• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Problemi i presidentit, është se nuk ka më rëndësi
Home
Politikë

MERO BAZE/ Problemi i presidentit, është se nuk ka më rëndësi

July 3rd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Presidenti ka dy ditë që gdhihet keq. Dje dha një shfaqje të çekuilibrit politik, diplomatik, shtetëror dhe mendor.

Sot e kishte kapur me letra qysh në mëngjes. Nisi t’i shkruante Ramës, pastaj vazhdoi me ambasadorin e BE. Të parin e shantazhonte, se do fliste për reformën, të dytit i kërkonte llogari pse nuk e kishte përfillur veprimtarinë e presidentit para zgjedhjeve dhe pse po merrej me reformën në drejtësi.

Të dy, as kryeministri dhe as ambasadori Soreca, në fakt nuk ju përgjigjën. E panë më shumë të udhës të vlerësojnë vendimin e Komisionit Europian kundër përpjekjes për rikthimin e vizave nga Holanda.

Por duket se presidenti do të vazhdojw me letra dhe pyetje këto ditë. Ka një lloj ngutje në formë tërbimi, që kaplon zakonisht mendje të nxehta, nga mospërfillja dhe injorimi i hapur që ju bë si president, kur deshi të përdorw ç’dekretimin e zgjedhjeve, si arsye për të shkuar drejt luftës civile.

Tani as zgjedhjet nuk u shtynë, as luftë civile nuk pati dhe presidenti është i shqetësuar, se si do të vazhdojw të injorohet.

Pyetjet e tij më shumë se sa sqarime, janë pyetje retorike, që ai nuk do që t’i konfirmojw askush.

Po çfarë ka ndodhur realisht që është destabilizuar presidenti?

E para, është injorimi që atij ju bë nga SHBA dhe Bashkimi Europian, pas ç’dekretimit të zgjedhjeve.

Perëndimi injoroi aktet e tij juridike, duke i hedhur në kosh, dhe i dha mbështetje shqyrtimit që i bëri Kolegji Zgjedhor këtyre akteve, duke mbështetur zgjedhjet e 30 qershorit. Praktikisht Ilir Metën e “shkarkuan” si president dhe zgjodhën të mbrojnë zgjedhjet dhe institucionet kushtetuese.

Së dyti, është indiferenca e Perëndimit për t’u përfshirë në bisedimet me kushte të opozitës para zgjedhjeve, duke e lënë opozitën ta paguajw shtrenjtë shantazhin e saj, për të mos hyrë në zgjedhje dhe për të djegur mandatet, që të rrëzonte qeverinë.

Ilir Meta ka pritur se Perëndimi do të trokiste në derë të tij për këtë hall dhe ai të faktorizohej. Perëndimi në fakt nuk trokiti askund.

Sot, falw strategjisë Berisha-Meta, zbatuar nga Basha- Kryemadhi, opozita është në rrugë si një parti e krijuar dje, pa asnjë deputet, pa asnjë bashkiak, ose anëtar këshillash bashkiake.

Së treti, Meta ka kuptuar se Bashkimi Europian po mbështet krijimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe po hedh në erë strategjinë Meta- Berisha për ta bllokuar dhe më tej krijimin e kësaj gjykate.

Nën këshillat e ekspertëve të BE, pritet që në fund të korrikut të bëhen tre propozime që i takojnë presidentit dhe tre propozime që i takojnë Parlamentit, për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse presidenti refuzon t’i çojw propozimet në Kuvend, me arsyetimin se mund të mos jenë tre kandidatë për një post, por dy, atëhere sipas listimit të KED, i pari i listuar, kalon direkt anëtar.

Kjo bën që maksimalisht Ilir Meta ta vonojw Gjykatën Kushtetuese deri në fund të shtatorit. Pas saj, nuk ka çfarë i bën më.

Së katërti, Ilir Meta po bën përpjekje të bllokojw formimin e Gjykatës së Lartë.

Arsyet e bllokimit fillimisht lidhen me faktin se tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhen nga kjo Gjykatë.  Në fakt, Gjykata e Lartw mund të vonojw, por ajo nuk e pengon dot më funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër, ajo duhet të ngrihet pasi janë akumuluar mijëra çështje për t’u gjykuar. Dhe Ilir Meta duket i shqetësuar nga një propozim i “Euralius”, që rekomandon përdorimin e precedentit të prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, deri në ngritjen e përhershme të Gjykatës së Lartë.

Të gjitha këto detaje, pafuqia për ta ndalur reformën dhe injorimi që atij po i bëhet si faktor institucional në vend,e kanë xhindosur dhe bën ato që po bën, nga dje deri sot.

Nuk di çka ndërmend të bëjw nesër, por këto që ka bërë dje dhe sot janë boll për të dëshmuar se ai ndjehet i izoluar dhe i parëndësishëm për ta.

Në fakt, ata, as tani nuk po kërkojnë të ulen me presidentin. Ata po u bëjnë thirrje palëve të ulen vetw me njëra- tjetrën  dhe presidenti është palë, jo intelokutor në këtë histori.

Për Perëndimin, ai është zjarrëvënës i izoluar i Shqipërisë, për qëverinë është udhëhëqës i opozitës, për opozitën është lideri në pushtet i saj. Por askujt nuk i hyn më në punë, as Perëndimit, as shumicës. As opozitës nuk i bënw punë dekretet e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Presidenti u katandis në bunker, i shpalli luftë SHBA-së, duhet të marrim masa
Previous article ARTUR AJAZI/ Meta si Kim Yong Un

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k