• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse Basha u kompleksua nga propozimi i deputetes Hajdari?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Pse Basha u kompleksua nga propozimi i deputetes Hajdari?

April 6th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze/

Lulzim Basha duket se është kompleksuar nga propozimi I deputetes Rudina Hajdari dhe po përpiqet ti ik betejës reale të saj për dnryshimin e sistemit zgjedhor, duke gënjyer. Një ditë pasi ajo kërkoi publikisht ndryshimin e sistemit në vend, I cili ka instaluar në Shqipëri regjimin e partitokracisë, Lulzim Basha sajoi një takim me disa studentë dhe mes të tjerash tha se është gati dhe të ndryshoj sistemin zgjedhor.

Deklarata është fryt I pare i presionit publik të një deputeteje të re, e cila drejtoi gishtin tek Pakti Rama Berisha më 2008 që vazhdon të ketë pasoja në jetën politike shqiptare, duke bërë të pamundur cdo inciativë të re politike.

Lulzim Basha I ka pas të gjitha shanset ta shtrëngonte Edi Ramën së paku vitin e fundit , kur ai I dha mandat të plot për propozimet në reformën zgjedhore, të ndryshonte sistemin zgjdhor duke ja vënë Ramës si kusht. Në fakt ai bëri të kundërtën. Vetëm për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, ai nuk u ul kurrë në tryezën e reformës pasi nuk kishte si justifikohej para aleatëve të vet, që donin ndryshimin e sistemit.

Por për këtë ka një zgjidhje.

Meqë Rudina Hajdari, Myslym Murrizi dhe deputetët e tjerë të opozitës që janë në Kuvend, janë dakord ta bëjnë betejë të tyre, ndryshimin e sistemit zgjedhor, atëhere Basha, I cili fare papritur dashka të ndryshoj sitemin, ti jap mandate politik atyre që të votojnë ndryshimet që kërkon Lulzim Basha për reformën zgjedhore. Ata me siguri janë gati ta bëjnë. Nuk ka nevojë të bëjnë pakt mes tyre, as të pajtohen politikisht. Por për të treguar se nuk është duke gënjyer për të qindën herë, mjafton të bëj një deklaratë politike zyrtare në emër të PD, ku të kërkoj ndryshimet që kërkon në reformën zgjedhore kur përfshihet ndryshimi I sistemit , dhe tu kërkoj deputetëve të parlamentit ta votojnë.

Kjo punë është e kryer. Por ai është një gënjeshtar klasik, që për të njëjtin hall gënjen dy herë. Një herë kur ishte në vendin e duhur, bënte sikur nuk dëgjonte hallin e sistemit, tani që nuk është në Kuvend, bën sikur dëgjon hallin, por nuk është në vendin e duhur. Këtë siklet ja heq opozita e re. Ai boll të thotë që PD është dakord të ndryshoj sistemin, dhe opozita e re që e ka kauzë të saj, I vë votat në dispozicion.

Kështu lehtëson dhe Edi Ramën, I cili ngjason me ata pleqtë e moçëm, që mbanin rradhën për të martuar fëmijët e mbetur në shtëpi. Njërin, më të riun që do të martohet, ky nuk e lë, se I thotë nuk është radha jote, kurse ai që nuk do të martohet, se nuk ndjehet burrë, ky I lutet të martohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Shansi i humbur i opozitës
Previous article ANALIZA/ Ballkani, kryeqyteti botëror i islamofobisë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k