• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
IRENA BEQIRAJ/ Fjalimi i Ditmir Bushatit, një dritë për shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe
Home
Blog

IRENA BEQIRAJ/ Fjalimi i Ditmir Bushatit, një dritë për shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe

April 3rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Irena Beqiraj

Nëse në një tavoline të gjithë mendojnë njësoj, asnjë nuk është duke menduar gjatë!!

Fjalimi i Ditmir Bushatit sot ne Parlament ishte një dritë për shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe, një thirrje për ti vendosur gishtin kokës. Asnjëherë nuk është vone.

Shumëkush përciptazi, i zënë ne kurthin e mentalitetin “o me ne o kundra nesh” mund ta shikoje si kundërvënie karshi Lidershipit. Ne fakt, është një shërbim i bërë me guxim jo vetëm Partisë Socialiste e lidershipit të saj, por Popullit Shqiptar.

Zgjohuni socialistë! Ky vend nuk ka nevojë për shkëmbime batutash, pa kripë e të sforcuara, me deputetët opozitarë të ardhur prej procedurës por jo prej demokracisë, të cilëve zëri u dridhet e nuk rrinë dot as drejt në foltore kur kuvendojnë, duke të kujtuar me së shumti nxënësit e dobët para mësuesit.

A nuk jeni lodhur duke përsëritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si: “ulemi për dialog, por jo për negociatë?!” Po a nuk më thoni, cili është precedenti i rrezikshëm i cili nuk duhet të ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracinë?

Po si ka mundësi që rrini neper karrige duartrokisni edhe nuk mendoni që edhe pse është tërësisht fajtore, opozita që ka lënë shtëpinë si një bashkudhëtare e keqe, ju sërish nuk mund të largoheni nga detyrimi për te gjetur zgjidhje urgjente për të mirën e familjes tonë të përbashkët, Shqipërisë.

Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kurrsesi që është kundra një individi, qoftë ky edhe lideri i partisë . Ditmiri përcolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru ne koke, që kemi nevojë për zgjidhje e jo për karshillëk, për retorikë, shaka që nuk bëjnë me kërkënd për të qeshur, përkundrazi trishtojnë .

Nuk jemi pa zgjidhje, nëse mësojmë të dëgjojmë edhe pranojmë mendimin ndryshe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Fjalimi i Rudina Hajdarit sot në Parlament, pritet të jetë edhe mendimi i Zëvendës/ ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan
Previous article MERO BAZE/ Sali Berisha, “si viktimë e dhunës”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k