• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Vjeshta e vetmisë së madhe! Takimi me Yuri Kim zbulon ftohjen e Metës me Berishën
Home
Blog

ARDIT RADA/ Vjeshta e vetmisë së madhe! Takimi me Yuri Kim zbulon ftohjen e Metës me Berishën

September 24th, 2022 F.autor Blog 0 comments

I pyetur pak ditë më parë në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha deklaroi ka komunikime ‘sekrete’ apo publike me Ilir Metën, edhe pse prej muajsh nuk jemi në dijeni të diçkaje të tillë. Duket se vjeshta që pritej të derdhte në sheshe mijëra militantë të PD dhe lësëista, nuk po rezulton aq e nxehtë për politikën. Përkundrazi, e gjen Sali Berishën përballë SPAK dhe në izolim nga SHBA-të, BE-ja dhe aleati i tij.

Madje ai mungoi edhe në protestën e Partisë së Lirisë për inceneratorët, por u justifikua me disa deputetë periferikë që i dërgoi në Sharrë si emisarë. Si për të thënë më tepër se hallet e familjes Meta nuk janë të tijat. Dhe hakmarrja për këtë injorim duket se nuk vonoi.

Kreut de facto të PD-së iu desh këtë të shtunë ta përsëriste qëndrimin e tij për protestat. Ai doli sot LIVE dhe tha se shtyrja e revoltës popullore po bëhet e padurueshme duke përçuar një mesazh tek aleati me të cilin nuk qenka dakordësuar as për stilin, as për datën.

Sali Berisha tashmë gjendet para shumë zjarreve dhe pa instiktet e dikurshme. Ca prej moshës, ca prej goditjeve të Perëndimit e ca prej çoroditjes nga aleatët. Meta pasi ndryshoi emrin e partisë për t’u distancuar nga ish-aleatët e tij Berisha e Rama, duket se ka bërë zgjedhjen përfundimtare. Takimi i tij me ambasadoren Yuri Kim tregon se mes ‘non-gratas’ dhe SHBA-ve ka zgjedhur këto të fundit. Nuk duhet të çuditemi kur Berisha ta akuzojë sikurse Lulzim Bashën, se në shkëmbim të mbylljes së çështjes së lobimit të tij në Amerikë, zgjodhi të prishë koalicionin e shumëpritur dhe të bëhej vasal i Sorosit.

Ai që nuk po kupton se ç’po ndodh në Shqipërinë e 2022 është Sali Berisha. Ai premton dhënie tapish, shpërndarje lekësh, dënim të krimit. Të vetmet gjëra që e ngushëllojnë sikur është ende në modë janë iPad që mban përpara dhe këmisha sportive që vesh. Dhe këto premtime vijnë nga arkitekti i Bathores, i skemave piramidale dhe i 1997-ës. Halli duhet të jetë i madh përderisa zgjedh të bëjë politikë edhe sot që ka dasmën e të birit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojtarët e Kombëtares?
Previous article MERO BAZE/ Përse do paguanin më shumë rusët, se sa për të vënë në krye të PD një antiamerikan?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k