• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse opozita nuk arrin të bashkohet pas 30 qershorit?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Pse opozita nuk arrin të bashkohet pas 30 qershorit?

July 18th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Nuk ka ndodhur kurrë, në asnjë krizë politike në Shqipëri, që opozita të mos ketë së paku një qëndrim, ose një vizion të përbashkët, për zgjidhjen e krizës.

Pasi dështuan me djegien e mandateve dhe pengimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, tani opozita ka së paku tri qëndrime zyrtare.

Qëndrimi i parë zyrtar është ai i Lulzim Bashës, i cili vazhdon flet për zgjedhje të reja pa Edi Ramën kryeministër, pa ndonjë afat të caktuar dhe pa ndonjë ide konkrete, se si do paraprihet nga ndryshime kushtetuese apo elektorale.

Brenda këtij qëndrimi ka nuancat e veta Kryemadhi, e cila thotë se ajo shkon në zgjedhje edhe me Edi Ramën.

Qëndrimi i dytë është i Ilir Metës, i cili thotë të bëhen zgjedhje më 13 tetor, duke qenë edhe zgjedhje parlamentare, edhe lokale, edhe presidenciale.

Por që të bëhen këto, duhen sërish ndryshime kushtetuese, të cilat duhen bërë gjashtë muaj para zgjedhjeve. As ky nuk ka ndërmend të japë ndonjë rrugëzgjidhje për këtë çështje.

Brenda këtij qëndrimi dhe ky ka një nuance, se thotë mund ta shtyjë 13 tetorin për një datë tjetër.

Qëndrmi i tretë dhe paksa më i qartë është i Sali Berishës, i cili nuk flet për zgjedhje dhe zgjidhje, por për përmbysje me armë në dorë. Kjo është më e thjeshtë për t’u kuptuar, se sa për t’u zbatuar, se u pa më 30 qershor.

Tani në kushtet kur qeveria ka marrë të gjithë pushtetet dhe pret me qetësi ndonjë ofertë serioze nga opozita, të ulen për ndryshime kushtetuese dhe për një reformë elektorale që të marrin garanci për zgjedhjet e radhës, sikur t’i ketë porsitur Edi Rama, udhëheqësit e opozitës janë në garë me njëri- tjetrin, që çfarë thotë njëri, të mos thotë tjetri.

Njëri përmend 13 tetorin, tjetri vazhdon merret me 30 qershorin, i treti i vërteti merret me revolucionin, pa llogaritur që të quajtuarit aleatë merren me llogaritë për rrogën që po u pakësohet.

Qëndrime të ndryshme kanë dhe për 30 qershorin. Në fillim thonë nuk e njohim dhe nuk lëshojmë bashkitë.

Pastaj bashkiakët në detyrë që e dinë se do t’i lirojnë, thonë do ankohen në Gjykatë Kushtetuese.

Oerd Bylykbashi po investohet të shpallë të pavlefshëm 30 qershorin, duke konsideruar si faktor që e bën NUL, pjesmarrjen e “Bindjes Demokratike”, edhe pse s’ka asnjë vendim Kolegji që të shpallë “Bindjen” të paligjshme në zgjedhje.

Kjo dukej qartë në vendimin që Bylykbashi i kishte shkruar gjyqtares së Durrësit, për të cilën kam frikë se nuk di as ta lexojë, e jo më ta mendojë, atë që ka shpërndarë.

Kështu, nën moton “gjithë fajin na e ka Bindja Demokratike”, PD ka lënë në hije Edi Ramën, që bëri zgjedhje pa PD, dhe po i mëshon rëndësisë që paska pasur pjesmarrja e “Bindjes” në ato zgjedhje.

Këtë nder zor se ja bën njeri Ramës, përveç Lulzim Bashës.

Tani para se të bëjmë thirrje për një pakt kombëtar mes qeverisë dhe opozitës, duhet të bëjmë thirrje një herë për një opozitë serioze, për një pakt brenda saj, për një qëndrim normal dhe realist, pikësëpari për ta.

Fakti që opozita jonë nuk e bën dot këtë, fakti që sekush prej tre kryetarëve të opozitës, ka qëndrimin e vet, do të thotë se të gjithë kanë frikë njëri- tjetrin për t’u bashkuar rreth një qëndrimi, pasi nuk duan të marrin përsipër faturën e revolucionit që dështoi.

Ky është problemi i tyre dhe mund ta zgjasin dhe më tej këtë festival qëndrimesh, por për të pasur një dritë në fund të tunelit, ata duhet së pari të bien dakord me njëri- tjetrin çfarë duan. Dhe nëse duan vërtet ta zgjidhin krizën e tyre, duhet të jenë dhe realistë në atë që duan.

Kjo që po bëjnë, është thjesht një mënyrë për të mos marrë askush faturën e asaj që bënë më 30 qershor dhe më herët në janar, me djegien e mandateve. Ngaqë të gjithë e dinë se kush e ka fajin, por s’guxojnë ta thonë me zë të lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Atë që s’e zgjidhi dot në Tiranë, s’mund ta zgjidhë në Xhafzotaj!
Previous article ZAMIRA ÇAVO/ A do të mbijetojë Shqipëria?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k