• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
AURENC BEBJA/ Kur “Hollywood”-i kërkonte motrat e Zogut për aktrim
Home
Blog

AURENC BEBJA/ Kur “Hollywood”-i kërkonte motrat e Zogut për aktrim

August 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Gusht 2018

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të mërkurën e 23 marsit 1938, në faqen n°5, telegramin e producentit të njohur në Hollywood, z. Samuel Goldwin, i cili dëshironte asokohe që motrat e Ahmet Zogut të luanin në filmin e tij “Graustark” dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar autorizimin e mbretit të shqiptarëve.

Çfarë ka ndodhur më pas ?

Motra e mbretit Zog, eksperte prej etikete apo yje kinemaje ?

“Ky është propozimi që u bëri një firmë prej Hollivudi :

Hollywood, 22 mars.

  1. Samuel Goldwin, drejtor i një firme të madhe në Hollywood, sapo ka dërguar telegramin e mëposhtëm tek ministri i Shqipërisë në Uashington :

“Dëshirojmë të diskutojmë me ju dhe princeshat mbretërore mundësinë për të marrë mendimin e tyre si eksperte për realizimin e “Graustark”, një film ku ngjarja zhvillohet në një mbretëri të vogël mitike të Evropës Qendrore.”

“Dëshirojmë gjithashtu të diskutojmë për mundësinë që princeshat të shfaqen vetë në filmin e personazheve mbretërore. Në rast marrëveshjeje, dëshirojmë të kemi autorizimin e mbretit Zog.”

Gazetarët u nxituan menjëherë në kërkim të tri motrave të mbretit Zog, të cilat kanë qenë në Amerikë për njëfarë kohe. Por këto, të frikësuara nga të gjitha zhurmat që tashmë janë përhapur rreth tyre, refuzojnë çdo intervistë dhe kanë ikur nga Nju Jorku për t’u strehuar te një mik i familjes së tyre, në Filadelfia.

Mendohet se mbreti Zog do të refuzojë autorizimin e kërkuar.

Ishte pikërisht z. Samuel Goldwin, i cili, kohëte fundit, i kërkoi qeverisë egjiptiane leje për të marrë me qira « një apo disa piramida », me qëllim pajisjen e tyre me drita neoni, të cilat do të vinin në pah lavdinë e firmës së tij.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHEMAL AHMETI/ Me hekur dhe ujë “kundër çdo marrëveshje”
Previous article MERO BAZE/ Racizmi i emigrantit Lubonja dhe gëzimi I racistit Salvini

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k