Mero Baze/
E vetmja ngjarje pozitive nga Komisioni Hetimor për veprimtarinë e Presidentit, ishte Ilir Meta I veshur me kostum. Pas shafqjes të së shtunës me brek në plazh, duke ndihmuar një mace në majë të tendës, performanca e sotme, jep shpresë së paku për shëndetin mendor. Por nga ato që tha me dhe pa dashje, ai demonstroi se është president I një shteti paralel, dhe jo President I Shqipërisë. Nuk di të them a duhet të hetohet penalisht a jo për këtë, por së paku një herë të shkarkohet.
Në rrëfimin e tij para Komisionit, ai pranoi se kishte marrë vendime bazuar në informacione që nuk I disponon shteti shqiptar. Fjala vjen vendimi për shtyrjen e 30 Qershorit, sipas tij ishte marrë në kushtet kur ai ishte informuar nga burime të tjera të tij.
Shërbimi Informativ Shtetëror, nuk e ka pasur ndonjë informacion për djegie parlamenti. Policia jo. “Burimet e tjera” të Ilir Metës, nuk na interesojnë por nuk janë burime të shtetit shqiptar. I vetmi argument në këtë pikë është nëse ka përgjuar mesazhet e gruas së tij me Lulin dhe nëse ata kanë pasur ndonjë plan për ta djegur. Por nëse e ka pasur këtë informacion dhe nuk ka denoncuar është dhe më keq për të.
Ne, në të vërtet e dimë pse e shtyu 30 Qershorin. E shtyu për ti vënë zjarrin parlamentit dhe jo për ta shmangur atë. E shtyu për ti vënë flakën vendit dhe jo për ta shpëtuar atë. Por dhe në këtë version nuk ndryshon gjë fakti që ai sillet si Presidenti I një shteti paralel dhe jo presidenti I Shqipërisë.
Argumentet e tij lijjore, po ashtu janë jashtë Kushtetutës sonë. Ai I referohet ose Kushtetutës së Ramiz Alisë, ose ndonjë precedenti të huaj, që duket se ja kanë përkthyer dhe gabim, ku nuk ka asnjë ngjashmëri me historinë tonë.
Shtyrja e 30 Qershorit, nuk ngjan me asgjë vetëm për shkak të faktit se është shtyrje zgjedhjesh. Shtyrje zgjedhjesh mund të ketë pasur dhe mund të ketë në të ardhme. Dekreti I Ilir Metës nuk ishte për shtyrje zgjedhjesh, por për prishje zgjedhjesh dhe për ta lënë Shqipërinë pa institucion të zgjedhjeve.
Zgjedhjet shtyhen kur palët bien dakord. Zgjedhjet shtyhen kur vendi është në luftë. Zgjedhjet shtyhen kur ke qëllim të bësh zgjedhje.
Ilir Meta nuk I shtyu, por tentoi të prish 30 Qershorin se nuk donte zgjedhje. Dhe rastë të tillë nuk ka askund as në Shqipëri, as në botë, përveçse në shtetin paralel të Ilir Metës.
Së fundmi vendimet e Ilir Metës janë marrë dhe kundër interesit kombëtar të shqiptarëve, pasi janë përdorur si një mënyrë për tu konfliktuar me dy aleatatë strategjikë të Shqipërisë, SHBA dhe Bashkimit Evropian. Ilir Meta ka marrë qëndrime zyrtare pulike, kundër të dërguarit special të SHBA për Ballkanin, zotit Palmer, duke e denigruar atë dhe personalisht e familjarisht, dhe po ashtu ka sulmuar qëndrimin e Bashkimit Evropian e OSBE për Shqipërinë. Kamikazë të tij I kanë shkuar në shtëpi dhe kanë kërcënuar ambasadorin e OSBE në Tiranë. Ilir Meta ka refuzuar të pres në takim me ambasadorët e tjerë, përfaqësuesen e ambasadës së SHBA në Tiranë dhe atë të Republikës Italiane.
E gjithë kjo krijoi një përplasje formale të institucionit të Presidentit të Shqipërisë, me perëndimin dhe nese SHBA dhe BE do ta kishte konsideruar Ilir Metën realisht President të Shqipërisë, ne sot do ishim të përgjakur dhe të rrethuar me tela me gjemba.
Por SHBA, BE dhe OSBE, nuk e identifikuan kurrë Ilir Metën me Shqipërinë. Ata u reshtuan në krahë të shqparëve, duke shmangur gjakderdhjen më 30 Qershor. Për fatin tonë tonë të mirë, ata nuk e konsideruan si Presidentë të Shqipërisë, por udhëheqës të një bande politike që kërkon ti vërë zjarrin asaj.
Kjo e bën “de facto” Ilir Metën presidentin e një shteti paralel, që nuk ka lidhje me shtetin shqiptar, edhe për Perëndimin. Ndaj duhet trajtuar si I tillë deri në fund, duke I rikthyer institucionit të Presidentit, legjitimitetin e veprimeve, Kushtetutën dhe mbrojtjen e Interesit Kombëtar edhe në raport me orientimin e shqiptarëve drejt Perëndimit. Ky nuk është Presidenti ynë.
Leave a Reply