• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përse do paguanin më shumë rusët, se sa për të vënë në krye të PD një antiamerikan?
Home
Blog

MERO BAZE/ Përse do paguanin më shumë rusët, se sa për të vënë në krye të PD një antiamerikan?

September 17th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Sali Berisha pranoi sot se Partia Demokratike është financuar nga Rusia, por se Lulzim Basha ka zhdukur dokumentet dhe ata nuk kanë fakte në dorë . Ai po ashtu përsëriti akuzën e tij se fal këtij krimi, Lulzim Basha ka qenë peng tek SHBA dhe u detyrua të distancohej dhe nga Sali Berisha.

Natyrisht që nuk është serioze të marrësh seriozisht Sali Berishën kur bën deklarata, por meqë tema është shumë e ndjeshme, pasi në këtë rast dëgjojnë dhe të huajt duhet të sqarojmë kuptimin e atyre që thotë.

Ajo që thotë Berisha është se PD është financuar nga rusët, por përfituesi ka qenë Basha si proamerikan, dhe fal financimit rus, Berisha është zbuar nga PD prej Bashës. Pra në finale Berisha do të thotë se fiancimi rus është përdorur nga amerikanët për të larguar Berishën nga PD. Pra më shkurt ti bie që amerikanët kanë përdorur paret ruse për të larguar Berishën nga PD përmes Bashës.

E kuptoj që është e lodhshme se ëhstë marrëzi, por është një marrëzi që duhet shpjeguar. Dhe i vetmi shpjegim është se Berisha nga 9 Shtatori i vitit të kaluar e derisa të vdes botën do ta shpjegoj me Lulzim Bashën. Ja sa thjesht e shpjegoi sot. Pranoi që PD ka marrë pare ruse, pranoi dhe që këto pare i ka marr Basha dhe meqë amerikanët e kapën, ai u detyrua të shiste Berishën që të shpëtonte.

Tani ky pretendon të drejtoj PD më tej, PD që ka marrë pare ruse, dhe që do të ketë kryetar partie një antiamerikan. Po përse do paguanin më shumë rusët se sa për të vënë në krye të PD një antiamerikan? Atyre vetëm në PD nuk u paskan ik lekët dëm

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Vjeshta e vetmisë së madhe! Takimi me Yuri Kim zbulon ftohjen e Metës me Berishën
Previous article ARTUR AJAZI/ Muzeu i pushtetit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k