nderuar armikun e Sali Berishës dhe Ilir Metës, SHBA në një farë mënyre ndëshkoi këta dy të fundit edhe si kundërshtarë të saj.

Zëdhënësi i presidentit e tha qartë se 25 prilli do jetë referendum kundër reformës në drejtësi. Le të vazhdojë të bëjë fushatë duke e shpallur 25 prillin referendum kundër reformës në drejtësi.

90 për qind e shqiptarëve e mbështesin këtë reformë. Ai pastaj le të ndajë dhjetë përqindëshin me Lulzim Bashën. Po qe se ky i fundit i hap telefonin më 26 prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLARENT NDRECA/ 25 Prilli, ndryshimi i fortë pa rotacion!
Previous article SANDËR LLESHAJ/ Insistimi për të dështuar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k