• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse Perëndimi filloi të flasë sot, pro 30 Qershorit
Home
Politikë

MERO BAZE/ Pse Perëndimi filloi të flasë sot, pro 30 Qershorit

June 24th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Philip T. Reeker, asistent sekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të mbajë zgjedhjet më 30 qershor. Në një bisedë telefonike mes tyre sot në mesditë,  Philip T. Reeker ka këmbëngulur për mos bërjen e asnjë hapi pas në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Para SHBA, ministri i Jashtëm italian ka telefonuar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, duke theksuar nevojën e shmangies së dhunës më 30 qershor.

Ndërkohë Bashkimi Europian në Tiranë, ka përcjellë mesazhe të qarta për 30 qershorin tek Rama dhe Basha, përmes takimeve nga vet ambasadori Soreca, dhe pritet që gjatë javës të rrisin presionin për shmangien e dhunës dhe hapjen e rrugës për zgjedhjet.

Ofensiva e Perëndimit nisi menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që konstatoi pavlefshmërinë absolute të Dekretit të presidentit.

Kolegji Zgjedhor është gjykata më e lartë dhe  e vetme në Shqipëri, që gjykon rreth akteve administrative për zgjedhjet, dhe Kolegji ka respektuar presidentin, duke u marrë me aktin e tij, pasi nuk e ka lënë Dekretin në ajër, pa gjykim mbi efektin që ka për zgjedhjet.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe spekulimi me këtë mungesë, kishte lënë të dyzuar qëndrimin e Perëndimit, duke mos bërë deklarata interpretuese për fuqinë juridike të aktit të Ilir Metës.

Vendimi i Kolegjit, i jep shanse çlirimit të energjive diplomatike të Perëndimit për të kanalizuar zgjidhjen e krizës tek 30 qershori dhe më pas tek zgjidhjet që mund të jepen, për të shmangur përsëritjen e këtij precedenti të pashembullt kundër demokracisë në historinë e vendeve pluraliste.

Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor nuk ankimohen dot askund më. Ajo është “Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese” për zgjedhjet.

Presidenti Ilir Meta pritet të reagojë nesër në mëngjes ndaj këtij vendimi. Natyrishtë nuk ka surpriza, se ai është kundër tij.

Por problemi i presidentit është se, gjithë vendimet anti-kushtetuese që ka marrë deri më sot, i ka marrë nën garancinë, se meqë nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe meqë ajo u prish nga reforma në drejtësi, ai mund të bëjë ç’të dojë.

Tani ka një gjykatë zgjedhjesh që gjykon aktet administrative që prekin ato dhe presidenti Meta gjendet para një vendimi gjykate, të cilin është i detyruar ta zbatojë.

Në të kundërt, ka vetëm një rrugë.  Ai mund të japë dorëheqje, siç dhe i këshillojnë. Ky akt politikisht e nxjerr korrekt, pasi nuk e pranon vendimin e Kolegjit, por dhe shmang përballjen politike me shumicën parlamentare, kur ta shkarkojnë në sallë.

Kjo është kostoja më e ulët me të cilën mund të përballet me Perëndimin dhe me zgjedhjet e 30 qershorit. Çdo vendim tjetër, do t’i kushtojë më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Marrëdhënia e komplikuar e Salvinit me Papën, një betejë për shpirtin e Italisë
Previous article SPARTAK NGJELA/ Meta duhet të largohet se e ka humbur ekuilibrin nga frika

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k