• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Perëndimi arriti të izoloj Sali Berishën nga opozita
Home
Politikë

MERO BAZE/ Perëndimi arriti të izoloj Sali Berishën nga opozita

May 25th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze/

Sali Berisha bëri kujdes të mos shfaqej në ekranet e televizioneve që transmetonin direkt protestën e opozitës. Pas paraqitjes së tj të enjte në dark, thirrjet për luftë, kërcënimet se do të zhdukte Edi Ramën dhe marrëzitë e tjera të tij, mbetën e vetmja dhunë e kësaj proteste.

Sali Berisha është sot njeriu më I izoluar, më I humbur dhe më I papërfillur dhe nga njerëzit e vet. Nervozimi I tij ekstrem, shkulma e tij e urrejtjes, që duket sikur kushtëzohet nga pafuqia që I jep koha për tu kthyer dhe një herë sot morën një shuplakë të fort, jo nga shumica, por nga militantët e opozitës, që në të vërtet janë një kor pa tru, që komandohen zyrtarisht nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Ata ja dolën të dëshmojnë sot, se Sali Berisha nuk është një alibi për marrzitë që kanë bërë deri më sot. Në çdo takim me perëndimorë, në çdo bisedë formale apo informale, përfshi dhe djegien e mandateve, ata kanë si justifikim, se nuk kanë çfarë ti bëjnë Sali Berishës.

Ja që paskan çfarë ti bëjnë, ta injorojnë dhe ta lënë të kauis I vetmuar.

Ky është një sinjal I fort, që paralajmërimet e SHBA dhe Bashkimit Evropian kundër Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit kanë funksionuar.

Heqja e vizave për Sali Berishën dhe Petrit Vasilin si një paralajmërim për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin kanë funksionuar.

Thirrja e Ambasadës së SHBA pak orë para protestës, se njerëzit që hedhin Molotov dhe gurë duhet të arrestohen, ka funksionuar.

Thurrja e Bashkimit Evropian që dhuna nuk do të shpërblehet, ka funksionuar.

Thirrja e OSBE dhe paralajmërimi me gjuhë të ashpër për sulmin ndaj ambasadorit të tyre, ka funksionuar.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dëshmuan se nuk kanë ndërmend të shkojnë për dhjamë qeni, për tekat e Sali Berishës.

Tani merni krahasoni deklaratat e Sali Berishës ditën e enjte, dhe paralajmërimet e tij për dhunë, I bindur se demokratët dëgjojnë atë, dhe shikoni protestën e sotme. Protesta e sotme, është tërësisht qytetare tërësisht e organizuar dhe kontrolluar, çka tregon se deri më sot, ajo ka qenë qëllimisht e dhunëshme.

Dhe ajo që ka funksionuar është vetëm paralajmërimi për ndëshkim dhe izolim nga Perëndimi, ndaj drejtuesve të opozitës.

Në shenjë paqe me ta, për herë të parë sot, pati dhe flamujë të SHBA e BE, në protest. Ishin zhdukur në gjithë protestat e fundit. Për të fundit herë, ishin shfaqur në javën e parë të protestave tek “Astiri”, por pastaj dhe aty u hoqën dhe u zëvendësuan me jelekët e verdhë të djalit Fariut.

Por mesazhi më I rëndësishëm nuk është paqja me Perëndimin e liderëve të opozitës, pasi më shumë se sa paqe, ajo është reflektim për rrugën pa krye, ku po çonin opozitën. Mesazhi më I rëndësishëm, është se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, mund tia dalin të komandojnë dhunën, dhe mos ta lënë si attribute të Sali Berishës. Jo se deri më sot e ka pas bërë Sali Berisha, por këta të dy e kishin atë si alibi, për çdo marrëzi që bënin. Tani kujdes se u provua që Berishën nuk e dëgjojnë më as militantët e vet. Dhe kjo është një përgjegjësi më shumë për Bashën dhe një alibi më pak për të. Sot Basha provoi se kur e shikon që Perëndimi e ka seriozisht, ai shet dhe Berishën. Monika e ka më të lehtë se bën sikur shet Tit Vasilin. Nuk është pak si fillim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Kalifati i fashizmit oriental kaq është!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Dikur i detyronin, tani duan t’i pengojnë shqiptarët të votojnë…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k