• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse Berishës, Meta i duhet vetëm si shërbëtor?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Pse Berishës, Meta i duhet vetëm si shërbëtor?

August 9th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Më në fund kemi një ndarje të qartë brenda opozitës rreth 13 tetorit. Gjëja më e qartë është se Sali Berisha me Lulzim Bashën, nuk duan ta marrin seriozisht Ilir Metën në dekretimin e zgjedhjeve të 13 tetorit, çka do të thotë, se nuk e kanë marrë seriozisht, as çdekretimin e 30 Qershorit. Thjesht kanë pasur planin e tyre për bojkot, të cilin as Ilir Meta nuk e ndali dot.

Por ajo që bie në sy në qëndrimin e ri të Berishës dhe Bashës ndaj ilir Metës, është se ata e trajtojnë atë, jo si partner opozitar, por si shërbëtor të opozitës.

Në gjithë fjalorin e tyre politik Ilir Meta lavdërohet që bën punë të dobishme, si fjala vjen kthimi i ligjeve në Kuvend, mos firmosja e asnjë ligji apo vendimi të qeverisë, përshëndesin sulmet e tij verbale ndaj Ramës, madje janë gati ta lavdërojnë dhe për paralajmërimin e tërmetit apokaliptik prej tij. Por nuk lejojnë që ai t’u përzihet në drejtimin e opozitës.

Protagonizmi i theksuar i Metës dhe përpjekja e tij insituticionale për ta rikthyer opozitën brenda sistemit, ka marrë një refuzim të qartë.

Dhe arsyeja është jo se Berisha e Basha, duan të rrijnë jashtë sistemit, por se duan të kthehen vetë aty, jo përmes Ilir Metës.

Ata pikë së pari nuk duan që atributet e liderit të opozitës dhe pse jo shpëtimtarit të saj, ti marrë Ilir Meta. Kjo do t’i komplikonte shumë gjërat më pas, sidomos kur ai të shkarkohet nga President.

Ndaj ata tani për tani kanë vendosur ta “respektojnë” Ilir Metën si shërbëtor të opozitës, si njeri që u bën atyre ca punë që u duhen, meqë është President, por kurrsesi si një lider që u duhet.

Qëndrimi i sotëm i Lulzim Bashës i vuri pikat mbi “i” ambicieve të Metës për t’u bërë shpëtimtar dhe pastaj timonier i opozitës. Ai ishte më shumë i shqetësar pse gazeta “TemA” i kishte sulmuar vjehrrin, që nëse hetohet nga SPAK për atë që ka bërë në Vlorë me pallatin, shkon në burg, se sa për idetë e Ilir Metës për zgjedhje më 13 tetor apo për rolin e tij si opozitar.

Dhe në fund të fundit, nuk kanë faj, pasi vendimin për djegie mandatesh dhe dalje nga zgjedhjet, nuk e kanë marrë me Ilir Metën, por ja kanë imponuar atij dhe gruas së tij. Thjesht “i kanë rrahur që kulish”, siç thotë një fjalë e urtë popullore. Tani është vonë që pas këtij nënshtrimi dhe heqje zvarrë që u kanë bërë, duke djegur dhe mandatet e LSI dhe duke nxjerrë dhe LSI nga sistemi, të pranojnë që gabuan dhe t’ia lënë radhën Ilir Metës. Janë gati të rrinë gjithë jetën jashtë, por të jenë në krye, se sa të rikthehen si të djegur si udhëheqës, prej Ilir Metës. Atë, maksimumi, mund ta respektojnë si shërbëtor, por jo si udhëhqës të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Lulzimi ka nisur “betejën” si ministër i Financave
Previous article ARBEN RISTANI/ Kemi objektivin, por jo rrugën për ta arritur

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k