Mero Baze/
Kryeministri Edi Rama ka tërhequr pas vetes shumicën e zhurmuesve të shtypit shqiptar në një betejë që po e argëton dhe po I shërben për të ndarë opinion pro dhe kundër kritikëve të tij, lidhur me të pavërtetat dhe shpifjet që qarkullojnë në shtypin shqiptar.
Fushata e cila duket se është e programuar me shumë vetdije prej tij, për të ngulitur në opinionin publik, identifikimin e kundërshtarëve dhe kritikëve të tij me shpifjen, po identifikon ndërkohë dhe disa probleme reale të shtypit shqiptar.
Problemi I parë që identifkon kjo fushatë politike, është balanca e shtypit kritik në raport me qeverinë. Nëse shikon debatet politike dhe sjelljen e portaleve ndaj qëndrimti të Edi Ramës, duket se shumcia e shtypit shqiptar ka qëndrim kritik me qeverinë dhe është e pozicionuar edhe politikisht kundër tij. Gazetarët më të njohur të debateve televizive kanë komente dhe opinione agresive, deri fyese për të, çka është një tregues I dimensionit të lirisë së shtypit që ka prodhuar qeveria e tij. Krahasuar me Berishën ky është një raport tërësisht I përmbysur. Në vitin 2010 pra në vitin e dytë të mandait të dytë të tij, Berisha thuajse kishte gjithë shtypin nën kontroll dhe pro tij, dhe ndonjë zë kritik kundër tij jo vetëm persekutohej fianciarishtë poltikisht dhe fizikisht, por Berisha kishte dhe solidaritetin e shtypit tjetër pro tij. Në këtë pikë Edi Rama po përdor betejën me shtypin, për të treguar dimensionin e lirisë së shtypit në Shqipëri. Këta që sot janë të egër kundër Edi Ramës deri në debate personale, në kohën e Berishës ëndrrën më të madhe kishin ti ftonte Berisha në prtijen e vitit ë ri. Dhe kjo është diferenca mes dy kohëve. Është një kohë e mirë për shtypin dhe raportet e politikës me të. Është kohë e mirë pasi kryeministri shkon në studjot e “armiqëve” dhe përballet me ta duke I ngritur ata në lartësinë e vet, ndërsa Berisha maksimumi të dërgonte badigardin të digjte makinën apo redaksinë apo dikë që të të rrihte. Se për debat nuk të dërgonte as Aldo Bumçin. Biles të njëtët gazetarë që bëjnë të fortin me Ramën, e lënë Berishën ende në studjot e tyre të masakrojë gazetarët, pa I bërë lajme më pas në portale. Rasti I fundit kur ai linçoi publikisht Artan Hoxhën në studjon e Eni Vasilit dhe ajo gati sa nuk nxirrte nga studjoja gazetarin, është kontrasti I qartë mes asaj se si gazetarët sot sillen ndaj një dhunuesi dhe se si si sillen ndaj një kryeministri që I tërheq në betejë për debat. Dhe mos më thoni që është trimëri e gazetarëve. Është një deminsion lirie që vjen prej pushtetit. Berisha I ka rrahur që kulish dhe I rrijnë urtë. Trimërinë e tyre e kemi parë të gjithë dhe për fat, është e dokumentuar.
Problemi I dytë që ka identifikuar fushata e Edi Ramës me shtypin, është informaliteti I shtypit onlinë, dhe ngatërresa e qëllimshme e atyre që quhen blogje personale, me ato onlinë. Detyrimi për të rregjistruar portalet që kryejnë veprimtari gazetareske është detyrim ligjor I parealizuar nga qeveria. Ky është një fenomen që prish tregun e shtypit, pasi ne që jemi të rregjistruar, që paguajmë taksa dhe sigurime shoqërore për gazetarët, konkurojmë me një treg informal, që paguhet nga pare të zeza, duke mbajtur në punë dhe gazetarë pa asnjë të ardhur publike. Kjo tregon se mafia apo paret e zeza, më shumë se sa në ndërtim, po pastrohen në portale, dhe shembujtë janë shume evdent. Shikoni një portal që ka tre deri 10 gazetarë dhe nuk ka asnjë reklamë, asnjë adresë dhe asnjë pronarë publikë dhe ma shpjegoni kush e paguan. Gazeta ime apo dhjetra të tjera e kanë të lexueshme bilancin në QKB. Mund tu llogarisësh shitjet, apo reklamat, pagat e punonjësve, taksat dhe shpenzimet dhe të kuptosh nga vijnë lekët. Tek dhjetra portale anonime me shumë gazetarë dhe pa asnjë NIPT, përveç pareve të zeza nuk ka asnjë shpjegim. Dhe kur këto pare të zeza i mbron opozita është dhe më e shëmtuar, pasi del që ajo vet financohet nga paret e zeza, që I përcjell pastaj në shtypin që ka prodhuar për propagandë.
Problemi I tretë ka të bëj me kohën. Edi Rama e ka nisur fushatën provokative që e quan “paketë antishpifje” në një kohë të ndryshme, nga koha kur perëndimi ka qenë i ndjeshëm, ndaj kontrollit kundër atyre që quhen shpifje.
Sot klima e botës perëndimore dhe shqetësimi I saj kryesorë është pikërisht beteja kundër lajmeve të rreme. Ndaj dhe nuk është kohë e mirë të bësh betejë morale kundër kufizimeve për lajme të rreme. Dhe Edi Rama e di këtë. Ai nuk ka për të bërë ndryshime në Kodin Penal as në atë Civil, jo vetëm pse nuk I ka votat, por se në fakt e ka kuadrin ligjor për shpifjen. Ai thjeshtë po forcon një fushatë politike kundër shpifjeve dhe po mbush dollapet e gjyakatave me dosje kundër shpifjeve, për të pasur një statistikë në betejën e tij. Dhe e gjithë kjo nuk ka rëndësi shumë se sa humbës do ketë nga kjo betejë prej radhëve të shtypit. Edi Rama llogaritë të fitoj trofen e viktimës përball shifjeve dhe këtë ja siguron kjo fushatë. Natyrisht me ndihmën e pakursyer të marrëzive dhe histerisë së kundërshtarëve dhe armiqëve të tij.
Leave a Reply