• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përpjekje për të zbukuruar me zor socialistët!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Përpjekje për të zbukuruar me zor socialistët!

October 31st, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

/Mero Baze

Kritikët e qeverisë nuk kanë qenë kurrë më konfuz se në këto kohë. Edhe pse ka boll probleme që mund të ekspozohen për të dëmtuar qeverinë, çuditërisht kritikët më të zellshëm të saj, bëjnë përpjekje për ti zbukuruar socialistët.

Ilustrimi më I mire i kësaj idiotësie, është teza që i riu nga Bularati, u vra pas një marrëveshje mes Ramës dhe Cipras. Sipas këtij skenari, Ciprasi I ka premtuar Ramës ta bëj “patriot” në Shqipëri dhe I ka dërguar një “kokë turku” për ta vrarë. Dhe e gjitha kjo që Edi Rama të dal patriot.

Duke qenë një arsyetim komik, për një çështje thellësisht tragjike, ku është një vdekje në mes, natyrisht që është siklet të debatosh me një idiot, por një pyetje ngelet pezull për gjithë qytetarët normal. Mirë Edi Ramën që po e bëjnë grekët me zor “patriot”, por këta të opozitës kush I pengon të bëhen patriot, meqë ky qenka zanat I lakmuar?

Natyrisht që nuk pres përgjigje nga të njëjtët idiot, por është e pabesueshme, se si një opozitë e tërë, vrapon pas një budallallëku dhe ankohet që grekët po bëjnë “patriot” Edi Ramën, a thua se patriotizmi në Shqipëri është një licensë që jepet nga Athina, dhe këta opozitarët tanë , janë të persketuar që nuk po I bën njeri patriot, biles më keq, Athina po I detyron që këta të opozitës, të jenë me ata.

Në fakt nuk është kurrfareë patritoizmi të bësh politikë me një viktimë si ai djali nga Bularati, dhe akoma më keq të quhesh patriot pse vrave një qytetar me kombësi greke, pamvarëisht rrethanave specifike kriminale të përligjura në këtë rast, por kompleksi I opozitës që sillet sikur dikush e persektuon duke e penguar të bëhet patriote, është sa qesharakë për ta, aq dhe favorizues pa arsye për socialistët, të cilët nuk është se kanë objektiv të tyre nacionalizmin. Përkundrazi ata janë pjesa më liberale e shoqërisë.

Një rast I dytë është Erion Veliaj. Kryebashkiaku I cili ka shtruar rrugën për mandatin e dytë, tashmë po përpiqet të sulmohet si “disident” I PS. Ky skenar ka muaj që tirret dhe ilustrohet me çdo gjë të rastit që u del përpara. Për shembull këtë javë u ilustrua me foton e Fatmir Xhafaj, I cili tashmë është vetëm deputet I PS, dhe kishte shkuar në zonën e tij elektorale në Tiranë, ku Veliaj kishte një dëgjesë. E gjtiha kjo u shpall disidencë.

Që ta sqarojmë mirë, kryetari I PD Lulzim Basha, ka thënë pas dorëheqjes së Xhafës (po se dëgjoi njeri) që dorëheqja e Fatmir Xhafës është fitore e tij. Por në PD bën sikur nuk e dëgjuan dhe Berisha dha nja tre versione të tjera, kurse çdo idiot në PD shtoi dhe nga një version, duke e bërë atë “dissident” me Edi Ramën. Pasi e zhdukën versionin e Lulzim Bashës që Xhafaj u shkarkua prej opozitës, dhe e caktuan që e shkarkoi Rama , vet opozitarët caktuan që dhe Erioni ka problem me Ramën meqë u shfaq  bashkë me Xhafaj.

Tani të shkretët demokratë nuk dinë kë të besojnë, Lulzim Bashën që thotë që Fatmir Xhafën e shkarkoi Basha, apo gjithë PD dhe Doktorin që thonë se e shkarkoi Rama, për dhjetra arsye të tjera.

Nga ana tjetër, nuk dinë kë të besojnë, akuzën  që Erion Veliaj është beniamin I Ramës, apo këtë që është disident I Ramës.

Të vizatuarit e socialistëve si një parti me shumë ngjyra, me shumë zëra me shumë individualite dhe debate dhe mbi të gjitha si shumë patriote,  është një vizatim shumë I bukur, por në fakt I gënjeshtërt. Zakonisht gënjeshtart e bukura i thonë ata që duan ti mbrojnë socialistët, por ky është rast ekstrem, që socialistët duan  ti bëjnë të duken të bukur, kundërshtarët e tyre.

Me sa duket kultura monokromatike e PD, ku disidenca është krim, dhe debati I ndaluar, u duket si një armë efikase për ta eksportuar dhe tek kundërshtarët e tyre. Kjo është një përpjekje për të zbukuruar me zor socialistët, për ti bërë ata të duken një parti shumë perëndimore dhe të hapur, çka në të vërtet nuk janë. Por kanë fatin që kanë kundërshtarë idiot, që duan ti bëjnë me zor të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANA ABDI/ Të dashur Sir&Star, përfaqësues të kazanit elitar mediatik
Previous article MIRA KAZHANI/ Sikur të ishin të gjithë mafiozët si ai!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k