• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Racizmi i emigrantit Lubonja dhe gëzimi I racistit Salvini
Home
Blog

MERO BAZE/ Racizmi i emigrantit Lubonja dhe gëzimi I racistit Salvini

August 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze

Shqipëria ka pranuar 20 emigrantë nga Eritrea që tentuan të hyjnë në ujrat italiane dhe reaksioni ndaj vendimit të qeverisë është I fort nga opozita shqiptare dhe kritikët e pajtuar kundër saj.

Sulmi nuk ka të bëj me ndonjë prirje të qeverisë për të marrë emigrantë të huaj, dhe as me ndonjë politikë raciste të opozitës sonë. Biles në krye të kësaj fushate është Fatos Lubonja I cili ka gjithë jetën që anti-racizmin e ka moto të tij, por me sa duket të qenit Anti-Ramë ja ka vrarë dhe këtë moto të jetës.

Vendimi është një akt simbolik që dëshmon gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë bashkëvuajtëse në problemin e emigrantëve që mësyjnë Evropën dhe nuk ka ndonjë domethënie më shumë se kaq.

Problemi që kanë kritikët e qeverisë Rama me emigrantët që po mësyjnë Evropën është se ata janë të shqetësuar mos fiton pikë qeveria shqiptare dhe jo se çfarë fitojnë 20 emigrantë nga ky gjestë.

Rasti I parë I frikshëm I shpërthimit të rracizmit ishte kur u përfol se Shqipëria mund të ndërtonte një kamp emigrantësh sirianë apo nga vendet e tjera të ikur nga lufta. Racizmi I shpërthyer ishte I papranueshëm. Një vend që e ka shumicën e  qytetarëve të vet emigrant, dukej se përmes gojës së opozitës ishte një komb I zgjedhur nga zoti, gjaku i  të cilit, nuk mund të përzihej me askënd. Një histeri e turpëshme, rraciste, vetëm nga frika se mos Shqipëria vërtet I merrte ata emigrantë dhe qeveria shqiptare fiton pikë në Evropë.

Tani rasti është I kundërt. Marrja e 20 emigrantëve është simbolikë dhe përgëzimët ekstreme nga Italia reflektojnë frustrimin që Italia ka me Francën dhe vendet e tjera të Evropës lidhur me kuotat e pranimit të emigrantëve. Italia thjeshtë e ka plotësuar atë kuotë dhe tejkalimi I saj ndryshonte fatin e qeverisë dhe serizitetin e  rregullave të përbashkëta.

Egërsia me të cilën opozita apo kritikët personal të Edi Ramës ju vërsulën për këtë akt, ka të bëj thjesht me qeverinë dhe jo me emigrantët.

Ky lloj I racistëve politikë shqiptarë është dhe më I keq se ata evropianë. Racistët evropianë dhe politikat antiemgrantë atje, janë të konsoliduara dhe janë platforma elektorale. Racistët tanë, nuk e kanë platformë, e kanë hall. Ata janë kundër emigrantëve vetëm se mos shpëtojnë qeverinë. Nuk është se kanë gjë me ta, se shumica si Lubonja për shembull, janë vet emigrantë.

Dhe të urresh emigrantët për hallin tënd dhe jo për bindjet e  tua është shumë më cinike, shumë meskine, më barbare dhe më e lig se sa të jesh një antiemigrant I formuar politikisht dhe ta kesh atë dimension racist, si pjesë e profilit tënd politik.

Racizmi I emigrantit Lubonja për 20 të ardhur nga Eritreja që po rehatohen në Tiranë, dhe gëzimi I racistit Salvini, që ata I pranoi Shqipëria, është një ironi e fatit për kohën që jetojmë, e cila tregon se verbëria politike tejkalon çdo identitet racist.

Antiemigrantët shqiptarë janë racistë më të ligj, pasi janë gati ti mbysin ata në det, apo në luftërat civile, jo se kanë gjë me ta, por se mos ardhja e tyre I bën mire dikujt tjetër. Janë më shumë se racistë. Janë vrasës me pagesë për llogari të racistëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AURENC BEBJA/ Kur "Hollywood"-i kërkonte motrat e Zogut për aktrim
Previous article ENVER ROBELLI/ Qilimi i kuq për çetnikun e zi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k