• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Presidenti, rezultoi se është prekur nga frika!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Presidenti, rezultoi se është prekur nga frika!

March 17th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Presidenti i Republikës bëri publik njoftimin se ka dalë negativ, pas testit të koronavirusit që paska bërë pesë ditë më parë, pas dyshimeve se ka takuar dike, që më pas ka rezultuar i prekur nga virusi.

Lajm i mirë është që ka dalë negativ, por lajm i keq është pabarazia e një autoriteti të lartë shtetëror para protokollit shëndetësor, për të cilin është rënë dakord të aplikohet në këtë kohë krize.

Deri tani, sipas këtij protokolli, kur takon dikë që është i prekur apo vjen nga një zonë e prekur, duhet të hysh ne vetëkarantinë.

Kështu ka bërë kryeministri i Greqisë apo personalitete të tjera ndërkombëtare, të cilat kanë vendosur rregulla të ngjashme si ne. Ka vende që rekomandojnë teste për të gjithë. Këtë tek ne e rekomandoi Nazarko dhe më pas Berisha, njëri për arsye publicistike, e tjetri politike.

Shqipëria nuk e ka luksin të japë tamponë për këdo që ka frikë apo dyshime për kë ka takuar. Ne kemi vendosur si rregull se tamponin e merr pacienti që ka shenja sëmundje, pas dyshimeve se ka takuar njerëz të prekur.

Presidenti rezulton se ka pasur vetëm frikë. Nuk ka pasur as shenja dhe as nuk është vetëkarantinuar, siç duhet të bënte në këtë rast.

Biles është i paqartë dhe shpjegimi i tij, se në kë palestër ka qenë dhe kush është ky i sëmuri. Se kështu mund të shpikim të gjithë nga një arsye.

Ky është një leksion i keq për mënyrën se si sistemi i shëndetësisë, reagon me kritere të ndryshme kur je qytetar, dhe kur je president.

Si Ilir Meta mund të ketë mijëra vetë të frikësuar në Shqipëri. Frika është ndjenjë njerëzore në këto raste, por thyrja e rregullave është çnjerëzore, pasi mund të ketë qytetarë që janë me shenja të sëmundjes, që nuk kapin dot 127 dhe nuk marrin dot tampon, ndërkohë që sistemi kuron frikën e presidentit.

Mirë që e bën këtë shkelje, por së paku të mos e bënin lajm, se kështu nxisin një valë të paarsyeshme turmash, që njësoj si Ilir Meta mund të kenë frikë se kanë sëmundje, ngaqë kanë qenë në Itali, apo kanë qenë në vende të njëjta me njerëz të prekur.

Por kjo, që edhe ka bërë testin si i frikësuar, dhe del e mburret që është testuar e ka dalë negativ, është tepër për një vend, që është nën terrorin e pamundësive të sistemit për t’i testuar të gjithë që kanë frikë.

Lëre pastaj që presidentin e kanë ditur trim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Covid-19 na fali mjekët dhe na hoqi lakuriqësitë dhe mbroçkullat
Previous article ASTRIT PATOZI/ Luftën do ta fitojmë me këto që na ndodhen

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k