• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përse Ilir Meta, do të shkarkoj Presidentin Meta?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Përse Ilir Meta, do të shkarkoj Presidentin Meta?

November 13th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Përpjekja e Presidentit Ilir Meta për ta vazhduar betejën kundër dekretimit të Sandër Lleshit, si betjë ligjore, pasi pranoi të humbas betejën për shkak të “bindjeve” të tij, është një hap para betejës finale, kur ai do ta refuzoj atë për arsye politike, çfarë është në të vërtet arsyeja e gjithë këtij debati të panevojshëm.

E vetmja gjë e qart në këtë hisotri, është që Presidenti është përfshirë në betejën politike në vend, duke humbur neutralitetin e nevojshëm që i siguron atij detyrimin për të qenë përfaqësues  I unitetit kombëtar. Në rastin konkret, Presidenti është bërë palë qysh me deklaratën e tij të parë, kur quajti  pushtetin e Edi Ramës “pushteti I Sekretaritë të parë”. Nga ky moment e pas, ai vetëm po përpiqet ta mbaj ndezur debatin, dhe të forcoj rolin e  tij si palë në këtë debat.

Kalimi I tij nga raundi I parë, kur e refuzoi për shkak të binjdeve të veta, në raundin e dytë, kur pretendon se është I paqartë për 14 pika, është thjeshtë përpjekje për ta mbajtur krizën hapur. Një president që vendos të mos e dekretoj për shkak të bindjeve, nuk ka pse e pranon kërkesën e dytë dërguar nga kryeministri , pasi e mbyll me mosdekretimin e tij në heshtje.

Fakti që Presidenti Meta e pranoi ridërgimin e kërkesës nga kryeministri, hedh poshtë betejën e tij të pare, për shkak të bindjeve, dhe e bën qesharake gjithë arsyet e  dyta të paraqitura prej tij.

Por kryearsyeja që ka paraqitur, është totalisht e papranueshme dhe shkarkon vet Ilir Metën nga detyra e Presidentit.

Është fjala për debatin se kur duhet të dorëhiqet nga funskionet, dikush që zgjidhet në një post, I cili nuk përputhet me pozitën tënde aktuale. Në këtë rast zoti Meta thotë se Sandër Lleshi, nuk mund të bëhet Ministër pasi është ende gjeneral me gradë.

Nëse kjo do të ishte një kusht juridik, atëhere zgjedhja e Ilir Metës si president, është e paligjshme, pasi ai është zgjedhur president, duke qenë kryetar partie dhe akoma më keq, ka bërë fushatë elektorale agresive, duke kërcënuar gati si bandit.

Nëse do të pranojmë tezën e tij për Sandër LLeshin, që duhet të dorëzonte gradat para kandidimit, në një funksion tjetër, atëhere ai vet duhet të pranoj se është njq president I paligjshëm

Si kandidat për President, për të shmangur papajtueshmerinë me detyrën, “Presidenti i Republikës”, përpara se të zgjidhej në detyren e kreut te shtetit duhej:

– Të jepte dorëheqjen nga funksioni i deputetit, sepse ka votuar për veten e tij;

– Të jepte dorëheqjen si Kryetar partie, sepse ka papajtueshmeri;

– Të mos bënte fushatë elektorale si President i zgjedhur.

-Të frenonte dëshirën e gruas për tu bërë dhe kryetare formale e LSI, pasi Zonja e Parë është funksion I rregulluar me ligj dhe zëvendësohet kur divorcohesh ose vdes.

Në kohën e zgjedhjes, por edhe pas zgjedhjes nga Kuvendi, ai i ka gëzuar këto funksione, deri në momentin e betimit.

E njëjta situatë ndodh edhe me ministrat. Ata emërohen dhe në momentin e miratimit nga Kuvendi, por përpara betimit, duhet të mos jenë në këto funksione. Ky është kuptimi i shmangies së papajtueshmërisë dhe parandalimit të konfliktit të interest, me të cilën Presidenti Meta ka nisur raundin e dytë të betejës kundër dekretimit të Sandër Lleshaj ministër I Brendëshëm. E ka nisur me një precedent që e shkarkon atë nga president.

Pas kësaj më e ndershme do të jetë që Presidneti Meta të hyj në raudin e tretë të betejës së tij, që është dhe beteja e vërtet. Të thotë nuk dua ta shkarkoj dhe ti bëj thirrje opoozitës të djeg mandatet, duke mos shkelur më në Kuvend, nëse Edi Rama e mban atë ministër. Kjo është një aryse më e fort politike, se sa këto që gjejnë përditë, jo heqja e Shqiponjës, jo prishja e shtëpive, jo deklaratat e Abdulajve etj. Kështu do të kemi një lider real  opozite në karrigen e kreut të shtetit në shkelje të Kushtetutës. Dhe mund të kemi realisht përse të debatojnë lidhur me ata që duan të mbrojnë Kushtetutën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ Si u bëmë kështu mor Zot?!
Previous article PANAJOT BRAKA/ Vrasja e K. Kaçifës dhe domëthenia e rratheve të frikës në minoritetin etnik grek

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k