• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Sali Berisha, “si viktimë e dhunës”
Home
Blog

MERO BAZE/ Sali Berisha, “si viktimë e dhunës”

April 3rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Sali Berisha kishte postuar një video nga 21 janari, kur disa demonstrues përplaseshin me policinë, nën diçiturën “Ja si e mori pushtetin Edi Rama”. Nuk do t’ia vlente të merreshe me videon, sikur ajo të mos reflektojë realisht keqkuptimin që ky dinosaur i dhunës në Shqipëri, ka për atë që ka ndodhur më 21 janar dhe që ka ndihmuar Edi Ramën të vijë në pushtet me 1 milionë vota, dy vjet më pas.

Dhuna e protestuesve mbi policinë, është një zakon që nuk e ka ndryshuar asgjë në botë. Sa herë ka protesta, sidomos kur ato frymëzohen si të dhunshme, apo revolucionare, aq herë do ketë dhunë protestuesish mbi policinë, por ky nuk është fundi i botës. Protestat e opozitës prej janarit janë përherë përplasje të dhunshme me policinë. Por nuk po ankohet njeri. Policia ka metodat e saj të neutralizimit të dhunës, ka protokollin e saj të përdorimit të dhunës propocionale mbi protestuesit, deri tek masat ekstreme të shpërndarjes me gaz apo ujë. Ky është manuali i përdorimit të policisë në çdo protestë politike, qoftë kjo e dhunshme, apo tejet e dhunshme.

Ajo që ka ndodhur më 21 janar dhe që ka varrosur pushtetin e Sali Berishës, duke e lënë atë një kufomë të vdekur e të pakallur, nuk është ajo dhuna e demonstruesve mbi policinë, por vrasja me urdhër të Sali Berishës, e 4 protestuesve dhe plagosja e 36 të tjerëve, duke qëlluar barbarisht mbi trupa njerëzish për të mbrojtur pushtetin.

Ai gjest është i pashembullt në historinë e Shqipërisë, më i pashembullt dhe se 2 prilli i 1991, pasi më 2 prill kishim të bënim me protestën e parë të dhunshme dhe një polici që dilte nga diktatura, e patrajnuar për protesta demokratike.

Më 21 janar, kishim një polici profesionale dhe korrekte, por një kriminel në zyrat e shtetit, që urdhëroi gardën personale të qëllonte mbi qytetarët, duke vrarë.

Aty filloi vërtet rrënimi i Sali Berishës dhe ardhja e Edi Ramës në pushtet, por jo nga dhuna e protestuesve, por nga plumbat e Sali Berishës.

Sa më vonë ta kuptojnë ata demonstruesit e opozitës këtë fakt, aq më shumë do rraskapiten pas këtij kukudhi plak, që ndjell gjak e dhunë, aq më shumë do rrihen me njëri- tjetrin, duke e parë secilin si spiun të policisë, dhe aq më pak do mbeten në rrugë, si njerëz që në fund nuk do të dinë përse luftojnë.

Fakti që Sali Berisha përpiqet t’u mbushë mendjen se ai iku nga pushteti se e rrëzoi Edi Rama, ngaqë demonstruesit e tij u përplasën me policët, dhe se kjo gjë mund të përsëritet, tregon se sa pak gjëra i kanë mbetur Sali Berishës, për të frymëzuar falangat në rrugë.

Ai po tenton të paraqitet si viktimë e dhunës së protestuesve të Edi Ramës, siç donte të ndihej si viktimë e dhunës më 1997, ndërkohë që ai në fakt është larguar në të dy rastet, se ka vrarë qytetarë.

Dhe është diferencë e madhe, mes një kryeministri që pranon dhunën e protestuesve dhe e menaxhon atë sipas një protokolli ligjor, dhe një tjetri që vret qytetarët pse ndjehet i poshtëruar nga dhuna e tyre.

I pari mbetet në politikë, i dyti në fakt e ka vendin në burg, por është akoma i lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRENA BEQIRAJ/ Fjalimi i Ditmir Bushatit, një dritë për shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe
Previous article ASTRIT PATOZI/ Për kë foli dhe kë gëzoi më shumë sot Ditmir Bushati?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k